postuar Para shumë kohësh
Nuk me iken dot
Nga cdo plan i jetes, me gjete at'here te zhveshur,
Te ndrojtur te heshtur, vec si nje femije.
Me mendjen trazuar, me ballin te venjtur,
Nga bota i fshehur, dhe pa dashuri.
Sy te fyre nga lotet, mengjeseve te trishta,
Zemer-thyer nga hajdutja, qe me la ne rruge,
Gjume-humbur neteve, me endrra te brishta,
Dhe shume trishtim, te varur ne buze.
Ti solle dicka te re, une e quajta prap' dashni,
Kur m'more ne gji, pasi me the fjale te ngrohta,
Nga une ste merr dot askush teksa te mbaj "ne shtepi",
Jo vec mami jot, por as e gjithe bota.

© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka