10 sekrete, per nje marredhenie te suksesshme
Para shumë kohësh

Pse duket sikur disa njerez bejne gjithçka qe duan permes romantizmit dhe intimitetit, ndersa te tjeret nuk mund te marrin as ate qe duket se e meritojne?
Te jesh seksualisht i suksesshem nuk do te thote te jesh i paraqitshem, nuk ka rendesi se sa vjeç je, apo se sa fiton ne muaj. Suksesi seksual e ka theksin tek sjellja dhe aftesite shoqerore.
Dhjete nga sekretet te cilat ndihmojne te krijoni romantizmin dhe intimitetin sipas studiuesve jane:
1. Tregoni kujdes ne takimin e pare, sepse ka shume rendesi. Kini paraqitjen tuaj me te mire dhe veproni siç duhet. Kjo nuk do te thote qe duhet te perpiqeni te arrini majat e se perkryeres, por t'i tregoni partnerit se jeni gati dhe te afte per te kaluar nje kohe te kendshme.
2. Jini i vemendshem. Merrni disa minuta kohe per te thithur me shume informacion per partnerin tuaj. Perpiquni te kuptoni formimin e karakterit te tij, eshte i turpshem apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Me pas perpiquni t'i afroheni karakterit te tij.
3. Beni komplimente. Gjeni diçka per personin qe ju pelqen. A ka apo jo floke te bukur apo sy te bukur? Nje figure te madhe apo duar te mrekullueshme? A jane ata fetar? Inteligjente? Gazmore? Te mesosh te vleresosh cilesite e parterit eshte çelesi i suksesit i cili ju mundeson krijimin e nje lidhje romantike.
4. Lereni negativitetin menjane. Puthja e vdekjes eshte kur risillni ne mend gjera te keqija. Intimiteti romantik nenkupton gezim, kenaqesi, qetesi dhe nje lidhje te forte me personin qe keni ne krah. Mos flisni per lidhjet e kaluara apo shqetesimet e punes. Fokusohuni ne kohet e bukura qe do te kaloni me parterin dhe lini pas kohet e keqija qe keni kaluar me pare me te tjere.
5. Flirtoni. Nje liber i tere mund te shkruhet per efektin pozitiv qe ka flirtimi tek nje njeri. Flirtimi perfshin dhenien e komplimenteve, te folurit rreth fantazive qe keni kundrejt partnerit apo gjerave qe do te donit te benit me njeriun pas te cilit jeni i terhequr. Mund edhe te beni shaka, por nuk duhet te perdorni asnjehere gjuhe fyese dhe terma te piset.
6. Kerkoni ate qe deshironi. Te kerkosh nuk garanton se do te marresh ate çfare deshiron, por sigurisht qe shton numrin e shanseve. Tregojini apo thojini te dashurit/es suaj cilat jane gjerat qe ju eksitojne me teper. Nese parterit tuaj do t'i duhet pak kohe per t'u mesuar me idene, atehere filloni t'i beni gjerat njera pas tjetres derisa te jepni goditjen perfundimtare.
7. Kontrolloni veten. Ndryshimi mes intimitetit romantik te "papjekur" dhe atij te "maturuar" qendron ne faktin se te rriturit mesojne te kontrollojne impulset e tyre. Eksitimi seksual nuk eshte nje justifikim per forcuar dike te beje gjera qe e bejne te dihet ne siklet. Kur partneri thote "jo" per diçka, pranojeni kete "jo" dhe filloni te "hidhini veshtrimin" tek diçka tjeter. Sjellja abuzive dhe e ashper nuk eshte asnjehere e pelqyer.
8. Mos ngaterroni fantazine me realitetin. Keni njohur nje person shume te deshiruar dhe ne mendjen tuaj e dini se do te mund te kishit ne lidhje romantike shume te bukur se bashku. Do te jeni me fat nese do ta arrini kete gje. Por mos shkaterroni gjithçka duke u perpjekur ta beni realitet kete fantazi dhe ta detyroni tjetrin te permbushe kete deshire tuajen. Perpara se te hidheni ne veprim sigurohuni qe edhe personi te cilin simpatizoni te kete te njejtat deshira dhe fantazi si ju.
9. Vendosni limite mes njeri tjetrit dhe qendrojini besnik atyre. Komunikoni hapur rreth asaj çfare pelqeni dhe jo, cilat fjale apo fantazi jane eksituese dhe cilat jo. Nese partneri juaj u ben te ditur çfare deshiron apo jo, mos u perpiqni ta detyroni parterin te beje ate vetem sepse u pelqen juve. Nese personi me te cilin po dilni nuk u shkon pershtat, mos e detyroni ate te beje asgje, mund te gjeni gjithmone dike i cili perputhet me ju, deshirat dhe fantazite tuaja.
10. Jini te sjellshem. Disa nga fjalet me seksi ne te gjitha gjuhet e botes jane "te lutem", "faleminderit". Sado e rende te jete situata, sjellja e mire tregon se keni respekt per partnerin dhe se vleresoni shoqerine e tij.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka