Cfare te bej nese e dashura ime e re, nuk eshte e virgjer?

Cfare te bej nese e dashura ime e re, nuk eshte e virgjer?

Ka pyetje te tilla, pyetje si kjo qe do perpiqem ti pergjigjem, qe kur e degjoj, me bejne te vras mendjen se cilat jane opsionet e mia. Filloj ti mendoj dhe nuk e di se cilat jane, nuk mundem reaisht te gjej disa opsione te ndryshme ne kete situate. Por prapeseprape, ndoshta gjithcka varet nga personi qe ngre pyetjen, nga shkollimi, nga feja, nga cfare ka mesuar ne familjen ku eshte rrite e cfare jane mendesite apo prishmerite e tij.

Per mua virgjeria nuk ka qene kurre nje kerkese specifike apo kusht qe nje vajze te mund te filloje nje lidhje me mua. Virgjeria ka tendence me se shumti te jete me rendesi ne persona te rinje ne moshe dhe te pa "rrahur" me shume probleme, apo persona te rrahur me shume probleme por te paafte (ose te pafat) per te zgjidhe probleme qe i perkasin kesaj ceshtje, ose persona paktikante religjioze per te cilet virgjeria eshte pertej shpimit te cipes por edhe pertej epsheve seksuale - deri ne martese. E thene me fjale te tjera, per me teper, virgjeria mund te jete nje problem per djem pa eksperience te cilet frigesohet qe mund te mos dijne mjaftueshem per te mbajte interesin e nje vajze jo te virgjer; apo nje problem per djemte e frymes religjioze per te cilet eshte imorale bashkimi dhe njesimi me dike qe nuk ndjek te njejten kushtetute moralesh.

Nese problemi eshte eksperienca; nuk ka shume per te thene pervecse vete e mirekuptoj. Djali gjithmone do ndihet ne disavantazh dhe e vetmja zgjidhje eshte komunikimi, dhe sinqeriteti i vajzes. Komunikim, bisede, komunikim dhe bisede rreth frikerave dhe pasigurive. Cifti duhet te bisedoje me njeri-tjetrin rreth cdo gjeje qe i shqeteson dhe qe kane nevoje ti beje te lumtur, duke qene te hapur, dhe jo [para]gjykues.

Nese problemi eshte morali; atehere prape mund te jap te njejte keshille. Komunikim! Te flitet rreth pritshmerive. Djali gjithashtu mundet (duhet) ta degjoje dhe ta kuptoje vajzen rreth arsyeve dhe mendesive qe e kane cuar ate ne humbjen e virgjerise me nje djale me te cilin sot ajo vajze padyshim nuk eshte me. Djali duhet te dije edhe te mirekuptoje e te fali, dhe te kuptoje se gjithcka ka ndodhe ne jete perpara, eshte e pavlere dhe ashtu duhet te jete, ne krahasim me nje lidhje te re dhe me qellime te sinqerta qe sapo ka filluar.

Sepse djemte qe smund te falin gabime dhe imperfeksione te ketij lloji, atehere ata sdo mund te kene kurre nje lidhje te mire me nje vajze jo te virgjer. Mbyllja e nje lidhjeje qe con ne merzi dhe lote, para se ajo te filloje, eshte nje keshille qe nuk ka nevoje te jepet as te merret.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.