60 fakte (sekrete) mbi dashurine
Para shumë kohësh

Nuk e di sa here kam rene ne dashuri - ndoshta kurre, ndoshta vetem nje here a dy, a ndoshta gjithmone me cdo vajze. Pse them "ndoshta"? Sepse dashuria nuk ka vertete nje perkufizim. Por ka disa fakte, qe jane te pamohueshme, dhe qe cdokush mundet vete ti mbledhi neper eksperienca te ndryshme personale, nese ulet te analizoje te shkuaren e tij.
* Pavaresia e femres ne nje lidhje, eshte paradoks. Sa me e pavarur nga mashkulli i saj qe eshte nje femer, aq me shume ajo do krijoje varesi.
* Te suprizosh nje femer me dhurata intime si mbathje apo sutjena, i shkakton asaj te njejten ndjesi si heren e pare kur ka bere seks me ate mashkull.
* Nje femer kuptohet gjithmone nese eshte e dashuruar, duke i pare gjuhen e trupit te saj kur nje tjeter femer ia sheh mashkullin e saj duke buzeqeshe.
* Pikniku, kampi, dhe cdo aventure tjeter, funksionojne thuajse ne te gjithe rastat nese perdoren per te ringjalle nje lidhje dashurore te fjetur.
* Femrat jetojne kenaqesine emocionale perpara, kurse meshkujt jetojne ate seksualen; si te thuash, femrat bejne seks kur bien ne dashuri kurse meshkujt bien ne dashuri kur bejne seks.
* Meshkujt ndihen gjithmone me te lidhur pas femres tyre nese ajo u blen ora, bluza, apo kepuce.
* Femra nuk do kenaqet kurre nese nuk e degjon shpesh fjalen "te dua" dhe nese nuk ndihet e dashur, e besueshme, e bukur, dhe e vleresuar nga mashkulli i saj.
* Seksi perjetohet me shume nese behet kontakt me sy gjate aktit.
* Kur dy te dashuruar perqafohen, truri shkarkon hormone oksitoksinale qe ndihmojne qetesimin e nervave per te pakten 4 oret ne vazhdim.
* Shumica e dashurive te verteta ndodhin 30 sekondat e pare te kontaktit sy me sy.
* Meshkujt jane fizikisht me te terhequr ndaj femrave qe vishen me te kuqe.
* Ne mund te biem ne dashuri gradualisht me cdo person me te cilin kalojme shume kohe, si pershembull shok shkolle apo pune, dhe nese jemi ne gjendje nevoje per te rene ne dashuri. Ky fenomen njihet edhe si efekti i ekspozimit - ku njerezit atraksionohen ndaj njeri-tjetrit sa me shume kohe kalojne bashke.
* Njerezit zakonisht terhiqen pas njerezve qe jane ne te njejtin "nivel" paraqitshmerie (bukurie), dhe kjo madje njihet si "Hipoteza e Perputhjes".
* Riarredimi i orendive te dhomes ku ben dashuri, ndihet njesoj si te besh dashuri ne nje ambjent tjeter.
* Testosteroni eshte nje hormon mashkullor qe terheq femrat; efekti njihet edhe ne parfume - meshkujt qe perdorin parfume qe stimulojne esencen e testosteroneve, terheqin me shume femra.
* Humori dhe inteligjenca jane te lidhura bashke ngusht; dhe femrat jane emocionalisht dhe fizikisht me te ndjeshme ndaj meshkujve qe bejne humor.
* Te organizosh takime dashurie ne makine, ne teater, ne motorr, apo buze ujevares (etj), i manipulon partneret te besojne se kane shijuar kohen bashke per shkak te adrenalines qe shkakton situata, por ata ne fakt shijojne situaten.
* Partneret qe qajne per dhimbjet tua te te kaluares, e kane te pamundur te te braktisin.
* Shumica e adolshenteve single, kane nje lidhje sekrete.
* Edhe me te panjohurit, mund krijojme ndjesi dashurie nese i shikojme gjihmone dhe gjithe diten ne sy teksa flasin.
* Kur mban kapur per dore partnerin, zvogelon dhimbjen mendore dhe fizike.
* Nje foto kornize e partnerit ne dhome a ne wallpaper celulari krijon ndjesine e te mos qenit kurre vetem.
* Dashuria dhe fiksimi (pershtatshmeria) jane kaq te ngjashme, sa nuk dallohen kurre kur je ne nje lidhje.
* Te dashuruarit jane me pak inteligjente, ata tentojne te kuptojne vetem gjerat qe interpretojne vete.
* vajzat qe flasin (shprehen) dhe djemte qe veprojne, bejne ciftet me te mira.
* Ciftet me natyre te kundert zgjasin me shume se ata qe jane te ngjashem.
* Ndjesia "fluturat ne stomak" eshte nje fenomen; ajo realisht ndihet kur personi qe i shpreh dashurine te pergjigjet ne te njejten menyre.
* Meshkujt dashurojne me shpejt dhe me thjeshte se femrat.
* Zemra zakonisht rreh me shpejt ne pranine e te dashurve tane.
* Dashuria pa sfida, ka tendence te jetohet pak dhe te harrohet shpejt.
* Personat qe tradhetohen, bien ne dashuri me veshtiresi.
* Lotet qe shkaktohen nga te dashurit tane krijojne ndjesine me te keqe.
* Njerezit qe bien vone ne dashuri per here te pare (20 vjec a me shume), jane paragjykues dhe pershtaten veshtire.
* Lidhjet dashurore pa plan dhe pa pergatitje zgjasin me shume.
* Arsyet kryesore te depresionit jane historite dashurore te pasuksesshme.
* Gjithmone, kenga jote e preferuar te duket se ka lidhje me personin qe dashuron.
* Qe besimi eshte i rendesishem ne nje lidhje, eshte nje koncept fals. Besimi nuk mund te fitohet pa aksione, dhe aksionet zhvidhohen ne kohe. Koha, eshte e rendesishme ne nje lidhje, jo besimi.
* Zemerthyerja ne nje lidhje dashurore shkakton dhimbje fizike ne gjoks.
* Ne adoleshence dhe ne lidhjet e para, nuk bihet ne dashuri me personin por me imagjinaten rreth tij.
* Atraktioni nuk eshte zgjedhje, atraksioni ndodh kur me nje person te ri ndihesh se e njeh prej gjithe jetes.
* Dashuria eshte zgjedhje, ne zgjedhim te dashurojme ose jo nje person me te cilin kemi (ose jo) atraksion dhe/ose pasion.
* Kur femrat terhiqen nga nje mashkull dhe bien ne dashuri, atyre u ndizet pasiguria - sa me te lumtura qe jane, aq jane edhe te pasigurta. Eshte ky lloj komplikimi qe mbyll edhe shume lidhje.
* Sa me shume seks ciftet bejne, aq me te lidhur bashke ata jane. Por prapeseprape, truri tenton te pelqeje dhe te shkoje pas asaj cka sheh, jo pas asaj cka perjeton dhe ndien.
* Dashuria me shikim te pare ndodh per 2 minuta.
* Sa me shume ciftet rrijne bashke, aq me pak thone "te dua".
* Te mos pasurit debate dhe argumente ne nje lidhje, eshte shenje e humbjes se interesit per partnerin.
* Edhe per nje person qe skemi pase ndjenja kurre, kur mesojme se ai ka rene ne dashuri me ne, ne fillojme ne menyre instante te ndiejme dicka.
* Njerezit, statistikisht, sa me shume qe japin keshilla te drejta, aq me te deshtuar jane ne lidhjet e tyre. Njerezit qe nuk vuajne nje lidhje dashurore, nuk mesojne kurre te keshillojne.
* 64% e njerezve ndryshojne lukun dhe 71% ndryshojne sjelljen, pasi ndahen heren e pare.
* Eshte shume e veshtire qe dikush te bjeri ne dashuri me ty, nese ne 5 minutat e pare qe ka mesuar egzistencen tende, dicka nuk i ka pelqyer.
* Kokaina dhe dashuria ngacmojne te njejten pjese te trurit.
* Njerezit mund te bien ne dashuri disa here, me njerez te ndryshem, me personalitete te ndryshme, dhe prapeseprape me te njejtin intensitet.
* Kur ndiejme dashuri per personin qe kemi perballe, irisi i syrit zmallohet.
* Meshkujt terhiqen me shume pas femrave qe kane te njejten strukture trupore si mamaja e tyre.
* Disa njerez thjesht smund te ndiejne dashuri.
* Njerezit, per shkak te natyres se tyre, nuk mund te jene "thjesht shoke" me anetare te seksit te kundert. Flirtimet dhe fantazite, edhe nese nuk ka aksione - jane te pashmangshme.
* Kur na mungon partneri, humori na ndryshon ne menyre instante nga lumturia ne merzi.
* Ne syte e femrave, mashkulli behet me terheqes nese e deshirojne femra te tjera.
* Meshkujt preken emocionalisht me shume se femrat, pas nje ndarjeje.
* Kur dy te dashuruar shikohen ne sy pa fole, rrahjet e zemrave u sinkronizohen.
* Te mendosh per seksin e mire qe ben me partnerin, apo per momente te tjera kenaqesie qe jane te fresketa, te ndihmon te jesh me kreativ ne pune.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka