Eshte maj... Dhe une zgjohem ne Hotel Eminent, ne qender te qytetit me te dashur per mua, fale qetesise e pastertise qe mbart, historise e kultures, gjuhes, e me femrat e bukura modele e djemt krajla - Podgorica. Por nuk kam ardhe per ata, per asnje e nga ata; kam ardhe vetem per njeren prej tyre; per Danjellen, klienten time me te re sepse sot kemi nje sezon photoshoot-ing per website-in e saj qe po zhvilloj vetem e ne menyre komplet personale.
A jam une nje fotograf profesional, apo te pakten djali i duhur per te fotografuar bukurine e hiret e saj taman si c'duhet? Se di, ndoshta jo. Por e di se do realizoj gjithcka sot. Thjesht, gjithcka!
Duke pire nje kafe te qete vetem, poshte ne holl, e duke degjuar nje muzike relaksuese chillout, me shkruan Daniella. Ajo e di tashme se kam ardhe ne qytetin e saj, sepse mbremjen e meparshme kaluam gati gjithe naten me SMS duke u pergatite per takimin tona sa profesional, aq edhe miqesor. "Miremengjes Erik", me shkruan. "Je zgjuar akoma?" Pothuajse nuk kisha fjete aspak, duke menduar per takimin tone te sotem qe edhe pse me shume deshire, vertete, isha disi i papergatitur. "Kam zbrite poshte e po shijoj diellin me nje kafe e me muzike", i pergjigjem me sms. "Ashtu qendro", reagon ajo shpejt. "Nuk vonoj te vij te te marr".
Dhe nuk vonon aspak, kur shoh nje makine BMW te bardhe tek ndalon shume ngadale ne parkingun e hotelit dhe para se ta shihja, e ndieva se eshte ajo. Dhe kur zbriti... O Zot, kamera eshte nje genjeshtare e madhe kur behet fjale per bukurine e saj. E gjate dy metra dhe me floket e zeza te shtrira gjate shpines, syze dielli te medha ngjyre te zeze, pallto e zeze e gjate deri ne fund te kembeve dhe nishani i zi, afer gjoksit te bardhe te fryre te bukur. Mendoj te ngrihem ne kembe ti bej me shenje apo me ze ti tregoj ku jam, por pa mbaruar mendimet - ajo me ka pare. Buzeqesh, me ben lehte me dore e niset avash drejt meje. Dhe une, une vetem dua te shkrihem nga cfare kam para syve tashme afer meje.
- Welcome to Podgoricaaaa! - me thote sa afrohet tek une, dhe tretet duke u shkrire ne buzeqeshje. Ngrihem ne kembe, i hap krahet e perqafohemi ngrohte. Largoj pak karrigen qe te ulet, dhe nderkohe qe ze vend me kujton se kemi shume per te bere, me shume se koha ne dispozicion e dites.
- E ke marre kameran? me pyet. - Nuk do i bejme fotot me celular, apo jo?,
dhe buzeqesh fort serish e une dua vetem te shtrihem aty duke i thirre fort emrit te saj.
- Sigurisht qe po, kam marre gjithcka na duhet., i pergjigjem, edhe pse mendjen e kam shume larg e gati as qe di per cilen kamera e ka fjalen.
- Ku do i bejme foto?
- Shkojme tek shtepia ime? me thote. Makinen e kam te lire, dhe shtepine po ashtu., - vazhdon pergjigjen, bashke me buzeqeshjen qe si iken nga fytyra asnje sekonde, aq sa me hyn ne shpirt.
Nuk dua te pi me kafe. Nuk dua te pi asgje ne fakt. Dua te le gjithcka kam aty, e te ik per ne shtepine e saj. Me te! E te mos gjejme askend tjeter atje. Paketoj canten, laptopin ku kam edhe projektin ne punim, bluzen rezerve e parfumin - dhe hyp ne makinen e saj te mbushur me arome te embel te fresket.
- Cfare muzike te pelqen? - me pyet tek me shikon me bisht te syrit se e ka vene re qe jam fiksuar ne te e do ta tresi pak tensionin. - Nuk njoh shume kengetare, i them. Sasa Kovacevic?! - Oh, kam disa kenge te tij, me pergjigjet, dhe vendos ne sfond nje CD me kenge ritmike e ne play Temperatura, ate qe u be hiti jone qe nga ajo dite.
Nuk vonojme shume per ne shtepine e saj, rruga nuk eshte e gjate e mua gjithcka me duket se kalon shpejt; nuk ngopem aspak duke i shijuar bukurine e syve e flokeve te saj, bashke me aromen qe s'arrij tia njoh dot parfumin - se kam degjuar kurre. Zbresim bashke pasi parkojme e ngjitemi ne kat te dyte, tek dhoma ndenjes. Pergatit dy gota me leng dardhe, e afrohet afer meje. - Shpresoj te te pelqeje edhe ty, me thote. Une kete pije preferoj, - dhe e vendos goten ne buze.
- Gezuar!
- Vajze e keqe, i them me shaka, - nuk ke pije te tjera ne shtepi, apo jo?
Ajo qesh!
- Ne fakt jo, por mos u sill si profesionist, as ti se ke marre aparatin...
Fillojme te qeshim te dy, komplet te lirshem ndaj njeri-tjetrit, sikur u njohem tashme. Jemi afer, gati ngjitur, ne kembe, ne mes te dhomes se saj te ndenjes. Nuk po levizim me asnjeri.
- Une nuk kam ardhe te te fotografoj me aparat, - i them duke e pare nderkohe qe ajo ndalon te qeshuren...
- Pooor...? me pyet, me vetullat e holla qe i ngrin lart. Sepse do nje pergjigje.
E une e kam pergjigjen gati, ne maje te gjuhes e neper buze, ashtu si edhe deshiren per te. E ul goten avash mbi tavolinen e xhamit, e i liroj te dyja duart qe kane filluar te me ftohen nga emocioni qe kam para dives malazeze. Ajo nuk leviz aspak, por pak me buzeqeshje ne fytyre pret me kureshtje levizjen time; e qe nuk e zgjas shume, por afrohem e e puth ne buze. E puth pak, pastaj me shume, derisa i gjej gjuhen me gjuhen time e tashme jam brenda saj komplet. I vendos ne bel njeren dore, e me doren tjeter pergjate shpines i rrethoj qafen e filloj ta terheq me shume afer vetes, duke e shtrenguar, duke mos e lene te iki edhe po te doje... E ajo spo kupton me asgje, po humbasim bashke ne puthjen tone te pare. Shtrengohet me shume pas meje, po kerkon te jemi me afer, disi me pergjigjet por disi edhe frike ka derisa... Bam!!! Gota e saj qe bie pertoke, e thyhet ne nje milion grimca...