Blog / 10 arsye pse dashuria e vertete eshte ndjesia me e bukur

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Kur dashurojme vertete, ndryshimi nuk eshte thjesht opsion por domosdoshmeri dhe ndodh pa vullnetin tone. Kur dashurojme vertete, shume besime tonat i veme ne pikepyetje dhe shume te tjera i fshijme si te mos kishin egzistuar kurre. Gjithcka papritur zhduket dhe eshte nje bote e re aty qe na pret.

Kur dashurojme vertete, eshte komplet ndryshe nga si e kemi pase menduar. Sigurisht, e kemi pare neper plot filma drame e komedi, ne shkolle e kemi lexuar shume dhe e kemi fole pafund por eshte komplet ndryshe dhe kjo ska te beje me seksin apo ndonje eksperience tjeter intime qe mund provojme ne moshe te hershme me shoket e shoqet tona te ngushta por dashuria eshte rreth asaj ndjenjes qe ndoshta ska as emer, qe shijon si seksi apo edhe me shume madje edhe vec duke e bere ne mendje.

Kur dashurojme vertete, mendja jone hapet dhe behemi persona qe themi vec "po", ndaj cdo eksperience dhe cmendurie - dhe mesojme taman ckuptim ka shprehja "kurre mos thuaj kurre" sepse dashuria na nxjerr nga vetja duke na bere ta shohim jeten nga nje tjeter kendveshtrim dhe kushdo qe provon dasurine e vertete mund te arrije ne 10 perfundimet qe kam arrite vete;

1. Dashuria te ben te ndihesh i pamposhtur

Dashuria na ben te ndihemi sikur mund te bejme gjithcka dhe te mos deshtojme kurre. Papritur gjithcka ne jete duket e bardhe dhe me e gezueshme, sigurisht me e lehte per tu realizuar dhe dashuria na mundeson te bejme gjera qe se kemi dite se mund ti bejme.

2. Dashuria te jep frymezim te pabesushem

Kur jemi te dashuruar, ndihemi te zgjuar dhe te frymezuar; ndihemi ne kapacitetin e duhur per te marre persiper e per te realizuar gjithcka, kudo, kurdo. Dashuria eshte motivim dhe na i ben qendrimet gjithmone optimiste dhe pozitive.

3. Dashuria te jep lumturi

Duket shume klishe por po, kur jemi te dashuruar, jemi te lumtur ne cdo moment, gjithcka qe bejme na duket e bukur dhe kushdo na kundershton e ka gabim dhe ne presim me padurim te dalim ne maje te botes e te bertasim fort.

4. Dashuria te jep shprese dhe romance

Kur biem ne dashuri behemi romantike, shpresojme dhe besojme fort se atje eshte gjithmone nje person perfekt qe na pret ne cdo ore dhe i pelqen gjithcka e jona.

5. Dashuria te largon friken

Dashuria na ben te mos kemi kurre frike, ndonjehere as droje, ndonjehere as limite. Gjerat qe kemi pase frike e tabu, nuk jane me ashtu pasi biem ne dashuri. E dijme gjithmone se kemi nje trajner ne cep te fushes qe na ndihmon me ckado kemi nevoje; ndihemi gjithmone te mbrojtur dhe kaq te lumtur.

6. Dashuria te nxjerr versionin me te mire

Kur dashurohemi, gjejme versionet tona me te mira, jemi te qeshur, te dashur dhe me te kendshem me kedo, e jemi gjithmone falenderues ndaj Zotit, natyres, njerezve, ndaj atyre qe besojme ne ta per dicka qe nuk e dijme taman si e ka as emrin.

7. Dashuria te pasuron

Kur dashurohemi, papritur xhepi duket se te mbushet plot dhe nuk shqetesohemi me per shpenzime financiare apo materiale dhe ndihemi te bekuar; ndihemi te pasur ne nje tjeter menyre qe ka realisht rendesi, jo me para.

8. Dashuria te ben konfuz

Dashuria na ben konfuz ne gjithcka kemi menduar me pare - na shkund besimet dhe na ben te rimendojme edhe nje here, githcka. Eshte si nje pazell, na habit pse shqetesohemi kaq shume per dike qe ka ardhe vone ne jeten tende. Dashuria na jep edhe nje deshire te zjarrje ne te munguarit e dikujt qe sefundmi ka ardhe ne jeten tone nga asgjeja.

9. Dashuria te fshin egoizmin

Dashuria na ben edhe pak te marre - literalisht, na inkuraon te bejme gjera qe sjemi mesuar ti bejme e as ti kemi menduar. Dashuria na ben altruist ne nje menyre qe se kemi kuptuar qe egziston dhe papritur e gjejme veten duke menduar per nevojat e partnerit me shume se per ato personale.

10. Dashuria te ben besimtar

Dashuria na jep edhe shprese. Dashuria na ben te besojme ne lumturi dhe ne jetegjatesi. Kur se kemi gjete akoma, pyesim gjithmone veten a do e takojme ndonjehere shpirtin tone binjak por dashuria na bind qe e kemi gjete dhe kur ndodh, eshte e mrekullueshme.