Luftetar i Dashurise
Ne hijet e hedhura nga perqafimi i padhene,
Ti me lendon cdo dite, se di a e kupton.
E prape ne thellesite ku erresira ka rene,
Gjendet nje shkelqim; dashnia jone rrezaton.
Ne lotet qe rrjedhin si shi i heshtur,
Kerkoj ngushellim, nje ilac per te shuar dhimbjen,
Dhe ne germat e premtimeve tua te dhena pa rreshtur,
Gjej akoma fuqi, ne jete vazhdoj ta mbaj une lidhjen.
Shenjat jane aty ne trup prej ngjarjeve te trishta,
Por une zgjedh ti besoj, dashurise tone qe ska faj,
Sepse mu ne qender te zemrave tone te brishta,
Lidhja jone vazhdon, dhe pse cdo dite me vaj.
Le te fryhen stuhite e te terbohen rrebeshet,
Do kalojme bashke gjithcka, brigjet edhe malet,
Une per ty i mbyll tashme syte edhe veshet,
Per dashurine tone, qe humbjes te mos i falet.

© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka