A do bie ne dashuri me djalin qe bej dashuri?

A do bie ne dashuri me djalin qe bej dashuri?

Para ca neteve, po chat-oja me nje shoqen time e po me rrefente nje histori te sajen, qe ne fakt nuk ishte e para here qe e degjoj, por shqetesimi i saj ishte pertej gjerave te perditshme te lidhjeve; ate e mundonte pyetja se a do dashurohet djali i saj me te, fale kujdesit te perzemert qe ajo i jep e fale seksit te mire qe atij si mungon asnje fundjave. Biseduam shume ate nate, dhe ky shqetesim i saji, sic eshte mendoj une edhe i shume vajzave te thjeshta qe kane turp a frike ta pranojne e po aq turp e frike edhe ta rrefejne - me frymezoi ta trajtoj temen tek blogu im, duke e dite sa shume ato vajza edhe e vuajne kete situate komplekse por qe duket shume e thjeshte.

Gjithmone me ka bere pershypje fakti se sa me shume seksi po normalizohet cdo dite, aq me shume po largohemi nga dashuria mes ciftit dhe shume cifte madje, bazohen mbi seksin e jo mbi dashurine.

Po pse ndodh kjo? A eshte kjo vetem nje pasoje e zhvillimit te shoqerise, apo e ka edhe nje shpjegim shkencor qe duhet ta dijme e ta trajtojme?

Sigurisht qe ka edhe dicka shkencore. Pervecse fenomenim e lartpermendur e shohim perdite te ndodhi ne mase, edhe shkencerisht, ne menyre ekstreme, nuk ka gjasa qe nje mashkull me te cilin ti fle te bjeri ne dashuri me ty sepse testosteronet jane antagoniste me oksitocinen (hormonit e besimit dhe bashkimit intim), e cila shkarkohet gjate orgazmes. Per me shume, pasi mashkulli e arrin orgazmen, niveli i vasopresines (hormoni qe rrit presionin e gjakut) bie, dhe gjithcka ai po ndiente ne memontet e nxehtesise se bashku, ka mbaruar, dhe ai nuk ndihet me i kycur per te avancuar me koneksionin mes jush. Sigurisht, ai do doje te beje serish seks me ty nje dite tjeter, por kjo nuk duhet ngaterruar me dashurine apo nje rruge a ure lidhese me dashurine. Sepse djemte zakonisht, kur kane arrite ta njohin e ta duan veten, do bien ne dashuri vetem nese duan te jene ne nje lidhje dhe kane zgjedhe ty per te qene ne lidhje - ata djem nuk bien ne dashuri nepermjet seksit.

Persa te perket ty, si partnere, ti po perjeton rritje e nxitim ne shkarkimin e oksitoksines sa here qe ben dashuri me mashkullin tend, dhe keshtu vetem po shkon me thelle ne nje dashuri "pa sens", te cilen shoqeve te mia nuk ua kam rekomanduar kurre. Nuk e kam bere, sepse fale kesaj sjellje ndodh qe meshkujt pothuajse kurre nuk dashurohen me nje femer pasi kane filluar te kryejne marredhenie, e femrat, pothuajse gjithmone e bejne pas marredhenies.

Dashuria eshte vertete nje droge, nje droge qe quhet oksitocine. Por per meshkujt, ngaqe testosteronet nuk e duan oksitocinen, dashuria per ta eshte vasopresina.

Pra, vajza, rruga biokimike e te fituarit dashurine e nje mashkulli i cili nuk eshte gati per nje lidhje dashurore, nuk eshte seksi - krejt e kunderta e asaj ca shumica e vajzave bejne sot. Duhet te keni degjuar se dija eshte fuqi, dhe ne te vertete, kur te arrini te kuptoni si truri i meshkujve funksionon, atehere mund te njihni dike qe deshiron te jete ne nje lidhje me ju, te siguroheni qe eshte nje djale i mbare, e te bini ne dashuri me te.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.