Ata qe sdijne te dashurojne
Para shumë kohësh

Ne fillim, ndihemi sikur kemi gjete dike qe se kene pase kurre ne jete, se ne fund te fundit, ata jane ndryshe nga te gjithe shoket e shoqet e klases apo te palestres. Ndryshe nga cdokush tjeter. Lehtesisht te dallueshem.
Ata na mbushin vazhdimisht me dhurata domethenese dhe me vemendje, aq shume vemendje ne nje dite dhe gati aspak vemendje te nesermen dhe kjo sjellje behet nje trend. Ne shume habi, ata rrefejne gjithcka qe ne u kemi rrefyer per veten fillimisht, thuajse te njejtat ngjarje, gati duken si kopjime.
Ne kemi perdite pyetje qe ja bejme vetes nese eshte realisht ne nje lidhje eskluzive edhe pse cdo takim nuk duket aspak si e tille. Ne e pyesim cdo dite veten nese ata na duan ashtu sic thone apo ashtu sic sillen.
Ata nuk i mbajne premtimet, ose harrojne se cka kane thene te djeshmen. Ne ndihemi sikur duhet te dokumentojme gjithcka atyre u nxjerr goja per te provuar qe nuk po cmendemi, sepse do ndihemi ashtu shpesh.
Ata bejne plane por nuk i ndjekin, u ndryshon mendja shpesh ose jane shume te pavendosur per te bere gjera me ne, sidomos nese ato gjera i kemi planifikuar ne ndoshta kohe me pare.
Ata kerkojne favore prej nesh, me shume se ckerkojme ne dhe nuk jane thjesht favore, por zakonisht jane vepra qe ata duhet ti bejne vete.
Ata perdorin telefonin ne cdo kohe edhe kur nuk duhet, e kur i pyesni me ke po flasin, ata irritohen, argumentojne, por nuk pergjigjen kurre sic duhet.
Ata zakonisht nuk pyesin gjera personale, gjera per tu njohur me mire, nuk pyesin me shume se "nga je" apo "ku jeton".
Ata flasin pafundesisht per veten por nuk thone asgje... te respektueshme? Admiruse?
Ata nuk postojne ne rrjete sociale rreth nesh. Duket superficiale te jemi ne lidhje me ata. Ata genjejne per gjera te vogla. Ata zmadhojne gjithcka qe nuk u pelqen per te filluar argumente. Ata gjitmone ne akuzojne sikur ankohemi kur duam te flasim per ndjenjat tona. Cdo teme sillet gjithmone rreth tyre dhe si ndihen ata. Na bejne te ndihemi si opsione. Ata kane me shume shoqeri te seksit te kundert. Shumica e gjerave qe flasin na duken gjithmone te pabesueshme. Ata perdorin arsye idiote per te jusitikuar gabimet e tyre dhe faji na kalon ne. Ata distancohen, zhduken, pastaj kthehen prape pas nje heshtjeje te gjate dhe ne as qe e kuptojme ca dreqin ndodhi vecse lendohemi vazhdimisht. Ne ndihemi si objekte, qe smund te ndiejme opsione negative perndryshe cdo problem na atribohet ne.
Keta persona, dhe cdo lidhje qe krijohet me ta, do jete gjithmone - nje fasade!
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka