Checklista e Nuses
Dje, 20:23
Nese po njeh nje vajze dhe diku ne nje cep te qete te mendjes tende, e imagjinon si nusen tende nje dite, kjo eshte gje e bukur. Do te thote qe nuk po luan dhe po mendon seriozisht. Por serioziteti kerkon standarde, jo emocione te momentit, e sidomos jo vetem kimi.
Cdo burre qe mendon per martese duhet te kete kriteret e veta. Jo kriteret e shokeve, te Instagramit, te botes. Sepse martesa nuk eshte prove tremujore qe e kalon me noten 5 te lodhur. Martesa eshte ndertim jete dhe jeta nuk ndertohet me "mjafton".
Shpesh ne mashtrohemi nga ndjesia, nga terheqja, nga ideja e asaj qe mund te behet me vone. Por karakteri nuk ndertohet pas dasmes - njeriu veshtire te behet versioni i tij me i mire pasi martohet. Ka tipare qe duken te vogla ne fillim, por me kohe behen themele qe cahen, nga sfidat qe do vijne dhe sakrificat qe duhet te behen. Ka sjellje qe sot duken si detaje, por neser kthehen ne model.
Nese kjo liste, qe une e kam punuar komplet sipas idese time, duke u bazuar ne ato cka vete kam pare, te duket e gjate ose kerkuese, atehere eshte ne rregull, cdokush ka listat e veta. Por martesa nuk eshte aventure dyvjecare me foto te bukura dhe kujtime sezonale, por eshte vendim jetesor, eshte kontrate morale. Gjithashtu eshte zgjedhje qe prek gjithcka: paqen tende, femijet e tu, drejtimin e familjes tende.
Sic ajo ka te drejte te zgjedhe burrin qe deshiron, edhe ti ke te drejte te zgjedhesh gruan qe do te qendroje ne krahun tend, jo vetem ne dite te mira, por ne cdo stuhi. Prandaj me poshte nuk do te gjesh pyetje provimi. Do te gjesh shenja; shenja qe duhen pare heret. Sepse disa gjera falen, disa permiresohen, disa edhe tolerohen, por disa paralajmerojne qarte se rruga nuk eshte e perbashket.
1. Mban veshje provokuese
Nje vajze qe vazhdimisht kerkon vemendje permes trupit te saj, ngre nje dileme te madhe: si do vishet ajo kur te martohet? Martesa kerkon siguri dhe dinjitet, jo konkurence per syte e huaj. Cdo veshje qe thote "me gjuaj", eshte e ndaluar per nje zonjushe te zene.
2. Pi cigare
Cigarja nuk eshte vetem nje zakon dhe shpenzim i panevojshem, por eshte mungese disipline ndaj vetes. Nese ajo nuk kujdeset per trupin e saj, si do kujdeset per trupin tend apo familjen tende, neser?
3. Pi alkool
Ndoshta alkool pi cdokush. Por alkooli ul kontrollin, vigjilencen, dhe rrit kaosin. Madje ndonjehere, con edhe ne gabime qe nuk falen dot pasi alkooli e humb efektin. Shtepia ka nevoje per qetesi, jo per festa te vazhdueshme.
4. Ka shume shoke djem
Energjia emocionale qe investohet jashte lidhjes, shpesh dobeson ate qe investohet brenda. Djemve nuk u intereson shoqeria me femrat e zena; ata jane ne pritje te semaforit dhe do nisen qe me drite te verdhe.
5. Ka pak shoqe vajza
Nese ajo nuk mban dot marredhenie te shendetshme me vajza te tjera, problemi rralle eshte tek te tjerat. Stabiliteti shoqeror reflekton stabilitet emocional.
6. Ka shume isha
Virgjeria eshte "luks i mesjetes". Por modeli perseritet, numrat e pare mesohen veshtire pastaj te tjeret rrjedhin natyrshem. Cdo lidhje ka plaget e veta; 0 dhe 1-shi jane hyjnor, 2-shi dhe 3-shi jane njerezor; dhe cdo numer tjeter shoqerohet me pikepyetje.
7. Mendon keq per ishat
Nese te gjithe kane qene toksik dhe perbindesha, prit rallen tende. Menyra si ajo flet per te kaluaren e saj, parashikon si do flase neser per ty ne syte e botes, por edhe si do jete me ty jashte syve te botes. Cdo urrejtje dhe mallengjim, kerkon vemendje.
8. Te krahason me ishat
Krahasimi i vazhdueshem minon respektin dhe vleresimin; nje burre nuk duhet te ndjehet i papershtatshem ose ne gare brenda shtepise se tij, sepse kjo krijon pasiguri dhe tension te perhershem.
9. Zgjedh karrieren para familjes
Ambicia eshte e bukur, suksesi ne profesion eshte seksi dhe parate - kush nuk i do? Por kur familja behet opsionale, ndizet alarmi. Prioritetet tregojne drejtimin e jetes dhe "familja", duhet te jete e para.
10. Kerkon vemendje
Nese cdo moment ajo eshte duke postuar, ndoshta jeta reale nuk mjafton per te. Martesa kerkon intimitet dhe jo audience.
11. Poston foto per pelqime
Nese vleresimi i saj matet nga pelqimet qe merr ne rrjete sociale, atehere partneri behet thjesht nje ndjekes. Nje vajze qe do kete nje familje, nuk kerkon miratim publik per lukun e saj.
12. Nuk pranon gabimet
Kur nuk mban pergjegjesi per gabimet e tua, nuk rritesh. Por edhe kur pretendon se nuk ben kurre gabime, as atehere nuk rritesh. Te besh dhe te mesosh, eshte jeta.
13. Mendon per boten
Martesa kerkon force, jo mentalitet viktime. Kerkon fokus. Kerkon te mos ndjekesh rrymen. Te mendosh per boten pa pase veten ne fokus, eshte e rrezikshme.
14. Nuk pranon gjykimet
Kur lotet perdoren si arme, dhe heshtja si denim, keto jane armet e kontrollit ne dashuri. Gruaja e drejte dhe e pjekur, mban pergjegjesi ndaj gjykimeve qe i behen brenda familjes.
15. Nuk pranon kufijte tua
Martesa kerkon lidhje, lidhja ndertohet mbi respekt, e respekti fillon me kufinje.
16. Nuk pranon kritikat
Nese nuk di te pranoje reflektim dhe kritika konstruktive, nuk ka mundesi per permiresim; egoja e madhe eshte armik i bashkejeteses, sepse nuk lejon rritje te perbashket dhe zgjidhje te problemeve.
17. Ben flirte te pafajshme
Flirti i vazhdueshem kur je ne lidhje minon besimin. Besimi nuk ndertohet me "ishte shaka", por me bindje dhe dedikim.
18. Keq menaxhon financat
Borxhe, impulse, mungese planifikimi. Martesa eshte edhe projekt ekonomik, me shume se dashuri dhe femije.
19. Ve imazhin para stabilitetit
Luks per sy, boshllek ne thelb. Prioritetet tregojne maturine dhe nje grua jo stabile nuk eshte e ngrohte per familjen nese pavaresisht imazhit qe ka ne publik.
20. Nuk ka disipline personale
Pa rutine, pa perkushtim ndaj vetes dhe pa qendrueshmeri, nje marredhenie serioze nuk mund te funksionoje; martesa kerkon struktura qe te mbajne shtepine dhe jeten familjare ne ekuiliber, jo kaos te perhershem.
21. Ka histori tradhtish
E kaluara nuk zhduket me premtime te thjeshta, dhe nje besim i thyer shpesh shfaq modele sjelljesh qe perseriten; nese nuk ka rrefim dhe reflektim te sinqerte, historia e saj eshte nje paralajmerim per ate qe mund te ndodhe ne te ardhmen.
22. E konsideron martesen si burg
Kur nje grua e sheh martesen vetem si kufizim ose detyrim, ajo e perjeton cdo kompromis dhe pergjegjesi si sakrifice te hidhur; martesa kerkon deshire dhe perkushtim, jo tolerim te detyruar.
23. Kerkon komfort financiar
Dashuria nuk eshte kontrate sponsorizimi dhe marredhenia nuk duhet te bazohet vetem ne sigurimin e komfortit material; partneriteti i vertete eshte reciprok, ku te dy kontribuojne dhe investojne ne jeten e perbashket.
24. Ka marredhenie te keqe me familjen e saj
Konfliktet e pazgjidhura me familjen e saj shpesh perseriten brenda lidhjeve te reja; modeli i marredhenieve qe ka pare dhe jetuar formon menyren si ajo ndervepron me partnerin dhe tregon aftesine e saj per kompromis dhe respekt.
25. Teston xhelozine
Loja me ndjenjat nuk eshte flirt, eshte pasiguri. Nje burre kerkon qetesi, jo prova force.
26. Ndryshon personalitetin
Kur ajo ndryshon menyren se si sillet varesisht nga kush eshte prane, nuk e kupton dot kush eshte ne te vertete; pa qendrueshmeri, nuk krijohet siguri brenda marredhenies.
27. Nuk eshte miqesore
Nese tradhton ose lendon shoqet e saj, si mund te besohet se do te jete besnike ndaj teje? Besnikeria eshte shenje karakteri, jo vetem nje sjellje momentale.
28. Ka kaos emocional
Kur drama behet rutine dhe tensioni eshte menyre jetese, paqja behet e huaj dhe marredhenia nuk mund te kete stabilitet; martesa ka nevoje per qetesi, jo per rremuje te vazhdueshme.
29. Ka drama
Nese ajo gjen kenaqesi ne konflikt dhe situata dramatike, kjo e lodh shpirtin tend dhe e ben cdo situate te thjeshte te nderlikuar; nje marredhenie e shendetshme kerkon stabilitet dhe qetesi emocionale.
30. Mbiperdor rrjetet sociale
Kur telefoni, rrjetet dhe vemendja publike kane prioritet mbi jeten reale, intimiteti zhduket dhe marredhenia behet me shume spektakel sesa lidhje e vertete.
31. Mendon keq per fene
Edhe nese nuk je fanatik, percmimi ndaj besimit ne Zot tregon mungese respekti per vlera me te medha se vetja. Martesa ndertohet mbi parime, jo mbi emocione, dhe cdo mendim me konotacion pozitiv dhe jo ironik, eshte i mire.
32. Nuk eshte largpamese
Pa vizion dhe plane afatgjata, cdo vendim behet i rastesishem dhe lidhja nuk mund te ndertohet mbi themele te pasigurta; martesa eshte projekt dhe jo improvizim.
33. Perdor intimitetin per manipulim
Kur intimiteti perdoret si shperblim ose denim, lidhja behet mjet kontrolli dhe jo bashkejetese; kjo shkaterron besimin dhe afeksionin qe duhet te jete baza e marredhenies.
34. Nuk konsideron kohen tende
Vonesat, mungesa e konsiderates dhe indiferenca ndaj kohes tende tregojne mungese respekti; koha eshte nje element thelbesor qe mbart besimin dhe harmonine brenda shtepise.
35. Nuk vlereson perkushtimin tend
Kur perpjekja jote merret si e mireqene, motivimi dhe deshira per te investuar ne lidhje veniten; njohja e sakrificave dhe angazhimeve eshte themeli i cdo marredhenieje te qendrueshme.
36. Nuk i do rolet tradicionale
Nese tallet me rolet ose zgjedhjet tua, do te tallet edhe me angazhimet e perbashketa; respekti per dallimet dhe perkushtimet eshte kyc per bashkejetese harmonike.
37. Nuk ka empati
Pa aftesi per te kuptuar ndjenjat e tua, cdo konflikt shnderrohet ne lufte dhe marredhenia lodhet; ndjeshmeria dhe kujdesi per emocionet e te tjereve mban lidhjen gjalle dhe funksionale.
38. I jep shume rendesi shoqerise
Kur prioritetet e saj jane miqte dhe nuk je ti, kjo tregon mungese perkushtimi; ne nje marredhenie serioze, partneri duhet te jete ekipi yt i pare dhe me i rendesishem.
39. Ka konflikt te vazhdueshem ne cdo lidhje
Nese cdo histori me isha, shoqe, kolege, eshte e mbushur me debate dhe mosmarreveshje, modeli i saj i brendshem mund te jete konfliktual; kjo mund te perseritet edhe ne lidhjen me ty.
40. Debaton per ego
Kur debati behet duel egoje dhe jo per permiresim te perbashket, marredhenia shnderrohet ne arene; martesa nuk eshte loje force, por bashkepunim.
41. Nuk do te permiresohet
Mosdeshira per rritje personale vret zhvillimin e lidhjes; dy njerez duhet te rriten bashke, duke nxitur njeri-tjetrin drejt versionit me te mire te vetes.
42. Genjen per te shkuaren
Genjeshtrat per te kaluaren minojne besimin, dhe e verteta gjithmone del; pa transparence, lidhja nuk mund te kete themele te forta.
43. Eshte emocionalisht e paqendrueshme
Luhatjet e forta te karakterit, pa vetedije, krijojne pasiguri te vazhdueshme, duke e bere ambientin emocional te femijeve dhe partnerit te paqendrueshem; stabiliteti eshte themeli i familjes.
44. Nuk di te kerkoje falje
Pa aftesi per te kerkuar falje dhe per te pranuar gabimet, konfliktet grumbullohen dhe marredhenia ngurtesohet; perulesia dhe pendesa jane ajo qe mban ciftin, dashurine, dhe shtepine, ne kembe.
45. Ka mentalitet "me mire vetem se kompromis"
Kur nuk pranon kompromis te shendetshem, egoizmi e ben bashkejetesen te pamundur; martesa eshte dhenie dhe marrje, jo dominim i vazhdueshem.
46. I mungon modestia
Krenaria e tepruar dhe mungesa e modestise largon respektin dhe besimin; kurse modestia krijon harmoni dhe bashkepunim, duke lejuar marredhenien te lulezoje.
47. Te percmon ne publik
Nese nuk te mbron dhe nuk te respekton para te tjereve, atehere ti nuk je partner por je objekt talljeje; respekti publik eshte reflektim i respektit privat dhe marredhenies se brendshme.
48. Ka standarde te dyfishta
Kur ajo lejon per veten ate qe nuk pranon per ty, krijohet pabarazi dhe tension i vazhdueshem; drejtesia dhe reciprociteti jane baza e besimit.
49. Nuk e sheh martesen si sakrifice reciproke
Nese kerkon vetem perfitime pa dhene asgje, lidhja behet njeanshme; martesa eshte bashkepunim, jo bilanc egoist.
50. Nuk te jep paqe
Ne fund te listes, si permbledhje e te gjitha tipareve te lartpermendura, kjo eshte prova me e qarte; nese prane saj nuk ke qetesi dhe gjithmone ndihesh ne tension, ajo nuk eshte shtepia jote dhe lidhja nuk do te jete vendi ku mund te rritesh, te lulezosh, dhe te ndihesh i plotesuar.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka