A duhet te falim ne dashuri?
Të Merkurën, 13:00
Ka nje lloj detyrimi moral te pasens qe qarkullon kudo: "Duhet te falesh qe te gjesh paqe", "Falja te ben njeri me te mire". Kjo eshte genjeshtra me e madhe komode qe shoqeria ka shpikur per te mbrojtur te pamoralshmit dhe per te lene te lenduarit te mbajne peshen e fajit.
Kur vjen puna te dashuria, aty ku ke hapur shpirtin dhe ke dorezuar armet, falja e disa veprimeve nuk eshte fisnikeri. Eshte idiotesi. Ka gjera, tradhti dhe njerez, qe thjesht nuk meritojne te falen. Dhe e di cila eshte e mira e kesaj? Mund te ecesh perpara, te jesh i lumtur dhe te shkelesh me jeten tende dhe mbi te kaluaren tende - pa i falur kurre ata njerez.
Falja shitet si nje akt hyjnor ku ti "pastrohesh". Por le te jemi realiste. Ne terma psikologjike, falja eshte thjesht vendimi per te mos kerkuar hakmarrje dhe per te mos lejuar qe zemerimi te te haje nga brenda. Por ja cfare nuk eshte falja dhe cfare nuk duhet te nenkuptoje:
Falja nuk eshte zvogelim i asaj qe te bene.
Falja nuk eshte harrese.
Falja nuk eshte detyrim per ti hapur deren dikujt qe te vertetoi se mund te te shkaterroje pa i dridhur qerpiku.
Nuk ke pse e ben veten shenjtor per dike qe u soll si kafshe me ndjenjat e tua. Te mos falesh eshte nje e drejte legjitime emocionale, sepse ne dashuri, disa gjera jane thjesht te pafalshme
Kur dikush qe thoshte se te donte zgjodhi te te genjeje ne sy, te te manipuloje, te te tradhtoje apo te te thyeje dinjitetin, ai person nuk beri nje gabim. Ai beri nje zgjedhje. Ai e dinte saktesisht se sa do te dhembte dhe prape e beri, sepse ne ate moment, egoizmi i tij vlente me shume se ti.
Te falesh dike qe te shkeli me vetedije nuk eshte dashuri; eshte ftese qe ta beje perseri, ai ose dikush tjeter, por kete here me lejen tende. Por te thuash "Nuk te fal" eshte akti me i larte i vetevleresimit. Eshte deklarata ku ti i thua tjetrit: "Ajo qe me bere ishte e pafalshme, dhe une vlej shume me teper se sa ky lemsh mizerie qe me bere te gelltis."
Kije ne mendje se ti mund te ecesh perpara edhe duke mos ndier e duke mos pranuar dicka. Miti me idiot qe ekziston eshte se po nuk fale, do te mbetesh "i bllokuar". Kush e thote kete, nuk njeh forcen e egos dhe te krenarise se shendetshme. Ti mund te ndertosh nje jete te jashtezakonshme, te kesh sukses te frikshem, te dashurosh serish me pasion dhe te jesh plotesisht i qete, duke e lene ate person ne koshin e plehrave te kujtimeve te tua, te pafalur perjetesisht.
Paqja nuk vjen nga falja, por vjen nga inteligjenca dhe indiferenca: Suksesi me i madh nuk eshte ti thuash tjetrit "te kam falur", por te arrish ne piken ku kur degjon emrin e tij, nuk ndjen me asgje. Thjesht nje zero absolute. Maksimumi neveri. Mbyllja e kapitullit nuk kerkon lejen e tyre: Nuk ke nevoje per biseda sqaruese, per lot pendese nga ana e tyre apo per perqafime lamtumire. Ti e mbyll deren sepse vendos ti, jo sepse u rregulluan gjerat.
Sherimi eshte privat: Ti mjekon plaget e tua. Atij qe i shkaktoi ato nuk i takon asnje pjese nga procesi yt i sherimit, e aq me pak clirimi nga faji permes faljes tende. Nese te kane trazuar shpirtin dhe te kane thyer ne menyra qe vetem ti e di, mos kerko force per te falur. Kerko force per te ecur para.
Disa njerez meritojne te mbeten thjesht nje mesim i rende dhe nje dere e perplasur fytyres. Ti nuk i detyrohesh askujt nje mundesi te dyte, apo nje falje. I detyrohesh vetes tende vetem nje gje: te mos lejosh kurre me askend te te ule ne ate nivel. Ec perpara dhe leri te kalben ne fajin e tyre, pa i fale kurre!
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal