Rreth asaj...

Rreth asaj...

Eshte dicka e vogel ne te.
E vogel si ajo.
Por dhe e embel, e bukur, e forte; e dashur e cmendur e plot pasion.
Si ajo!
Eshte dashuria per te...

E keshtu qe e njoha. Pa e prite, me zuri te papergatitur. Erdhi nga asgjeja, ose nga qielli, se di nga erdhi, por me gjeti te zhveshur dhe kaq te vullnetshem per te rene ne buzet e saja e per tu bere i saji. Erdhi me pushtoi jo vetem vizionin, jo vetem buzen, por mendjen e shpirtin; i beri te sajat mendimet e mia, te gjitha punojne vec per te e shpirti me fryhet gati te me dale nga kraherori kur sheh ate, kur ndien ate - princeshen e tij.

Ishte magjik takimi i pare... Ishte erresire e forte, e s'kisha nevoje per dritat e zbehta te lokaleve qe te me ndihmonin te shoh rrezatimin e sinqeritetin e fytyres se saj prej nje engjelli. Cfare suprize. Cfare befasimi! Fotot genjejne per te, ajo eshte nje modele, nje misherim i perfeksionit qe koncepton imagjinata ime.

Ishte magjik edhe takimi i dyte... Nuk ishte akoma erresire e forte, e ajo vec dukej me e bukur e me e embel se nje nate me pare. Kafeja e pare se bashku, biseda e pare duke treguar shijet e pikepamjet tona filloi te me rrembeje qe nga zemra e deri ne buzet qe i dhane puthjen e pare, ate qe beri edhe puthjen me te sinqerte dhene ndonjehere...

Por ishte me shume magjik takimi i trete... Diten qe mu desh t'ua beja pushim punetoreve se ajo erdhe e me pushtoi gjithcka; zyren, buzen, shpirtin e cka kam, ndersa duart e mia leviznin siper trupit te saj, pa frike se dikush po na pergjon teksa zbuloja persosmerine e asaj gjeje te vogel cka sot e quaj timen.

Sepse eshte dicka e e vogel ne te.
E vogel si ajo.
Se ajo eshte dicka e vogel.
Aq e vogel sa zemra ime e e vogel sa syte e mi e e vogel sa krejt vlera e jetes sime per mua.
Aq e vogel sa sdua ti heq as shtoj asgje tjeter, asnje tipar ne bukurine e saj a cilesi ne karakteirn e saj, ne si flet a sillet, ne si ecen a reagon, ne si mendon, ne si me pergjigjet, si flet, si ben foto, ne si me prek duart, ne si me perqafon e me puth buzen.

Se ajo eshte dicka e vogel.
E vogel, sa dicka qe quhet dashuri.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.