postuar Para shumë kohësh
Romance e Ndaluar
Perdite,
zgjohem me aromen e saj ne trup.
Nganjehere me vjen edhe turp si nje djale kaq i urte,
per nje grua i qiti trute.
Kurse asaj i ka rene kaq bute,
kurre me nerva as duke e ngute,
si te duash, ku te duash vec sekretin te na e ruash
se ndryshe me prishet rinia. Edhe pse me pergezon shoqeria
gjithcka sillet nga erresia, aventura, dhe rreziku,
oh sa i embel eshte sekret-miku,
a hoteli, kafja ne cep te rruges sa prej qejfit aq prej tutes,
duke u ike syve te botes here mes gazit e here mes lotesh ne permbushje te dashnise tone,
diten heret naten vone,
dhurate nga Zoti jone...
Me thuaj, Ai, a gabon?

© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka