Arma me e forte per te luftuar nje grua

Arma me e forte per te luftuar nje grua

Kur je ne te 30-at e tua, misteri i te panjohures dhe fakti qe ben jeten tende, te ben shume terheqes per grate e rritura. Je si nje vakt i plote, i bollshem, i fresket mbi te gjitha, dhe qe ajo mendon se mund te te haje kur te doje a kur te kete uri. Nuk jemi me ne kohen e lojerave te gjimnazit, ku mesazhet e koduara dhe shikimet e fshehura zgjasnin me muaj. Grate e pjekura, ato qe kane ndertuar identitetin e tyre, qe mbajne tatuazhe ne lekure dhe stoli te shtrenjta ne duar, nuk kane kohe per te humbur. Ato nuk kerkojne princin mbi kale te bardhe qe tu dhuroje akullore e tu shkruaje poezi dashurie; ato kerkojne nje burre qe di cfare deshiron dhe ka guximin ta marre ate. Dhe ato japin shenja te qarta per nje mashkull qe kupton. Sepse ne kete moshe, sekreti i terheqjes nuk qendron te premtimet e romances, te qerasjet, apo tek gjestet e habive, por te dicka shume me primitive dhe e fuqishme: tensioni, dhe qartesia.

Shpesh, djemt ngaterrohen nga sjellja e dyanshme e nje gruaje. Ne nje ambient zyrtar, profesional apo nen vezhgimin e te tjereve, ajo mund te mbaje nje distance te ftohte, te shmange kontaktin me sy dhe te sillet me nje formalitet te prere. Megjithate, po i njejti person, ne nje kontekst me te lire shoqeror apo jashte atij territori, diku ne kafe a ne rruge ne nje tjeter lagje, shfaqet krejtesisht e hapur dhe komunikuese. Ky ndryshim nuk eshte konfuzion; eshte kontroll i vetedijshem. Nje grua e pjekur e mbron privatesine dhe hapesiren e saj me fanatizem. Ajo i ndan qarte rolet e perditshmerise nga deshirat personale. Kur nje djal i ri perpiqet te krijoje afrimitet apo te dergoje sinjale ne nje terren te gabuar ose te detyruar, reagimi i saj i pare eshte te ngreje nje mur ftohtesie. Ajo percjell nje mesazh te qarte: Nese kerkon te hysh ne boten time, duhet te gjesh kodin dhe ambientin e duhur.

Si ndizet nje "marredhenie zjarri" me nje grua qe te jep sinjale mikse? Nese qellimi yt nuk eshte nje histori tradicionale dashurie, por nje marredhenie e bazuar te pasioni dhe tensioni i ndersjelle, strategjia e afrimit duhet te ndryshoje nga cka tregojne filmat. Gjestet e tepruara romantike apo perkujdesja e vazhdueshme shpesh dergojne sinjalin e gabuar, ate te nje njeriu qe po kerkon me ngulm nje lidhje zyrtare. Por nje marredhenie pasioni ushqehet me elemente krejt te tjera:

Zevendesimi i miresjelljes, me intensitet.

Ne vend te buzeqeshjeve te detyruara formale apo bisedave te siperfaqshme, komunikimi duhet te bazohet te nje prani e sigurt. Nje shikim i prere dhe i vendosur deshmon vetebesim dhe tregon se ti e sheh are pertej rolit te saj te perditshem.

Zgjedhja e terrenit te duhur.

Levizjet e verteta behen gjithmone aty ku njerezit jane te zhveshur nga detyrimet dhe rolet sociale, pra ne nje ambient te trete, neutral, ku te dy palet ndihen te barabarte dhe te lire nga syri kritik i rrethit te tyre te ngushte ( fqinje, kolege, etj ).

Qartesia pa dorashka.

Asgje nuk eshte me terheqese per nje grua te rritur sesa nje burre qe ka guximin te artikuloje ate qe ekziston ne ajer, duke thyer tensionin e heshtur. Kur krijohet momenti i duhur jashte konteksteve formale, thjeshtesia e te qenit direkt funksionon si nje magnet: "Me pelqen ky kontrasti ne sjelljen tende... Ndonjehere je kaq e distancuar dhe here te tjera kaq e hapur. Kjo dinamike krijon nje tension shume interesant. Une e kam jeten time dhe ti tenden, por do te me pelqente shume ta pinim nje gote bashke nje mbremje, pa rregulla te paracaktuara dhe pa e komplikuar shume." Ky lloj formulimi, qe jo domosdo duhet te jete kaq i zgjeruar dhe kaq letrar, funksionon sepse vendos kufij te shendetshem qe ne fillim. Permendja e faktit qe secili ka jeten e tij i ben te qarte asaj qe nuk po kerkohet nje drame apo nje premtim afatgjate, por nje histori sekrete dhe e izoluar nga bota zyrtare. Fjalet "pa rregulla" jane pikerisht gjuha qe kupton pasioni.

Respekti ndaj pergjigjes.

Kur veprohet me kete lloj qartesie, situata sqarohet shpejt dhe me dinjitet. Grate e rritura i kapin sinjalet menjehere. Nese ekziston nje deshire e perbashket per te eksploruar ate zjarr, ftesa do te pranohet. Nese ajo terhiqet apo mban perseri distance, mesazhi eshte po aq i qarte. Nje burre me vetebesim e respekton ate kufi dhe terhiqet pa krijuar tension te metejshem, duke mbajtur dinjitetin e nje njeriu qe thjesht pati guximin te hidhte shkendijen e pare.

Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.