Poezi / Festa e Fundvitit

Poezia eshte pasion, emocion, dashuri, pikellim - dhe cdo ndjenje qe eshte njerezore.

Festa e Fundvitit

postuar me 02 Janar

Nen shkelqimin e dritave, qe ndizen prej fundvitit,
Une qendroj i heshtur, ne kete nate vetmuar,
Ti e dashura ime, si personazhi i vitit,
I bashkohesh festes grupit, madje pa me kujtuar.

E qeshura te jehon, nga ketu ndihet e qarte,
E ne zemren time tingellojne, vec ca klithma frike,
Une qendroj i vetem, mes zhurmes njerezve "te marre",
E ti kercen e lumtur atje, ne shkelqim te cdo drite.

Ora po vjen 12, viti i ri eshte ne dere,
E bota ime ndihet e zbrazet, se spo te kam ty,
Ne turme te kerkoj, vec ne deshira te gjej,
Se ti ke humb' ne festa sonte, e une ste shoh me sy.

4 3 2 1, te gjithe brohorisin ne kor,
E zemra ime vajton braktisjen, qe me la pa mendje,
Fishekzjarret digjen ne qiell, zemra ne kraheror,
E ti feston sonte larg meje, ne menyren tende.

Por megjithate, teksa kalendari kthen fleten,
Do ta perballoj dhimbjen, dhe inatin, ne heshtje,
Se dashuria nuk vjen tek-here, ajo eshte per gjithe jeten,
Dhe festa e te nesermes, do jete vecse me e ndritshme.