Ciftet qe nuk perputhen
Para shumë kohësh

Ka shume gjera qe ciftet duhet te perputhen ne to per ta bere nje lidhje funksionale dhe afatgjate. Partneret duhet te terhiqen fizikisht, te shkojne mire, te kene te njejtat vlera morale, ndoshta edhe religjioze.
Kur e kupton se ti dhe zgjedhja jote shkoni mire, por thelle-thelle kupton se disa gjera nuk perputhen mes jush, ndoshta eshte koha per nje bisede te gjate. Eshte normale te mendohet se perputhja ka te beje me koneksionin, e duke qene pjeserisht e vertete, atehere vjen edhe komplikohet me shume si ceshtje. Kur flas per perputhje, nuk e kam fjalen per rrymat muzikore apo ngjyrat e preferuara, e kam fjalen per esencen e jetes, qe perkthehet, ne ku e sheh veten 10 vite me vone, 20, 30, e deri ne fund te jetes.
Perputhja eshte kush partneret jane, si individe, dhe si pasqyrohet ose sherbejne keto individ ne lidhjen e perbashket. Thomas Edwards, themelues i The Professional Wingman qe kam lexuar disa here por nje artikull me ka bere me shume pershtypje rreth perputhjes, ai mendon se "perputhja ne thelb ke te beje me vullnetin e partnereve per te shkuar ne te njejtin destinacion". Sipas Thomas, me fjale te tjera, perputhja eshte kuptim i gjere dhe gjithperfshires, dhe cdo njeri, qofshin edhe partnere, perputhjen e kuptojne ndryshe. Tani, mos-perputhja nuk do te thote se partneret duhet te ndahen, por sigurisht qe mosperputhja kerkon nje bisede te qarte. Te domosdoshme. Madje jo vetem qe kjo bisede mund edhe te qartesoje mosperputhjen, por mund te ndihmoje ciftin te jete me i lidhur se me pare.
Po si ta kuptojme nese ka ardhe koha per kete te famshmen "bisede te mosperputhjes"? Ka disa shenja te qarta. Une ikam permbledhe ne kater.
Vazhdojme me te paren:
1. Prioritetet nuk jane te njejta
E para dhe ndoshta me kryesorja shenje e mosperputhjes, eshte ne prioritetet e ndryshme qe partneret kane. Po cfare kupton dhe si duket kjo gje ne praktike? Sipas Thomas, autorit qe kam lexuar, mosperputhja shtrihet ne keto pika kryesore dhe te permbledhura:
- deshira per te qene i lidhur (pra me partner).
- deshira per te shkuar drejt marteses (si dhe planifikimi dhe ideja familjare).
- deshira per te jetuar afer pavaresisht sfidave.
Keto jane qellimet kryesore ne jete, te parat gjera qe duhet te jene te qarta ne cdo lidhje dhe nese partneret nuk jane ne te njejtat shina, atehere lirshem, nuk perputhen. Por nese partneret kane mirekuptim dhe bashkesi ne keto qellime, pra e kalojne kete faze, atehere vazhdojme me shenjen e dyte:
2. Partneret nuk bejne kompromise
Edhe pa marreveshje, kur partneret nuk duan te njejtat gjera, lidhja prape mund funksionoje. Por nese behet fjale per martese, femije, profesion apo studime jashte shteti, nese te dy partneret jane te prere ne qendrimet e tyre dhe keto qendrime jane te kunderta, heret a vone nje dite, do kete probleme nese nuk arrihet nje lloj kompromisi (sa me heret ne kohe aq me mire).
Shenja me e dallueshme per te dite nese partneret nuk perputhen, eshte kur ata nuk jane te gatshem per te ndryshuar asgje ne jeten a qofte ne perditshmerine e tyre pavaresisht demit qe ajo gje duket se po ben. Thomas, ne shkrimet e tij, thote se ka pase kliente te cilet praktikojne besime te ndryshme a profesione te ndryshme ose jane raca te ndryshme por ata jane ne gjendje shume mire te jetojne bashke. Por nese ka nje kufi te ndertuar mes parimeve te partnereve dhe asnjeri nuk tenton ta ndryshoje ate kufi, atehere kjo ngecje e provon mosperputhjen. Perndryshe, kur njeri nga partneret eshte ne gjendje ta kaloje edhe kete faze, atehere vazhdojme me shenjen e trete:
3. Zenkat nuk mbarojne kurre
Fatkeqesisht, nje tjeter shenje e partnereve qe nuk perputhen, eshte kur zihen here pas here per te njejtat shkaqe, dhe asgje e mire nuk ndodh vec perseritje. Te gjitha ciftet kane zenka, por nje cift qe deshiron te perputhet, duhet te perpiqet ti zgjidhi problemet bashke dhe te gjeje nje mesatare ku te dy bashkejetojne te lumtur. Dhe nese partneret jane ne gjendje ti hellin menjane zenkat dhe te perpiqen te shohin perpara duke e kenaqe njeri-tjetrin, te dy nga pak, na mbetet te vazhdojme me shenjen e katert:
4. Instiktet tregojne se dicka nuk shkon
Pavaresisht se cfare pikture e bukur duket lidhja, gjithmone ka pika grindjeje dhe pakenaqesie mes partnereve. E sa me shume qe lidhja rritet, edhe mosperputhjet rriten sepse dy njerez nuk jane kurre identike, sado te ngjashem duken a edhe ne qofshin klone. Ata rriten ne pune, rriten ne shoqeri, rriten komplet ne jete e perballja me sfida te ndryshme nxjerr ne pah mosperputhje. Ndoshta nje mendim ne ndergjegje, megjithate, te thote se gjeja nuk do zgjasi. Pjese e veshtire e mosperputhjes, eshte se ti prape e do partnerin dhe deshiron qe gjerat te ecin, por dicka ne mendjen tende nuk te le te hellesh hapa. Dhe ketu hyn ne skene e ne nevoje, vullneti dhe dashuria!
--
Si konkluzion, mosperputhja, nuk do te thote se lidhja eshte e dreqosur, apo se nuk ka dashuri. Mosperputhja, thjesht, do te thote se duhet pak me shume pune qe gjerat te vihen ne vije. Nese partneret e deshirojne njeri-tjetrin per gjate e duan qe gjerat ti kene se bashku, kur e dine se kane gjete ate "nje ne nje milion"-shin e tyre, mosperputhja behet aq e lehte sa nderrimi i klubit ku pi kafen e pasdrekes.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka