Narcizem / A kane narcistet frike qe do ekspozohen?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Cdo gje qe nje narcist ben ne jete, cdo veprim, manipulim, genjeshter, vendime te cmendura, ka nje motiv: Per te qendruar i fshehur!

Per te, kjo ceshtje eshte jete a vdekje. Sepse te ekspozohesh, eshte nje vdekje e sigurt. Ata e dine thelle se nese e verteta do te dilte ne shesh, jeta sic e dine ata do te kishte perfunduar. Sepse jane te verteta kaq te pabesueshme te neveritshme saqe as vete nuk mund t'i perballojne - rreth vetes tyre.

Trazirat e vazhdueshme ne te cilat jetojne keta njerez, e kam kuptuar vete, qe nuk jane domosdoshmerisht te qellimta per te demtuar dike. Por eshte per te larguar vemendjen prej tyre me cdo mjet te nevojshem. Dhe nese ndodh qe te jeni te dobishem per keto qellime, atehere ata do t'ju perdorin per ti arrite ato. Nuk ka absolutisht asnje ndryshim per ta se kush je ti - por eshte e qarte dhe e qellimshme dhe ata e dine mire se cfare po bejne.

Eshte nje loje demonike e "Hey, kush eshte atje?" Dhe kur njerezit kthehen per te pare se kusheshte atje - qe jeni ju, ata [narcistet] ikin dhe fshihen. Kur kthehesh per t'i pare, nuk ka mbetur gje tjeter vec pluhurit ku qendruan. Ata jane me se te gatshem te sakrifikojne kedo qe u nevojitet per te qendruar te fshehur.

Te gjitha grindjet e tyre te pakuptimta, akuzat, zhvendosja flagrante e fajit, drejtimi i gishtit, fjalet e lidhura se bashku qe nuk perputhen, kane per qellim te bejne nje gje: te vendosin fokusin tuaj ne cdo gje tjeter pervec tyre. Nese refuzoni t'i ndiqni ne ate vrime lepuri dhe qendroni te vendosur ne mbajtjen e tyre te pergjegjesive per veprimet e tyre, do te shihni cfare fshihet prapa maskes. Ata do te perdorin cdo arme ne arsenalin e tyre kunder jush. Nese mund te arrini deri ne fund te gjithckaje, atehere do ti nhihni me te vertete se kush jane: ata do te ekspozohen!

Por kujdes, se do te perdorin dhune fizike nese duhet. Por ajo qe do te arrini te kuptoni eshte kjo: ata, qe dukeshin kaq te fuqishem dhe konfuzues dhe ne kontroll, jane thjesht femije te vegjel qe kane shurruar pantallonat para te gjitheve e rrijne te frikesuar se do i shohin.