Sepse u takuam ne kushte e kohe te papershtatshme, dhe sepse lidhja jone smund te kishte asgje me shume se nje nate dashurie dhe as nuk mund te vazhdonte pertej asaj nate... E kjo ndodhi 7 vite me pare, kur isha akoma vetem nje student, pa mundesi te tjera pervecse te cmendesha pas vajzave te bukura, te gjata, qe ecin prekin e puthin bukur.
Ajo quhet Natalia, e thirrej Lara. Lara njihej ne profesionin e saj, si me e kerkuara, si me e bukura, si me e embla. Per shtate vite, qe naten e pare te takimit tone e cila qe dhe e fundit, nuk degjova me prej saj; nuk e dita kurre nga shkoi, kush e mori, apo ku fjeti... Deri kete fundjave, kur dikush, me emrin e saj e fotot e saja, me komentoi ne nje foton time te sapopublikuar ne Facebook; "Shihemi neser".
Oh Zot, mendova. Lara?! Iu pergjigja direkt, ne mesazh privat duke e pyet ngaqe asgje spo kishte shume kuptim. E pyeta anglisht se keshtu flisnim gjithmone...
- Lara? Ti je vertete?
- Mendoj se po Erik, por me thuaj ku je dhe do vij direkt atje.
- Do vish? Oh, hahaha, ne Velipoje ku une po ik me familjen?
- Po Erik, mos u habit se do shihemi atje...
Spo me besohej asgje... Une po pergatitesha vertete, po behesha gati te ik me familjen ne plazh per fundjave e keto mesazhe me turbulluan komplet. Ne u nisem pasdite, te gjithe bashke, por syte e mendja ime qendruan ne celular, duke prite per ate te behej e gjalle serish. Dikush po luan, mendoja. Por si mund te luaje dikush?! Kush e njohu ate, kush e dinte per naten tone bashke? Askush!
Mberrijme ne Velipoje pasdite... Pasi u sistemuam tek hoteli qe morem, beme pak plazh, por une jo; une preferoj hijen poshte cadres e freskun e lehte, peisazhin, e vajzat e bukura qe vijne atje nga shkodra e perreth shkodres, deri ne Kosove - i preferoj me shume se ujin e reren... E nderkohe, po qendroja me celularin ne dore, tek Natalias, duke freskuar profilin e saj e duke prite te shoh nje status update a nje check-in, por asgje...
Vone ne mbremje aty nga mesnata, duke u kthyer per tek dhoma jone, shoh nje foto te re te saj para pasqyres dhe shenimin poshte ku shkruante, ne dialektin shkodran madje; "Pershnetje Shkoder", - nga Hotel Bora Bora... I shkruaj nje mesazh privat ne Facebook, e pyes "Me pret ti apo te pres une?", dhe ajo me pergjigjet menjehere, "Ti, perballe hotelit tim". Duket se kishte qene me celular ne dore, me siguri me ndonje tjeter foto gjysem tr zhveshur, sic pozon ajo. Nuk e kisha larg hotelin e saj, e shkoj qendroj ne barin perballe, aty ku ajo me kerkoi pikerisht qe ta shijoja pamjen teksa ajo vinte. Nuk marr pije, vetem nje shishe uji - nuk doja te pi asgje pa te. Por uje te ftohte doja, me kishin mbushe emocionet teksa prisja qe ajo te dali e te zbresi ashtu si ne foto, me floket korb te zeza qe i prekin belin e me gjysmen e trupit te zbuluar.
E shoh te zbresi e te eci avash, me kembet e gjata e buzeqeshjen e saj vetebesuese qe si ka ike aspak, qe prej kaq viteve. Ne fillim u shqetesova se mbase sdo me njohi - por sigurisht qe do e beje, jemi vetem une e kamarieri, e ai mban uniforme. Pastaj ajo me ka pelqyer edhe fotot ne Facebook, si une asaj, nga edhe po e njoh direkt. Ajo, pa mi ndare syte, sillet pas meje per te marre dy gota vere Sonoma County dhe afrohet avash tek une qe po rri me fytyre nga dera e me sy ne qiellin e erret duke menduar rreth kesaj mbremje; e ajo nga pas shpines time, me vendos doren ne sup, e me pyet ne gjuhen e saj, serbe:
- Da li ste Erik?! qe do te thote, ne habi, "Vertete je ti Erik?"
- What do you think, i pergjigjem ne anglisht. Cfare mendon ti?
- Ne znam! - me thote serbisht se nuk e di. Dhe shton:
- But I'll find it out [por do ta zbuloj]... tani ne anglish.
Me shtrin doren me goten e veres si per mos te me lene te leviz, duke me ferkuar shpinen, e ulet afer meje, perballe, pasi me puth ne faqe, e me thote:
- Erik, ti mban mjeker tashme, une ste mbaj mend keshtu... Dhe buzeqesh pak e lepin pak buzet...
- Kurse ti mban arome te mire e une e mbaj mend... Dhe lepij edhe une buzet duke buzeqesh pak.
- Por ti nuk mban lente, une te shoh syte edhe shpirtin ty!
...me thote me buzeqeshje duke me pare thelle ne sy, dhe, e lumtur. Une spo e kuptoja dot:
- Oh, ti dhe embelsia jote ne goje e ne fjale... reagoj me te qeshur e me ngacmim, per ta bere te flasi me shume.
- Ne goje e ne fjale qe sja kam thene askujt tjeter kurre Erik... dhe zvogelon pak syte, me vendos duart mbi kofshe, dhe me afrohet aq afer sa i ndiej frymemarrjen mbi buzet e mia e mbi gushe...
- Me fjale si "me duhet te iki"? - e pyes serish me ngacmim, duke kujtuar te nesermen e nates tone kur ajo i dha fund gjithckaje pa asnje shpjegim...
- Po Erik... Dhe me fjale si "volim te", me pergjigjet ajo duke me mbylle syte qe po i zgurdulloja nga habia, sepse e di mire cdo te thote ajo fjale. Dhe duke me puthe lehte, shume lehte ne buze, pa tinguj, largohet pak... Largohet pak nga fytyra ime, mi vendos duart ne qafe dhe po pret ta ndjek edhe une... Une "zgjohem" nga puthja e saj, i hap syte pak, dhe e gjej ate te buzeqeshur e me rrezatim ne fytyre...
- A te kujtohemi ne, Erik? - me pyet me kureshtje e embelsi, duke ma bere te pamundur ta genjej tek me ferkon lehte gjoksin pak te zbuluar per shkak te tTube e tek me perpin me sy... E une e kam pergjigjen ne maje te gjuhes:
- Si tani qe te prek serish... dhe ja vendos duar ne bel per ta sjelle me afer...
Ajo me vendos doren tek gusha duke me preke lehte mjekren, dhe per nje moment i kthen syte poshte duke mos pare asgje, e me thote me ze te ulet:
- Shume gjera kane ndodhe me mua, Erik, pervec atyre qe di ti. Cdo dite imja ka sjelle dicka te re, por e vetmja gje qe ska ndryshuar kurre, eshte ajo qe kam ndier per ty.
Une jam pa fjale, vetem po e shikoj me kureshtje e habi, e ajo vazhdon, duke e ngrite koken lart:
- Vetem ty te kam treguar Natalian. Vetem ty te kam treguar kush eshte Lara ne te vertete, dhe besoj se ti e kupton pse kjo zgjati vetem nje nate...
Dua ti them shume gjera, ndoshta ti them se e kuptoj gjithcka, ndoshta ta perqafoj me mall per ca ndodhi me ne, ndoshta ta pyes e te kuptoj ku po shkon ajo a ndoshta ti rrefehem... Mendohem per nje minute duke i pare syte e shkruar, dhe sapo dua te flas dicka, ajo me nderpret serish; ndryshon modelin e saj, sjell serish buzeqeshjen qe e pati mbishkruar me kujtime, e me pyet;
- Te ngjitemi tek dhoma ime e te flasim per gjerat tona? E kam te paguar per sonte...
Oh, Zot... Si mund ti them jo por, si mund ti them po? Mendja ime eshte plot me pyetje e me menyra, e zemra ime po ashtu - me ndjenje e dashuri per dike tjeter...
- Mendoj te shkoj tek dhoma ime, - i them me nje ton miqesor e me shprese te mos me urreje. - Ata te mite mund behen merak...
Ajo distancohet, ftohet, merr nje buzeqeshje te pavertete ne buze ndersa me pyet si me ironi:
- Te tute, ata te Facebook-ut? Flora?!
- Zemer... Kam nevoje per pak kohe...
Qendrojme per pese minuta ashtu, pa nderruar pozicionet, me gotat ne duar qe sapo i kemi filluar....
- Erik! - me thote me ze te larte e me theks te anglishtes, pa i ngrite syte e pa me shikuar.
- Ti e ke pak me larg dhomen, nisu perpara...
Ngrihem me kujdes, ne heshtje, e puth ne faqe dhe sapo i bej me shenje kamariert, ai sheh prej vajzes qe kam ne tavoline e ajo me drejtohet:
- Erik, ti nuk do paguash kurre, asge per mua!
Ketu, gjithcka u be kaq e vertete mes nesh, lidhja jone e kaq viteve mori kuptim... Afrohem avash, i vendos duart ne supet e zbuluara dhe e puth ne koke... Ajo vetem me prek doren, e une dal avash e nisem per tek dhoma ime, pa e kthyer me koken prej saj... Kam frike se do kthehem e sdo e gjej duke me pare.