A behet flirt me shaka?

A behet flirt me shaka?

Ka disa fjali qe njerezit i hedhin ne ajer me nje lehtesi te cuditshme, si te ishin te pademshme, si te mos mbartnin asnje peshe brenda tyre, dhe nje nga me te zakonshmet eshte: "Po beja shaka", "Ishte thjesht flirt kot", "Mos e merr seriozisht". Por nese e shohim me thelle, pa justifikime sociale, pyetja lind vetvetiu: a ekziston vertet flirti si shaka, apo kjo eshte vetem nje menyre elegante per te fshehur nje deshire qe nuk pati guximin te shkoje deri ne fund?

Shakaja dhe flirti jane dy universe te ndryshem.

Shakaja ka per qellim te prodhoje te qeshura, te cliroje tensionin, te krijoje nje hapesire loje ku asgje nuk merret seriozisht dhe ku kufijte jane te qarte: po luajme me fjale, jo me trup. Flirti, perkundrazi, eshte nje loje tensioni, jo clirimi; flirti nuk kerkon te zbuse energjine mes dy njerezve, por ta ngreje, ta elektrizoje, deri ne piken ku syte shkojne me thelle se duhet, buzeqeshjet behen me te ngadalta, dhe heshtjet fillojne te thone me shume se fjalet.

Kurse flirti, eshte komunikim me nenkuptim. Eshte nje lloj premtimi pa kontrate, eshte nje "ndoshta" qe dridhet mbi buze dhe nje "po" qe rri pezull ne gjuhe. Kur nje burre a nje grua flirton, ai ose ajo nuk po kerkon te qeshe me tjetrin, por ta provoje, ta testoje, ta mase reagimin, te shohe nese shkendija ndizet. Edhe kur perdoret humor, humori nuk eshte qellimi, por mjeti. Shakaja behet kripe, jo gjelle. Sepse ne thelb, flirti ka nje drejtim shume te qarte: afrimin intim.

Te thuash se flirti eshte thjesht shaka, eshte si te thuash se nje puthje eshte thjesht pershendetje. Mund te filloje me lehtesi, me tone lozonjare, me fjale qe lekunden mes seriozes dhe talljes, por energjia qe krijohet nuk eshte neutrale. Trupi reagon, vemendja fokusohet, dhe ne ate moment nuk jemi me ne territorin e humorit, por ne territorin e deshires.

Flirti i ka qellimet e qarta, edhe kur ato nuk pranohen me ze te larte apo nuk realizohen. Ai synon te hape nje dere, te krijoje nje mundesi, te ndertoje nje ure mes dy trupave perpara se te ndertohet mes dy lekurave. Nese kjo ure nuk kalohet, arsyeja zakonisht nuk eshte mungesa e qellimit, por mungesa e guximit ose mungesa e kushteve. Sepse kur dy njerez flirtojne ne menyre te ndersjelle, me tension real, me ate lloj loje qe zgjat, qe intensifikohet, qe behet me e thelle me kalimin e minutave, fundi natyror i saj eshte afrimi fizik. Kur ai afrimi nuk ndodh, shpesh eshte sepse njeri terhiqet. Ka frike nga pasojat, nga reputacioni, nga lidhja ekzistuese a qe mund te ndertohet me pas. Ose thjesht nuk ka rrethanat e duhura: vendin, kohen, privatesine. Por te pretendosh se flirti eshte pa asnje synim, vetem loje boshe, eshte nje forme vete-mashtrimi ose manipulimi ndaj tjetrit. Sepse askush nuk investon energji erotike per sport, pa asnje pritshmeri. Madje edhe ne rastet kur flirti mbetet ne nivel mesazhesh, shikimesh apo komentesh te nenkuptuara, ai krijon nje realitet paralel. Dy njerez fillojne te ndertojne nje tension qe jeton ne imagjinate. Dhe imagjinata eshte hap i pare i trupit; trupi nuk shkon askund ku mendja nuk ka shkuar me pare. Prandaj flirti nuk eshte kurre neutral. Ai eshte nje projektim i asaj qe mund te ndodhe. eshte nje prove gjenerale.

Shakaja, ne anen tjeter, mbyllet me te qeshuren. Ajo nuk kerkon vazhdimesi, nuk kerkon privatesi, nuk kerkon erresire. Mund te behet ne mes te turmes, pa asnje pasoje. Flirti rrallehere e duron turmen; ai kerkon cepin, kerkon mesazhin privat, kerkon momentin kur dy njerez mbeten vetem me tensionin qe kane ndertuar.

Ka edhe nje element tjeter thelbesor: pergjegjesia. Kur dikush thote se po flirtonte me shaka, shpesh po perpiqet te shmange pergjegjesine emocionale per ate qe ka ndezur tek tjetri. Flirti nuk eshte i pafajshem. Ai mund te zgjoje shpresa, xhelozi, pritshmeri. Dhe nese njera pale e ka marre seriozisht, ndersa tjetra fshihet pas humorit, krijohet nje pabarazi e rrezikshme.

Natyrisht, jo cdo flirt perfundon ne shtrat, sepse jeta eshte me komplekse se nje skenar linear. Jeta ka rrethana, ka moralitete, ka lidhje ekzistuese, distanca, kohe te gabuara. Por mungesa e perfundimit fizik nuk e ndryshon natyren e flirtit. Ai mbetet nje akt me drejtim erotik. Nese nuk realizohet, kjo ndodh sepse dicka e ndalon, jo sepse nuk kishte qellimin.

Ne thelb, flirti eshte nje deklarate e fshehur, nje dashuri per ne territorin e deshires. Mund te jete i bute, mund te jete i zjarrte, mund te jete i sofistikuar apo i drejtperdrejte, por gjithmone leviz ne te njejtin aks. Dhe kur njerezit e zbehin duke e quajtur shaka, shpesh po perpiqen te mbajne dyert hapur ne te dy drejtimet: nese gjerat shkojne mire, e ndjekin, nese jo, terhiqen me buzeqeshje dhe thone se ishte kot. Por deshira nuk eshte kurre kot. Ajo ose ushqehet, ose frenohet. Nuk zhduket me nje emoji apo me nje te qeshur te lehte. Dhe pikerisht ketu qendron dallimi thelbesor: shakaja eshte e perkohshme dhe e pafajshme; flirti eshte i ngarkuar dhe i orientuar. Ai mund te ndalet ne mes, mund te mbetet ne ajer, mund te shuhet nga frika apo rrethanat, por nuk lind kurre pa nje impuls te qarte drejt intimitetit.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.