Njera me fustan te kuq
Eshte njera me fustan te kuq,
me trupin e holle qe pikturohet,
ne shpirtin tim te ma zgjoje endrren.
E shoh te kerceje e te argetohet,
ndonjehere dhe te me afrohet,
si Kupidi te ma shpoje zemren.
Eshte njera me fustan te kuq,
me syte qe i shkelqejne si yje drite,
kur me sheh pa e pase vemendjen.
Vizioni im behet i heshtur,
mbetem si jetim ne pritje,
te buzeqeshi te ma ktheje mendjen.
Eshte njera me fustan te kuq,
qe intelekti i saj me nxit kureshjen,
dhe deshiren per ta afruar.
Ajo qesh si t'm'njohe gjith' jeten,
aq e embel sa e theu heshtjen,
ne zemren time te vetmuar.
Eshte njera me fustan te kuq,
qe e du' afer ta puth ne gushe,
e ti them embel "shoqja ime".
Dhe qe kurre te mos e trishtoj,
por buzet e shpirtin tia mbush',
me puthje pasion, dhe premtime.

© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka