A na dashuron partneri?
Para shumë kohësh

Bota eshte e mbushur me burra dhe gra, djem e vajza qe gjithmone kerkojne lidhje dashurore - edhe pa dashuri. Ka gjithmone edhe nje arsye tjeter per te qene ne lidhje, pervec dashurise.
Por si ta kuptojme nese jemi me personin e duhur? Kerkon vetem pak mendje... Dikush tjeter mund te sjelli me shume, por une kam arrite ne ne nje liste permbledhese duke u bazuar ne lidhjet e mia apo ne bisedat me miqte e mi.
- Respekti
Kur nuk ka dashuri, nuk ka respekt. Ne mbremje, ne party, ne kafe, ne rruge, sjelljet e pahijshme dhe te parespekshme tregojne se nuk ka dashuri.
- Konsiderata
Kur nuk ka dashuri, nuk konsiderohen nevojat dhe limitet e partnerit. Partneri do vendosi ca kushte te pashkruara qe i japin qetesi e siguri e kur ato nuk merren parasysh, ka gjasa te mos kete dashuri ne mes.
- Premtimet e thyera
Shume cifte nuk bejne premtime kurre. Ndoshta ngaqe i tremben mospermbushjes se tyre dhe kur premtimet nuk mbahen - nuk ka vertetesi e kur nuk ka vertetesi, nuk ka dashuri.
- Moskorigjimi gabimeve
Gabimet jane te natyres sone, dhe ne te njejten menyre ato edhe e lendojne natyren e ndjenjat tona. Te lendosh partnerin dhe te mos i kerkosh falje eshte treguesi me i mire i mungeses dashurise.
- Abuzimet
Ndihesh se partneri jot/e abuzon me ty psikologjikisht, seksualisht, fizikisht apo menderisht? Abuzon me oraret e tua? Kushtet e tua? Aty nuk ka dashuri...
- Refuzimi per te komunikuar
Komunikimi eshte celesi i suksesit te lidhjes, dhe eshte menyra e vetme dhe me e sigurte per te zgjidhur problemet. Problemet vijne gjithmone nga natyra a rrethanat e moskuminiki, duke mos kerkuar qartesi dhe qetesi, tregon se nuk ka dashuri.
- Perseritja e gabimeve
Tradhetia eshte e gabuar. Edhe genjeshtra. Ato vijne per te justifikuar dicka tjeter dhe kur perseriten, do te thote se lidhja nuk mjafton me. E nje lidhje e pamjaftueshme domosdo nuk ka dashuri.
- Mosperpjekja per me shume
Njerezit jane qenie ne evolim. Edhe lidhjet. Njeriu supozohet te jete gjithmone ne perpjekje per tu permiresuar mentalisht e fizikisht e edhe lidhjet supozohet te sjellin gjithmone me shume argetim e kur kjo ndalon - nuk ka interes. E nuk ka as dashuri kur nuk ka interes.
- Te qenit i zene
Si nena qe ben kohe per femijen ashtu edhe partneret duhet te gjejne kohen per njeri-tjetrin. Qendrueshmeria e lidhjes varet edhe nga koha e dedikuar dhe nuk ka dashuri kur nuk punohet per te pase dicka te qendrueshme.
- Distanca
Nese ndodh qe partneri te largohet aq me shume qe ne afrohemi, kjo do thote se po fiton siguri mbi ne duke na trajtuar si te fituar. Cmimi fitohet. Dashuria nuk eshte cmim. Distanca tregon se nuk ka dashuri.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka