Supergirl
postuar ne 2021
Kokelartesia jote te eturit i ofendon,
I mbush ziliqaret me mllef e zymtesi,
Por ti ec e kenaqur sikur puset e naftes,
I ke varg nga Irani - deri ne shtepi.
Qetesia jote te zhurshmit i terbon,
I mbush egoistet me inat e xhelozi,
Por ti qesh e kenaqur sikur minierat e arit,
I ke duke u germuar - aty neper shtepi.
Mbase duan te te lene ne harrese,
Me fjale te embla e buzeqeshje rutine,
Mbase dhe shpirtin ta duan perdhe-se,
Por si rera, ti ngrihesh me stuhine.
Mbase duan te te shohin te thyer,
Koken e ulur e syte e zinje pertoke,
Por hapat e tu te vegjel me bindje e besim,
Ti i hell te medhenj, te rende e te forte.