Ndoshta duhet te filloj te punoj freelance, po mendoj. Tashme jam ne gjendje te bej shume gjera, pse te mos i gjej vete klientet e mi e ti bej vete kontratat e mia? Kam eksperiece te mire dhe shume njohuri, e, pse te mos e sfidoj vetveten ne nje hap me lart? E ashtu do bej; pas nje bisede vertete konstruktive me shokun tim qe kemi udhetuar bashke per kaq kohe ne rrugen e "web development", vendos ta provoj; vendos te provoj tregun si i pavarur dhe per kete me duhen disa kliente me te cilet te promovohem duke treguar aftesite e mia...
Dhe... ajo quhet Daniella, dhe eshte nga kryeqyteti Malit te Zi. E kam prej disa kohesh ne Facebook por nuk njihemi, vetem qendrojme aty ne listat e miqve te njeri-tjetrit, qetesisht dhe pa u ngacmuar; madje sjam i sigurte as nese ajo me ka vene re - se une e kam bere. Ajo eshte shume e bukur dhe shume popullore dhe, eshte modele. Duhet shume pune, shume stil e shume delikatese per te ndertuar nje website promocionale per nje modele globalisht te njohur; ku pervec pjeses teknike; pjesa vizuale duhet te jete shume dekorative dhe e sofistikuar. Por e dua kete kliente dhe kete projekt, e dua kete sfide dhe e di se do ja dal, nese e kap mundesine.
I shkruaj nje mesazh privat ne Facebook, aty ku e mbaj ne koneksion si e vetmja menyre komunikimi, dhe i them te verteten, se jam nje freelancer dhe se dua ti ndertoj nje website me ane te se ciles do promovohemi te dy. Ajo e pelqen idene si dhurate dhe si ide bashkepunimi, dhe buzeqesh (ne mendjen time) e me falenderon duke me thene se do e bisedojme me gjate ne darke sepse tashme vecse eshte kthyer nga nje udhetim pune i saji ne Dubai. Pra jane vec disa ore, e vec pas disa reve kjo vajze kaq e thjeshte e bukur, kaq e embel dhe kaq e suksesshme - do nise "rrugetimin" e saj ne te qenit klientja ime e pare private ne ate qe do behet karriera dhe jeta ime. Me kete ide e mendime, i kaloj oret e pritjes derisa ajo kthehet dhe me shkruan ne Facebook serish ku me kerkoi te bisedojme ne Skype, live.
Por kete mbremje... ishte nje dite e ngarkuar ne zyre dhe duhet te rri, se di, ndoshta deri ne mengjes ne te zbardhur... Vone gati ne mesnate, rreth ores 11, ajo vjen e me therret me video sic e patem lene me perpara, dhe me gjen duke u lute te mos vije pikerisht sonte, aq i lodhur i rraskapitur jam. Por ajo nuk i degjon lutjet e mia... Nuk eshte e gatshme akoma te me degjoje lutjet...
- Mirembrema Erik! Me degjon akoma?
... e fillon ajo biseden direkt nderkohe qe une vetem po e shoh sa kamera ime nuk eshte hape akoma. Ndoshta mi ka degjuar lutjet, ndaj edhe erdhi - erdhi te me beje video-thirrje ne Skype e te me shliroje nga stresi i kesaj dite, e te me freskoje me bukurine e saj rrezatuese e me zerin melodioz, aq shume sa spo e kuptoj nese me ka marre gjumi siper tastieres mbi tavolinen e zyres e po shoh nje enderr, apo po flas vertete me klienten time me te re, dhe me te bukur sigurisht...
- Mirembrema Ella! Te degjoj si te jesh ketu me mua...
... ah sikur te jete. Floket e zeza te shtrira e syte e medhenj te zinje qe qeshin e shkrihen ne embelsi, po ma marrin mendjen e po mi japin deshirat. Por nuk dua te shperqendrohem, dua te jem sa me korrekt dhe prefesional, edhe pse kushtet nuk jane aspak te pershtatshme jo vetem per shkak te ores se vone, por per shkak te bukurise saj, me buzet qe i fryn here pas here si qellimisht, e poshtra, sikur po me korrupton...
- Si je?, - e vazhdoj une biseden. - Si te shkoi udhetimi? Pashe ca foto te tuat ne Facebook, gjithcka shkoi mire dhe u kenaqe, apo jo?
Ca foto? Sdi te kem lene foto pa pare, por po perpiqem te jem i kendshem se ne fakt nuk e di nese po me intereson aq shume udhetimi i saj, apo thjeshte po dua ti bej pershtypje asaj sic po e ben ajo me mua, ndoshta jashte qellimeve te saj...
- Oh, ne fakt u lodha kaq shume por u kenaqa vertete, reagon ajo. Isha ne anen tjeter te botes: njerez e vende te reja, por edhe kulture e stil i ri... Nje eksperience e mrekullueshme.
Ajo eshte kaq miqesore ne menyren si bisedon, e ne po ndihemi kaq mire bashke, sikur njihemi prej vitesh. Po flasim lirshem, e nderkohe qe ajo me tregon eksperiencat e saja atje, e nderpres dhe e pyes:
- Do me tregosh ca foto qe ke bere atje?
- Kam disa qe i kam postuar ne Facebook; ato jane, qe i ke pare. I ke pare apo jo? - me pyet pa aspak djallezi, sikur me kapi gafil.
Sigurisht qe i kisha pare, ne fakt te gjitha. Kam dy jave qe nderkohe qe ajo udheton neper bote, une rri e e ndjek si i deshperuar foto me foto - duke prite te kthehet, e te tentoj ta bej kliente; e e pres me padurim kete bisede.
- I kam pare, mendoj... Por pse sme tregon dicka me shume, se di, ndoshta disa foto me shoqet qe keni udhetuar, tek pishinat a diku atje...
- Epo, kemi qene vetem une me menaxherin - me pergjigjet, - Nuk ka shoqe. I sigurte se do ti shohesh?
- Nese ti je e sigurte te mi tregosh, pse te mos i shoh une? Ca mund kete aty qe une mund te mos e kem pare ndonjehere?
Ajo buzeqesh pak, e kupton shume mire per ca e kam fjalen edhe pse se preferon shume si shaka.
- Kam disa foto ne dhomen tjeter. Po shkoj ti marr...
Ajo ngrihet dhe niset per tek dhoma e saj tjeter, te cilen e ka perballe kompjuterit e une e ndjek me vemendje nga prapa tek hell hapat me kaq delikatese e sensualitet si ne nje pasarele. Nuk vonon shume per tu kthyer me kameran e saj personale, e kthehet me shpine nga kamera laptopit qe une ti shoh te gjitha me mire, e nderkohe une i shoh edhe shpinen gati krejt te zbuluar e floket e gjata qe valezojne plot shkelqim permbi, deri ne fund te shpines...
- Duken mire ne kamera, po arrin ti shohesh te gjitha?
- Po, shume mire, - i pergjigjem shkurt. Dhe ti je kaq e bukur Ella, dhe ke nje trup perfekt! - i them me qetesi ne komplimentin e fundit pasi kam pare rreth 50 foto te saj.
- Jam modele apo jo? Modelet keshtu jane... Me pergjigjet ajo me te qeshur sikur bukuria e saj te mos jete asgje, edhe pse mua nderkohe po me cmend.
- Ndoshta duhet te takohemi, i them. Kjo do na ndihmonte...
- Per nje website?! - me pyet me habi. - E si mund na ndihmoje?
- Mbase te bejme ca foto te posacme qe tia bashkojme stilimit, i them me bindje profesionisti, pak edhe nga deshira e sdi mira ca flas. Mund te krijojme nje produkt vertete special dhe personal per ty e stilin tend.
- Me pelqen si ide, - pergjigjet ajo e kenaqur. - Produkt?! Gjithsesi, do shoh axhenden time dhe te njoftoj vete. Kam shuuume pune kete jave, plus studimet...
Me kete "marreveshje" te fundit, pasi permendem sa e kendshme ishte biseda e sa mire kaluam, e mbyllim komunikimin per kete nate. Ajo se di cfare ben, por une e mbyll zyren menjehere e u nisem per ne shtepi, pas mesnate. Eshte erresire, nate e zeze vone, dhe une e bej rrugen duke ideuar projektin me te ri, dhe si te sigurohem qe ta realizoj takimin qe duket se per shpejt me pret.