Blog / A eshte tradheti, te kerkosh kohe dhe hapesire ne nje lidhje?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Nuk ja beja vetes kete pyetje kur ish e dashura ime me kerkoi pak kohe qe te merrte veten, sepse gjithcka mu duk normale atehere ne ate kohe.

Por e kam thene tashme nje milion here. Kush ka nevoje per pak hapesire dhe pak kohe ne nje lidhje, do te thote se ka nevoje tia beje dikujt tjeter (madje mund ta kete bere tashme).

E gjithe kjo bisede per te marre nje pushim per te menduar dhe gjetur veten, eshte vecse nje marrezi. Ajo qe ata njerez duan vertete, eshte te gjejne veten ne krevatin e dikujt tjeter. Pushimi eshte vetem nje justifikim per te mos u ndjere fajtore duke ja hape kembet dikujt tjeter.

Nese vajza apo djali me te cilin je ne lidhje kerkon per pak hapesire, atehere jepja ate cka ka nevoje; te gjithe hapesiren e mundshme, dhe japi fund lidhjes. Nevoja per hapesire eshte fundi i lidhjes

"Kam nevoje per pak kohe", eshte ne te vertete nje kod per "Kam nevoje ta bej me dike tjeter pa u ndier fajtor". Skenari me i keq, nese shoku tradhetar eshte aq i mire sa nevoje per kohe te zgjasi teper, dhe ti te qendrosh aty me qiri ne dore.

Ki pak respekt per veten. Jepi fund lidhjes dhe ec perpara. Nuk ka kuptim dhe as qe i kuptoj njerezit qe hyjne e dalin ne nje marredhenie. Eshte qesharake. Sa here rreshqet ne te njejtin akull? Pafundesisht, derisa akulli te shkrije. Ose ti te largohesh nga aty. Mos e perserit te njejtin gabim pa pushim. Marredhënia mori fund. Nuk ka asnje vazhdim, nuk ka asnje vazhdim dhe mos u perpiq ta "riimagjinosh" ate 10 vjet me vone. Eshte nje ide e ndyre qe vjen nga Hollywood-i dhe ata djem shpenzojne qindra miliona per ato katrahura vetem qe ti te blesh bileten te shkosh ne kinema.