Duke kerkuar partnerin perfekt

Duke kerkuar partnerin perfekt

Eshte vecse nje humbje kohe nje artikull i tille; sic ishte edhe me shoqen time para ca muajve qe pretendonte se ka gjete me ne fund dashurine e saj te vertete. I fola shume por sme degjoi asnje dite. Sme degjoi, e asgje se ndaloi dot ne te berit e ca i dukej taman e drejte dhe pse jo, te linte unazen ne njeren ane e te vraponte tek dikush tjeter ne cep te rruges.

I ndoll gjithkujt! Me ka ndoll edhe mua e vazhdon te perseritet gjithmone tundimi per ta lene vajzen qe kam ne krah e te vrapoj pas nje tjetre qe sa e shoh per te paren dite me ben te mendoj: KJO ESHTE E DUHURA.

Dhe pastaj mendoj edhe me shume rreth saj, mendoj se ndoshta merzine a stresin qe me kapin here pas here i kam edhe si pasoje se vajza qe i kam helle krahun sot disi nuk me ploteson e une jam kaq i vullnetshem ndaj merzive. E sigurisht, vajza qe po me kalon perpara eshte ajo me e mira e nese nuk vrapoj ne hapat e duhur do humb nje shans te mire per te qene i lumtur per gjithe jeten time me vajzen e jetes time. Apo me shpirtin tim binjak. Sdo e le veten te pendohem. Do e leviz cdo gur cdo dite derisa te jem me te, larg kesaj qe po me mban me zor nga sot.

Duket e thjeshte, apo jo? Fundi i lumtur kur se prisje?
Po, por eshte gabim!

Sepse shpirti binjak nuk egziston; e partneri perfekt eshte aty ne lidhjen tende nese punohet me shume per te, sic ka qene dhe betimi e vendosmeria per ta bere ne fillim. Dhe kjo ska te beje me ngathtesine, pavendosmerine, ska te beje as me tu ndierit bosh ne nje lidhje nga e cila smund te arratisesh. Gjithcka ka te beje me te pranuarit se qendrimet se "nuk i jam i lumtur", duhet te zgjidhen brenda teje, ne mendjen e idete e tua e jo duke kercyer nga nje lidhje ne tjetren.

Dhe ky nuk eshte nje gjykim, ne fakt. Nuk eshte problemi me te kaluarit ne nje tjeter lidhje apo te pasurit e nje parteri te ri, por problemi qendron ne cmimin e gjithe kesaj, qe do jete vazhdimisht nje problem qe perseritet pa e dite shkakun e vertete.

Dhe nuk eshte as lumturia, shkaku i vertete.

Shpeshhere do e gjesh veten duke e ndare jeten me dike qe dikur mendoje se eshte partneri i shkrimeve te tua, e te nesermen do ndiesh rryma te fuqishme terheqje ndaj dikujt tjeter. Do jetosh nje lidhje te vetme, nderkohe qe do kesh nje liste personazhesh perreth qe do te te duken se aty jane ne pritje per ty. Do vraposh gjithmone per ta gjete veten prape ne te njejtin vend, derisa te mos kesh me askend tjeter per ti vrapuar ne krahe.

Ndalo! Boll vrapove!
Gjithcka po kerkon eshte aty afer teje, dhe ne ty!
Meso ta pranosh!

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.