Blog / 15 keshilla, para se te dalesh me nje grua te martuar

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Ndiej, ta hap kete postim me nje pyetje: a eshte ok te dalesh me nje grua te martuar ?

Pergjigja eshte e komplikuar, se vete dashuria eshte e komplikuar e te tilla jane edhe lidhjet dashurore. Zakonisht, nje lidhje e tille edhe pse duket ne drejtimin e duhur, ajo ne fakt po shkon drejt nje humbere - mbase edhe pa dijenine tende. E tille eshte lidhja me nje grua te martuar; e komplikuar, dhe me pasoja te pa rikuperueshme.

Por dashuria ndodh; ndjenjat vijne e ndonjehere nuk duam ti injorojme, apo ti shmangim, apo ti vrasim. Por a eshte ok te dalesh me nje grua te martuar ?

Pergjigja e thjeshte dhe e shkurter eshte "jo". Eshte e komplikuar dhe nuk ja vlen dhibja e kokes dhe e zemres te ndjekesh nje lidhje me nje grua te martuar. Te jesh i treti ne nje lidhje martesore nuk eshte nje premtim paqeje. Ti ke filluar te dalesh me nje grua te martuar dhe shpreson se nje dite ajo do lere familjen e burrin e saj, po sikur ajo cfare ajo le, je ti dhe zemra jote e thyer?

Partneret qe tradhetojne ne nje lidhje martesore, zakonisht po arratisen nga nje problem. Por ne vend qe te perballen me problemin, ata zgjedhin te largohen nga realiteti nepermjet nje lidhjeje te re. Dhe nese cifti vendos te riparoje lidhjen, ti do mbetesh si nje teprice e perdorur. Por pavaresisht ketij risku, nese ideja e kesaj lidhjeje te terheq, atehere diji limitet e tua dhe kij parasysh listen e (15) rregullave te meposhtme;

1. Mos kij pritshmeri

Rregulli i pare dhe me i thjeshti: mos kij pritshmeri nga nje grua e martuar. Nese mendon se duke e dashur vertete, ajo do lere familjen e burrin e do vije tek ty. Por edhe nese ajo thote pikerisht kete gje, nuk ka garanci se kjo do ndodhi. Keshtu qe para se te futesh ne nje lidhje te tille, ki parasysh te mos kesh asnje pritshmeri.

2. Lidhja sdo jete normale

Nje lidhje me nje grua te martuar nuk eshte e zakonshme. Ti smund te dalesh ne takime, ne darka, apo te kapesh duart ne publik. Cdo here qe ta takosh, frika qe ajo mund te jete e fundit here qe takoheni, eshte gjithmone e pranishme. Frika e zbulimit mund te kete efekte anesore te keqija dhe te mos e lejoje lidhjen te shijohet.

3. Ti mund jesh hakmarrja e saj

Ndoshta kjo lidhje jashtmartesore ndodh se edhe burri e ka nje te tille. Gruaja ndoshta mban nje lidhje jashtmartesore si forme hakmarrjeje ndaj burrit, keshtu qe mos jeto ne fantazine e dashurise finale apo se ajo do jete me ty pergjithmone. Ti mund jesh nje menyre qe ajo te hakmerret.

4. Ti mund jesh vec nje embelsire pas vaktit

Disa partnere kur lodhen nga jeta martesore, tentojne te krijojne dicka temporare jashte marteses. Ne kete forme, mbajne martesen, dhe perfitojne edhe dicka qe nuk e kane ne martese. Shanset e larta jane qe ajo serish te lodhet edhe me ty, e te vrapoje per tek i shoqi, ose tek nje tjeter lidhje e perkohshme.

5. Para-vendos, cfare lidhje deshiron te kesh

Nje nje lidhje intime, ndjenjat natyrshem ngjizen e rriten me kalimin e kohes. Eshte e nevojshme ta kesh te qarte cfare lloj lidhje deshiron. Mos bej premtime qe sdo ti mbash; mos krijo nxitje e shpresa per te cilat e di se sdo veprosh.

6. Ji sekret

100% sekret, eshte nje kush i panegociueshem ne nje marredhenie jashtmartesore. Ti kurre nuk e di ku do te te coje lidhja me nje grua te martuar apo nese do jete sukses apo jo. Keshtu qe mos u jep asnje informacion te huajve.

7. Ji i pergatitur per perballje

Shanset e shumta jane gjithmone qe nje dite, lidhja jote do diktohet nga familja e saj apo miqte e tu, keshtu qe ji i pergatitur per perballje. Mund te jete vecanarisht shume e rrezikshme nese bashkshorti i saj vendos te te japi nje mesim. Duhet te dish gjithmone te justifikohesh dhe te arratisesh.

8. Mos harro qe familja e saj eshte e para

Mund kesh planifikuar nje takim special me te, ndoshta muaj apo jave me pare. Por ate dite, ajo vendos te qendroje me femijen apo me vjehrren ne shtepi, dhe anullon takimin. Kjo sdo te thote asgje te keqe per ty; thjesht, ajo ka nje familje te ciles i jep prioritet.

9. Ji i gatshem te shkeputesh, ne cdo kohe.

Ne nje fare pike, kur ajo te filloje te lodhet nga lidhja sekrete me ty, ajo do filloje te distancohet ose do e beje shkeputjen menjehere. Dhe nese ti je shume i lidhur dhe afeksionuar pas saj, do mbesesh me zemer te thyer. Per te shmangur zemerthyerjen, ki parasysh te mos lidhesh shume me te.

10. (mire)Kuptoji ndjenjat per burrin e saj

A e permend ajo te shoqin ndersa po rri e kalon kohe me ty? Pershembull, ti i tregon asaj per udhetimin tend te punes ne gjermani, dhe ajo papritur te thote se i shoqi i ka sjell asaj nje pallto nga gjermania? Kjo do te thote se i shoqi i qendron ne mendje gjate gjithe kohes, dhe arsyet mund te jene te ndryshme per nuk jane te mira per ty.

11. Mos hyr ne hapesiren e saj private

Mos bej gabim ti shkosh ne shtepi, apo te vendi ku punon. Ajo do frikesohet dhe do distancohet. Ky eshte nje tjeter limit i te pasurit marredhie me nje grua te martuar, sepse duhet te besh kujdes me cdo levize qe merr.

12. Mos u dashuro

Ka shume mundesi qe ajo cka fillon si nje marreveshje shoqerore, te perfundoje si nje dashuri e njeanshme. Nese fillojne te te lindin ndjenjat per te, pyete veten nese ajo eshte e ardhmja jote. Nese jo, eshte e nevojshme ti adresosh ndjenjat dhe qellimet e tua para se te komplikosh situaten.

13. Kupto nese ajo po te perdor per te shfryre dufin

Nese ajo qan dhe ankohet per burrin e saj, me shume mundesi po te perdor si nje rrugedalje per te shuar zhgenjimet dhe nervozizmat e saj. Ajo ka nevoje per dike qe te flase me te, dhe seksi mund te jete nje menyre per ta mbajte afer ate "dike". Pasi ajo te kete derdhe emocionet negative, ajo mund te mos kete me interes per ty. Ose mund te te lere nje dite te mire me nje leter "faleminderit" ose "me fal".

14. Prano natyren e lidhjes te perkohshme

Lidhja me nje grua te martuar vjen me nje afat qe eshte nje kafshate e veshtire per tu kaperdire. Nuk eshte "together forever". Ajo perfundimisht do te kthehet te burri dhe familja e saj, keshtu qe nuk ka kuptim te investosh te gjithe kohen dhe energjine ne te.

15. Mos hiq dore nga nje mundesi reale

Kur je i lidhur me nje zonje te martuar, mund te ndodh qe dashuria te te godasi - atehere ji i gatshem ta kapesh me te dyja duart kete dashuri, dhe ta kalosh ne te kaluaren, kete lidhje. Mos u bej budalla dhe te shpresosh qe zonja te lere familjen e saj e te vrapoje per tek ty; eshte nje enderr e larget, nje fature qe sdo duash ta paguash. Kurre mos i thuaj jo dashurise, por kurre mos dashuro pa mendje.