4 rregulla qe duhet te njohe nje burre
Të Henen, 18:16
Ka burra qe jetojne me impulse. Ka burra qe jetojne me iluzione. Dhe ka burra qe jetojne me rregulla. Jo rregulla morale te imponuara nga shoqeria, jo fraza romantike qe tingellojne bukur ne libra, por rregulla qe burojne nga pervoja, nga gabimet, nga perplasjet me realitetin.
Nje burre qe nuk ka qartesi ne raport me femrat, perfundon ose i varur emocionalisht, ose i lodhur shpirterisht, ose i zbrazet seksualisht. Ne te tre rastet, ai humbet qellimin e tij ne veteve, Prandaj keto kater rregulla nuk jane per djem qe luajne, por jane per burra qe duan te kuptojne veten dhe te mos humbin ne lojen e ndjenjave.
1. Flirto me cdo femer
Flirti nuk eshte tradhti, nuk eshte papjekuri, nuk eshte turp. Flirti eshte gjalleri. Kur nje burre flirton, ai njeh veten; ai kupton si reagon, si flet, si ndikon, si kontrollon energjine e tij. Ai stervit karizmen, shijen, humorin. Flirti eshte palestra e vetebesimit.
Duke flirtuar me gra te ndryshme, ti meson te lexosh gjuhen e trupit, meson te dallosh interesin nga miresjellja, meson te perballosh refuzimin pa u thyer dhe lenduar. Dhe mbi te gjitha, shijon bukurine. Sepse bukuria nuk eshte prone, por eshte perjetim.
Nje burre qe ndalon se flirtuari fillon te plaket shpirterisht. Ai behet i rende, serioz, i tensionuar. Flirti e mban te ri - jo ne moshe, por ne energji. Kjo nuk do te thote te jesh i pamoralshem, por do te thote te mos jesh i frikesuar.
2. Dil me femren qe dashuron
Mos investo ne nje femer qe nuk e dashuron. hume burra bejne gabimin fatal: zgjedhin nje femer sepse ajo i do shume, sepse eshte e mire, sepse eshte zgjedhje e sigurt. Por nese zemra jote nuk digjet, ajo lidhje do te behet barre.
Femren qe dashuron, vecoje. Kur ti e dashuron nje femer, investimi nuk te lodh, sakrifica nuk te duket humbje, dhe pranine e saj nuk e sheh si detyrim por si shperblim. Por kur je me nje femer qe nuk e do, fillon te kerkosh arratisje. Fillon te krahasosh, fillon te ftohesh, fillon te konfuzohesh ne ndjesite e tua.
Nje burre nuk duhet te ndertoje jete mbi rehati. Duhet ta ndertoje mbi ndjenje te vertete. Nese nuk e dashuron, mos e mbaj me shume se ajo do te rrije.
3. Perdore femren qe deshiron te perdoret
Kjo fjali tingellon e ashper, por realiteti eshte me i ashper se kaq. Ka femra qe jane te gatshme te japin, qe nuk kerkojne lidhje. Ka femra qe kerkojne pervoje, aventure, seks, emocion. Ato nuk duan premtime, nuk duan plane, nuk duan pergjegjesi.
Nese ajo eshte e qarte per kete, edhe ti ji i qarte per kete, dhe mos e refuzo. Jo cdo lidhje duhet te shkoje drejt altarit, jo cdo afersi duhet te kete drame a synime.
Problemi lind kur mashtron. Kur premton ndjenja per te gjete shtrat. Kur shet iluzion per te blere kenaqesi. Por kur dy njerez e dine cfare po bejne, nuk ka viktima. Ka zgjedhje. Dhe nje burre i forte nuk manipulon, por as nuk refuzon ate qe ofrohet me vetedije.
4. Martohu me femren qe te dashuron ty
Kjo eshte rregulli me i rendesishen. Ti mund te dashurosh shume gra ne jeten tende. Por per martese, nuk te duhet vetem dashuria jote. Te duhet dashuria e saj.
Martesa me nje femer qe nuk te dashuron eshte tmerr. Ajo nuk do te te respektoje vertete, nuk do te te mbroje ne mungese, nuk do te sakrifikoje me zemer. Dashuria e nje gruaje per burrin e saj eshte siguria e tij emocionale. Nje grua qe te dashuron, te zgjedh cdo dite. Ajo te mbron nga percarja te jep pa llogari. Ne martese, ti ke nevoje te jesh i deshiruar, jo i toleruar.
--
Keto kater rregulla nuk jane thirrje per egoizem. Jane thirrje per qartesi. Sepse ne fund, nje burre qe nuk kupton dinamiken e femrave, rrezikon te humbase veten. Dhe burri qe humbet veten, nuk ka me as rregulla, as drejtim, as paqe.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka