La falsa Esperanza: Tre dite - nje jete! (s3ep21)

Sa zgjasin fillimet e reja? Aq sa fundet e vjetra? Me shume? Me pak?

Ka qene ca vite me pare, kur mbaja Telenor Montenegro dhe cdo fundjave kisha plot 1000 SMS ne pakete, te cilat i filloja te premten pas mesnate per ti mbaruar deri mengjesin e te shtunes. Telenor mbaj akoma, por ralle bej SMS qekur kam filluar te punoj. Tani e gjithe koha ime eshte para ekranit te kompjuterit ku deri sot kam kompozuar miliona vargje me kode. E duke qene me nje profesion te tille, ku gjithcka zhvidhohet mbi tastiere, kjo me mundeson edhe te jem online ne te gjitha rrejetet sociale njekohesisht - edhe pse ralle kam kohe a vullnet te aktivizohem.

Ne diten e pare, ne nje mbremje akoma pa dale nga zyra, fillova te bisedoj me nje shoqe te re e ti tregoj per nje disfate qe pata ne pune e po ma merrte shpirtin ate dite. Ajo eshte e vogel, eshte e re, eshte akoma studente dhe madje jashte fushes time por aq inteligjente sa bisedonte me mua si nje kolege imja, si nje partnere imja a si nje shoqe dhome qe me njeh mire mua e veshtiresine e stresin qe kam ne pune. Kaluam bashke me mesazhe pasditen, pa i hell me syte nga kompjuteri punes se po behej biseda jone profesioni i ri. E quaj profesion, se fshihen ide te reja pas saj, qe pasi pashe fotot e saja te fundit dhe buzeqeshjen qe mbante ne fytyre e qe me ngjallte deshira, ajo avash po behej nje kuriozitet, nje qellim, nje mision.

"Me jep numrin", me thote, "te te marr pak ne telefon mbase ta heq merzine."
Oh, sigurisht qe dua ta provoj te heq merzine me te. I nis me vrap dy numrat e kontrates qe i mbaj prej vitesh se dua ta le te zgjedhi, dhe me vjen zilja menjehere ne Telekom.

- E si mund te ishte ndryshe?, me thote fjalen e pare, duke nenkuptuar pritshmeri qe une te kisha dy numra.
- Statuset, artikujt, vajzat, i donin dy numra.
- Klientet mbi gjithcka..., reagoj me humor, si per t`u shfajesuar.

Ska dyshim qe eshte ajo e fotove; nje ze kaq i bukur mund te jete vetem i asaj fytyre engjelli qe spo e heqja nga desktopi prej ditesh. Fillojme te flasim, te prezantohemi duke treguar per gjerat qe pelqejme e duke shfletuar perditshmerite tona. Kuptohemi mire, flasim e qeshim lirshem e pa komplikime. Ajo eshte e dashur dhe shume e kuptueshme; flet embel, me ze te embel, me fjale te embla e ide te embla duke me "ngushelluar" per punen e duke me dhene zemer se shume shpejt do jem serish aty lart ku meritoj. Me pelqen te flas me te, ndihem mire dhe i sigurte, ndiej mbeshteje si nga dikush qe me njeh mire dhe me ka shoqeruar ne hapat e mi ne karriere duke degjuar keshillat e saja si duhet te jen hapat e vazhdimesise. Por nuk zgjat shume biseda jone profesionale, sepse tentoj te flirtoj me te vazhdimisht, ti ve ne dukje se jam i terhequr emocionalisht nga zeri dhe biseda e saj por ajo nuk e jep veten aspak - sme le ti bej pershtypje duke ma vene ne dukje se per te jam thjesht nje djale i zakonshem qe rastis te flasi bukur sic eshte edhe ajo nje vajze e zakonshme per nje rrefyes castesh erotike.

- Pse degjohet kaq shume zhurme?, e pyes ne habi. - Nuk je ne shtepi?"
- Jam ne kafe me shoqerine, me pergjigjet.
- Dil pak jashte te lutem, i kerkoj. - Po vij te te takoj me vrap.
- Je afer?!
- Pothuajse ngjit` me ty...

Ajo nuk me refuzon, e as une nuk mendohem aspak; sic jam, dal me shpejtesine e eres e sa hap-e-mbyll syte, jam ne qender, i bie aty tek turizmi. Eshte ftohte, shiu ka pushuar por eshte erresire e forte e madje as rruga nuk shihet vec ndonje makine kalimtare qe hell dritat gjate ktheses - nuk ka as hene. E njoftoj se jam perjashta teksa e pres me celular ne dore e me emocione ne zemer... Nuk vonon te dali; oh Zot, rrezatimi saj ne kete mbremje te ftohte te erret gati me verbon, me ngroh trupin, me jep qetesi e kthjelltesi ne shpirt. Afrohem ngadale prej saj, duke i admiruar floket e gjata e plot volum, trupin e drejte e format perfekte te gjoksit e belit. Ajo eshte nje modele e vertete, nuk eshte vetem nje vajze e vogel e pafajshme por shume sharmante dhe artistike. Xhinset e ngushta, xhupi me push e cizmet e dimrit me pak take si te Emma Hewitt, me bindin se eshte nje performuese ne klipe muzike elektronike. I hap krahet, e perqafoj, e puth ne faqe e e nuhat per ti ndier aromen e mire eksituese te flokeve e trupit. Ndihem kaq afer saj, kaq rehat e i qete, ndihem se kam gjithe jeten qe e ndaj me te, ndihem se me njeh mire, ndihem se skam me te reja per ti treguar se ajo tashme eshte nje mike imja e vjeter - dhe eshte e gjithe merita e saj. Flasim, pyetemi, tregojme, zgjat gjithcka vetem gjysem ore qe madje ngjan me nje gjysem minuti, e ajo duhet te kthehet brenda ku po e presin. Me perqafon, me ben te kuptoj sa mire e rehat qe u ndiem bashke, dhe ndahemi...

E shoh tek largohet e kthehet ne bar, e admiroj, e studioj me kujdes ne si i hell hapat a leviz trupin dhe me pelqen gjithcka; embelsia e saj, bukuria, llastimet... Nxjerr celularin e i bej edhe nje tjeter SMS, e falenderoj per kohen qe me kushtoi dhe zotohem se do bej te pamunduren qe ajo vetem te buzeqeshi gjithmone me mua - po aq bukur e embel sa sonte. Nis te kthehem avash, ne zyre a ne kafe a thjesht diku ku te mund te qetesoj emocionet, por ajo me telefonon per te bere falenderimet e saja. Flasim, qeshim, shkrihemi edhe nje here si nga fillimi, themi se na mori malli, dhe kthehemi e vrapojme per t`u perqafuar edhe nje here, ne te njejtin vend - aty ne mes te rruges, me fort e me ngrohte se heren e pare...

Ne diten e dyte, diku ne mes te shkurtit, afer dy jave qe njihemi; telefonatat tona jane ne cdo ore te dites e bisedat tona me SMS zgjasin deri naten vone. E mendoj shume karakterin e saj plot humor e gjalleri, e deshiroj shume pranine e saj, po mbytem ne fantazi e imagjinata rreth saj e asaj cka ajo eshte - edhe pse ka vetem pak dite qe njihemi. Stili dhe floket voluminoze me kane mbete ne sy e mendje qekur u takuam, ate nate ne mbremje vone, e vec po pres me padurim per nje rast te dyte.

- Pse nuk vjen nga zyra ime, e pyes. - Rrijme pak bashke e njihemi me mire nga afer.
- Po nuk dua te te le pa pune, me thote. - Nuk ka nje opsion tjeter?
- Takohemi poshte pra, i pergjigjem, ti vetem hajde e te gjej aty.

Dal me vrap ne dritare e pres te duket ne rruge tek kalon, dua ta shoh tek hell hapat e ajo te mos e dije per mua; dua ta pergjoj, ta spiunoj, dua ta shoh e te di gjithcka ka te beje me te, pa dijenine e saj. Ajo eshte si nje bote e re per mua, fjalet qe thote e idete e saja, energjia dhe pasioni per te jetuar - oh, nuk ngopem dot. Dua cdo bisede e me shume prej saj, te hy ne mendjen e imagjinaten e saj e te eksploroj universin nepermjet saj.

Ajo vjen ngadale, dhe ndersa me ben telefonate te me tregoje se po me pret poshte, une e kam pare tashme dhe po zbres me vrap, gjysem ne fluturim, per ta gjete aty ne fund te shkalleve tek me pret ne kembe, e bukur, e thjeshte, e qete - si nje pikture klasike vaji e Egon Schlele. Afrohemi, perqafohemi, dhe e ftoj te qendrojme brenda aty ne kafe, ne tavolinen ne cep te hollit qe e kam menduar qe me perpara. Eshte me private ajo tavoline, rrethohet vec nga muri e dy piktura artistesh e zhurmat e ambjentit gati nuk mberrijne aspak.

Rehatohemi aty, afer, shume afer sa i ndiejme frymemarrjet e njeri-tjetrit ne gushe, e flasim, tregojme, rrefejme, gjithcka qe nga dita jone e pare e jetes. Mua me pelqen cdo fjale e saj, e asaj cdo fjale e imja pervec ca gjerave te vogla qe per hir te dashurise ndaj saj - do kthehen ne favorin tone dita dites. Sepse ajo eshte modelja, eshte kukulla, eshte princesha dhe une dua te jem i saji.

Pasi kemi qendruar per gati tre ore atje, se koha kalon shpejt e nuk e veme re ne shoqerine e njeri-tjetrit, vendosim te ngrihemi. Dalim avash perjashta, ajo pak perpara meje e une pas saj duke i admiruar floket e trupin, dhe para se te ndahemi, e ftoj;
- Deshiron te shohesh zyren time?
- Tani?! Do jete per nje here tjeter, - me thote. Sonte eshte edhe vone...

Perqafohemi serish per here te fundit per kete nate, e shtrengoj fort, e mberthej me duar nga qafa e shpina e dua ta ngjis ta shtie brenda vetes te mos e leshoj me kurre; te jete e imja, te jem i saji, aroma e mire e lekures se saj me deperton deri ne shpirt dhe ashtu ne ekstazen e atij momenti intim ndjenjash, i jap puthjen e pare te dashurise; puthjen e pare tonen, ate me te emblen, me te sinqerten, ate te shpirtit...

Ne diten e trete, pak para se te nisem per Itali, i rrefehem sa do me mungoje e sa e veshtire do jete gjithcka pa te...
- Pse nuk po vjen nga une?, e pyes duke i shpjeguar se pas ca ditesh do nisem serish per udhetim. - Hajde me jep edhe nje perqafim te lutem.
- Ku je ti tani?
- Jam ne zyre, i them. - Por ne fakt nuk dal dot perjashta se kam shume pune por ti hajde ketu se edhe jam vetem sot.

Nuk eshte e vertete! E genjeva! Nuk kam aspak pune dhe as nuk jam aspak vetem! Por dua te vije ajo aty, dua te jete ne territorin tim, qe te jete e qete, e mbrojtur, e sigurte dhe e lirshme per te bere gjithka ajo deshiron. Dhe as nuk kam nevoje per plane te tjera se gjithka eshte e thjeshte ne mendjen time artiste tashme; do u kerkoj punetoreve te dalin e te mos kthehen ne zyre pa marre leje, cado projekti kane neper duar.

Ndodh! Ndodh gjithcka menjehere. Ata ikin, dalin ne pushimin e gjate te drekes qe sot per ta do jete me I gjate se kurre. Une rri ne zyre - pa kohe dhe mundesi te pergatis dicka per te ftuaren e sotme por vetem me celular ne dore e ne pritje me ankth kur ajo te jete poshte. Disa SMS gjate rruges, disa thirrje te shkurtera - dhe eshte aty. Eshte poshte ne trotuar. Eshte poshte ne korridor. Eshte ne ashensor e hapet dera.

Cfare pamje! Cfare rrezatimi! Eshte me e bukur se nje nate me pare; me e qeshur se nje nate me pare e me e embel se nje nate me pare. E di mire se ka emocione, ka ndroje e ka turp nga nje djale I ri ne jeten e saj qe duket kaq I prere e I vendosur, por gjithashtu e di mire se ndihet e qete e e sigurte ne shikimin tim qe I merr bukurine e e percjell per ne shpirt.

- Welcome! Mire se erdhe!, - I them e I hap krahet.
- Oh Zot, ktu I sjell t`gjitha vajzat apo jo?, me ngacmon qe ne fillim.
- Ketu vijne shume vajza, I them duke I buzeqeshe, - por ti je definitivisht me e bukura.

. Sepse ashtu eshte vertete; me buzeqeshjen me te embel e shikimin me te pafajshem ne bote qe percjell vec paqe e deshire per te shkuar me shume prej asaj fytyre te nje engjelli. Se kuptoj me veten; gjithmone e mendoj veten nje mashkull te forte qe jepem a dedikohem veshtire, por se`c ka me kete vajze - me bukurine e sinqeritetin e saj, me e me embelsine e zerit qe I del nga shpirti kur flet. Dhe flasim per ca. Flasim per pjesen e dites qe kaluam, flasim per miqesine e re qe ka filluar mes nesh, se sa e bukur e speciale eshte ajo e edhe pse ajo anashkalon ndonjehere e ndihet e papergatitur - une nuk e le, nuk I hap krah per asnje sekonde se dua ta pushtoj, dua ta kem timen qe ne kete moment e mos ta lejoj kurre me te shkoje tek dikush tjeter.

- Cila eshte tavolina jote e punes?, me pyet si per t`u liruar pak nga pushtimi qe po perpiqem ti bej duke I preke floket e fytyren, e duke e perpire me sy aq afer sa e ngroh me temperaturen time.
- Ajo ne cep aty, qe ka ate varesen e vogel. Go take it, and have a seat please. [shko merre, dhe rehatohu]

Nuk e di nese do i pelqeje por ajo eshte stili im; dicka e vogel dhe shume minimale me nje koneksion te thjeshte por domethenes mes nesh... Nuk eshte asgje speciale e di, por ishte rezultati me i mire i pese-minutave qekur me tha se po vjen... Por edhe nuk ka rendesi tani... As kohe per llogaritje a shfajesime... Sepse ajo lirohet nga krahet e mi e niset drejt tryezes time me hap te ngadalte; e nuk nuk mund mendoj dicka tjeter e as ti ndal dot syte pa i vizuar linjat e saja perfekte. Zot, i dua cdo centimeter, qe nga floket me onde e trupi i gjate i drejte me te pasmet e rrumbullaketa e qetesine e ecjes... Shpejtoj para saj, ze karrigen qe eshte e imja e e udheheq te ulet ne preherin tim. Dua vec te kujdesem per te; e marr aty mbi mua, e le te drejtohet tek monitori ku supozohet ti tregoj punen qe bej por ajo ca bej se fundmi, ne te vertete, eshte vetem pasioni e deshira ne fantazi per te... Me duart rreth trupit, ngjitem tek gusha e saj, e nuhat i gjej buzen e fillojme te puthemi pa na u kujtuar se koleget e mi mund te kthehen ne zyre shpejt, apo se ne kemi kaq pak dite qe njihemi. Sepse ne njihemi prej kohesh tashme, njihemi prej shpirtit, njihemi prej deshires per te qene bashke per me shume, e kete e konfirmojme gjate gjithe asaj pasdite, me puthjet me te sinqerta dhene ndonjehere...