Blog / 40 gabime te thjeshta te nje lidhjeje

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Gjithkush ben gabime, madje edhe njerezit qe duken te mrekullueshem ne sy te shokeve apo ne instagram, as ata nuk perjashtohen. Dhe nje lidhje e suksesshme ky te dy partneret jane te kenaqur pozitivisht, eshte nje projekt intensiv, me nje milion levizje qe nuk mbarojne kurre, dhe kerkon shume pune. E kur keta dy njerez nuk dijne te punojne bashke, atehere ka shume gabime qe vijojne. Por kur kalon nje kohe e konsiderueshme, e konsiderueshme ne varesi te asaj ca partneret kane dhe presin, atehere duhet te shihen gabimet e te korrigjohet cka eshte e mendur. Dhe keshtu do thoshte cdo ekspert apo keshillues lidhjes, secili mund te vije me nje liste permbledhese te ketyre 40 shenjave qe une do perpiqem ti lustroj me poshte, pasi i kam mbledhe nga eksperiencat e mia.

1) te mos merresh me veten tani qe ke pertnerin

Eshte e lehte te ndihesh sikur ke gjete dashurine e jetes, kjo i ndodh cdokujt ne cdo lidhje, pergjithesisht. Por duhet punuar me veten gjithmone, sepse edhe partnerit i detyrohesh ti japesh me te miren, e mire qe fillon nga vetja jote. Une dua ta shoh vajzen time qe merret me veten e saj me shume tani qe ka mua.

2) te luash me xhelozine

Xhelozia e pa diskutuar eshte shkaterruese ne nje lidhje. Eshte naturale te jesh xheloz dhe sigurisht, me keto ndjenja duhet te merresh duke biseduar. Ciftet duhet te flasin lirshem rreth ndjenjave te xhelozise dhe te japin cdo pergjigje te cdo pyetje qe lehtesisht duhet te behet.

3) te sjellesh plehra nga lidhjet e meparshme

Eshte e veshtire, por duhet te punohet. Eshte e veshtire te mbash nje lidhje te re pa u ndikur nga e vjetra, por jane dy lidhje te ndryshme ne fakt dhe duhet te trajtohen si te tilla.

4) te mendosh qe jeta jote seksuale eshte maksimumi

Ne fillim, cdo lidhje, ka pasion e duket se do ja shkyesh rrobat partnerit sa here e sheh. Te mbash kete pasion per gjate eshte e veshtire, e sigurisht qe do kete edhe renie, e nese jo renie - sdo kete rritje kurre. Komunikimi eshte celesi.

5) te mendosh se lidhja qe ke kuron gjithcka

Asgje nuk eshte si nje perralle; sigurisht qe te jesh ne dashuri eshte gje e mire, por kjo nuk zgjidh asgje. Dashuria ne vetvete eshte vetem nje problem i ri nese te tjerat nuk jane zgjidhe akoma dhe nuk u jep dot rruge.

6) te thyesh privatesine

Kur kerkon fort, me siguri do gjesh dicka qe ste pelqen dhe nese jo detyrimisht dicka e keqe, germimi ne te, atje do perfundoje. Duhet ti besosh partnerit pa e spiunuar dhe nese ka dicka qe dyshon, duhet te pyesesh e te marresh pergjigje menjehere.

7) te mos permiresosh seksin

Te permiresosh seksin nuk do te thote te dalesh ta besh ne rruge kur dritat e semaforit shuhen. Permiresimi i seksit behet duke shtuar komunikimin, qe con ne pozicione te reja, vende te reja, orare, temperatura, rroba...

8) te mos u shkosh nevojave te partnerit

Te mendosh jashte vetes eshte e veshtire per secilin. Ta shohesh boten me syte e tu, eshte organike, por qe ta vesh veten ne kepucet e partnerit e te mendosh me pozicionin e tij, kerkon te levizesh - eshte kusht per lidhjen qe te funksionoje.

9) te rrish me partnerin per shkak te dinamikave familjare

Te gjithe kemi tendece te shkojme pas nje partneri qe u ngjan prinderve tane a te pareve tane qe i kemi dashur shume e kjo ndodh pa vetedije; ndoshta pertneti ka sigurine e babit a qetesine e gjyshit e na duket shume familiar, por ka rendesi qe kjo te mos jete e vetmja gje na lidh.

10) te kesh orare

Jeta na meson se gjerat nuk shkojne si i planifikojme. Kur mendon lidhjen, nuk duhet te mendosh ne terma kohore te tipit "do martohem pas dy vitesh" apo "do martohem kur te filloj pune". Lidhjet jane te komplikuara per te pase skedulime, kjo behet vetem duke u perpjeke, jo duke prite orarin.

11) te fokusohesh ne kenaqesine e partnerit

Seksi eshte nje kenaqesi qe ndahet - cdo akt apo levizje qe nuk e shijojne te dy partneret njesoj apo qe nuk i trajton te dy partneret njesoj - duhet te flitet, te zevendesohet.

12) te krijosh varesi

Ti dhe partneri jeni nje ekip, por sduhet te bazoheni tek njeri-tjetri per gjithcka. Duhet ta njohesh veten si person, dhe te dish rendesine tende vetjake dhe rendesine e pavaresise tende. Ta humbesh veten ne nje lidhje do te te beje te ndihesh e paplotesuar - qe eshte e kunderta e asaj cka duhet te jete.

13) te mos komentosh statusin e lidhjes

Eshte e gabuar te mendosh se ciftet duhet te flasin vetem problemet. Te flasesh per gjithcka po ndodh e si po ndihet secili, eshte dicka qe duhet te behet perdite pavaresisht nese ka apo jo nje problem. Kjo i mban dyert hapur dhe e ndihmon lidhjen te rritet.

14) te harrosh rendesine e prekjeve jo-seksuale

Seksi eshte i rendesishem por edhe prekjet e tjera fizike jane po aq. Ti mbash krahun partnerit, ti kapesh doren, ti puthesh gushen - jane gjeste qe largojne stres e japin siguri. Pak prekje perkthehet ne shume ndjesi.

15) te biesh ne rutine

Te argetohesh, eshte nje kusht kryesor i nje lidhjeje te forte qe zgjat, dhe nuk kerkon shume perpjekje. E njejta rruge e njejta kafe i njejti shtrat, dhe lidhja nuk do eci kurre nje hap perpara.

16) ta konsiderosh partnerin "tendin"

Partneret rriten bashke dhe mbase harrojne te sillen mire si ne fillim te njohjes. Eshte e lehte te marresh per te sigurte partnerin tend pas 4-5 vite lidhje, por gjithmone duhet te tregosh vleresim e respekt - ato nuk vjetrohen kurre.

17) te mos caktosh kohe te vecante per partnerin

Te jetoni bashke apo te takoheni perdite, duket si kohe kualitative - por nuk eshte. Duhet ti tregosh partnerit qe ty te intereson, duke lene gjithcka tjeter here pas here, per te, duke i treguar rendesi e specialitet.

18) te perpiqesh ta ndryshosh partnerin

Partneret duhet te punojne te rriten bashke, por kur pret qe partneri te ndryshoje dicka - eshte e padrejte dhe nuk shperblen. Nese ndien se je me nje person i cili duhet te ndryshoje gjene me te vogel ne personalitetin e vet - atehere je me personin e gabuar.

19) te mbytesh ne drame

Argumentet ndodhin, por nuk i sherbejne lidhjes. Ciftet e reja apo partneret pa eksperience kane tendence te egzagjerojne ndonjehere, ne shperthime emocionale apo kushte e kerkesa te pasense, por ajo qe duhet bere eshte te folurit ne qetesi me sa me pak emocione.

20) te harrosh detajet

Detajet; mesazhet e vona, takimet suprize, dhuratat e byrzylykeve apo nje shishe vere, tregojne kujdes dhe vemendje ndaj partnerit.

21) te braktisesh shoket

Partneri nuk duhet te jete gjithcka per ty; miq, familje, kolege, rreth shoqeror, te gjithe te ndihmojne te rritesh. Askush nuk e do dike qe nuk ka nje jete apo aktivitete jashte lidhjes. Suksesi eshte te duash ne jeten tende dike qe ka jeten e tij.

22) te mbash meri

Nese mendon se e ke fale e harruar dicka, duhet te ndodhi vertete. Nje ndjesi e keqe ndaj partnerit per dicka qe nuk eshte zgjidhe, nuk do iki kurre vetvetiu. Te flitet, te zgjidhet dhe te falet - eshte suksesi.

23) te mos i besosh partnerit apo ti besosh verberisht

Besimi i verber dhe mosbesimi, sado te ndryshme, jane dy ndjesi bazuar ne dicka qe mund mos egzistoje. Partneri duhet gjithmone te japi shenja, per te merituar njeren ndjesi ndaj tij.

24) te mos flasesh cilesite tua per shkak te qetesise

Dialogu dhe perballja te rrisin. Nuk ka rendesi sa shamate ben me partnerin, por rendesi ka ca mbet ne fund te cdo dialogu dhe permiresimi qe ben ne lidhjen tuaj.

25) te jesh mendje-mbyllur

Cdo cift eshte i ndryshem nga njeri-tjetri. Para ciftit, jane dy persona qe kane rregullat dhe moralet e veta, cifti pastaj eshte rezultat i miksimit te te dyve, por jo nje standart individual.

26) te ngutesh

Te ngutesh ne nje lidhje, te ngutesh per te bere gjera pa ralle, eshte si te vraposh per tia kaluar ores - ne fund te vrapit, kur te lodhesh, do jesh prape ne te njejtin vend ku ishe ne fillim, si edhe ora.

27) te lesh veten pas dore

Lidhja sdo te te japi asgje te mire per veten nese ti nuk ia jep vetes. Duke ia dhene vetes, ia jep edhe lidhjes dhe krijohet harmoni. Askush nuk e do dike qe i jep veten lidhjes.

28) te kesh turp ne shtrat

Gjithcka duhet te flitet hapur dhe pa turp. Vetem biseda siguron kenaqesi seksuale ne shtrat, sepse partneri sdo i dije kurre fantazite e tua, pa i fole.

29) te mos fitoje askush ne nje zenke

Pas argumenteve, ka nje tendence te pretendosh sikur nuk ndodhi asgje e te vazhdozh diten njesoj. Por kjo nuk ben asnje favor - papershtatshmerite ne veprime apo edhe ne mendime do jene prape aty dhe ne zenken tjeter do shtohen nese e para eshte mbydhe pa nje fitues dhe nje humbes qe e pranon humbjen ndershem.

30) te mendosh se ske pse flet per para

Parate, jane nje problem qe ndahet ne cdo faze jete. Nese vendimet e njerit kane ndikim tek tjetri, ata duhet te jene te perfshire bashke dhe nese nuk kane ndikim, konsulta mbi shpenzimet, eshte nje "hile" e bukur per te forcuar lidhjen.

31) te shmangesh te folurit

Ndjesite, sidomos ato te fajit, jane te veshtira per tu pranuar. Partneri vetvetiu do krijoje supozime sepse mendja eshte ne kerkim gjithmone dhe nese keto supozime jane te gabuara, dhimbja mund te jete e madhe.

32) te mos dish ca ke nevoje

Partneri jot mund mos e lexoje mendjen tende, keshtu qe duhet te flasesh me veten per ca ke nevoje dhe pastaj ta thuash me ze te larte. Nese ti apo partneri nuk i njihni vlerat dhe nevojat tuaja, do deshtoni te keni sukses kur ato te behen te domosdoshme.

33) te besh lojera inteligjence

Nese ndonjehere e gjen veten duke testuar inteligjencen e partnerit apo anasjelltas, apo duke e fajesuar partnerin per gjendjen tende ne nje sprove inteligjence, lidhja po kthehet toksike.

34) te lesh parate te prishin balancen

Njeri ka pune tjetri jo, njeri fiton me shume ne me pak kohe, por kjo kurre nuk duhet te beje dallim mes partnevere. Nuk duhet te kete nje partner qe "eshte i zene me pune" nese tjetri nuk eshte i zene kurre.

35) te mos njohesh veten

Qe te kesh sukses ne lidhje, duhet te dish kush je e te njohesh karakterin tend, te dish qellimet e tua, te kesh qartesi, e te jesh kush deshiron te jesh. Nese nje gje nga jeta apo personaliteti jot duhet te ndryshoje per shkak te lidhjes, aty ka nje gabim.

36) te dalesh me nje te parritur

Menyra si rritesh, eksperiencat qe ke kaluar, dhe pjekuria, te gjitha keto aspekte jane shume te rendesishme per partnerin qe te te ndihmoje ne nje lidhje te suksesshme.

37) te mos ankohesh

Ti dhe partneri jeni bashke, por edhe individe, qe do te thote se per te pase sukses duhet te beni gjera qe ju lumturojne te dyve. Te pranosh apo te besh dicka qe nuk e do, do krijoje ftohjte eventuale.

38) te mos komunikosh

Te gjithe e pranojne rendesine e komunikimit por askush nuk e respekton. Komunikimi eshte dy njerez qe njeri flet e tjetri degjon, dhe ai qe ka degjuar kupton.

39) te mbydhesh partnerin ne erresire

Nese ke qene ne nje lidhje me pare, me siguri ke ndertuar disa mure apo ke marre disa plage. Te dashurosh, do te thote te japesh veten, me gjithcka ke marre rruges dhe kjo eshte dashuria e vertete.

40) te mos kuptosh qe lidhjes i ka ardhe fundi

Lidhja nuk duhet te zgjasi gjithe jeten. Kur ka dicka qe duhet ta fshehesh nga dikush - atehere me siguri nuk eshte dicka e drejte per ty.