Emigranti dhe nusja per shtepi
Para shumë kohësh
Fenomeni i djemve emigrante qe kthehen per te marre "nuse per shtepi" eshte nje nga ato gjerat tipike shqiptare qe askush nuk i pranon hapur, por te gjithe i njohin. Mjafton te kalosh nje vere ne ndonje qytet te vogel ose fshat dhe e sheh skenen pothuajse si ritual: makina me targa te huaja, djali i rruar, me parfum te shtrenjte, i ardhur nga Gjermania apo Anglia, dhe pas dy javesh, bum, fejese. Pas nje muaji - martese. Pastaj ai iken prape jashte. Nusja mbetet.
Gjithcka ndodh, se "erdhi koha".
Emigracioni i ka bere shume djem praktike, pothuajse mekanike. Vite te tera pune ne ndertim, fabrika, magazina. Dhoma me qira, ushqim i shpejte, net te gjata vetem me telefonin ne dore. Ne nje pike, nuk kerkon me romance. Kerkon rregull. Kerkon dike qe te hape deren kur kthehesh. Nje pjate te ngrohte. Nje ndjenje qe ke shtepi.
Dhe familja e perkthen kete shume thjesht: "Duhet me marre nuse." Jo partnere. Jo dashuri. Nuse.
Nje fjale qe tingellon me shume si funksion sesa si person.
Pastaj fillon perzgjedhja. Tezet, hallat, komshinjte - te gjithe kane lista. Vajza e mire eshte ajo qe nuk del shume, qe flet pak, qe di te gatuaje, qe nuk ka histori, qe nuk ka kerkesa. E urte. E paster. E bindur. Si te zgjedhesh nje mobilje te forte per shtepi; nje mobilje qe zgjat.
Takimet jane te shkurtra, pothuajse qesharake ne shpejtesine e tyre. Nje kafe me prinderit. Dy shetitje rreth lagjes. Disa foto. Pak buzeqeshje te sikletshme. Dhe brenda javesh vendoset nje jete e tere.
Askush nuk flet per pyetjen me te thjeshte:
"A ju pelqen njeri-tjetri vertet?"
Nga ana tjeter, edhe vajzat shpesh nuk hyjne me zemer ne keto marredhenie. Hyjne me llogari. Nje burre jashte shtetit eshte bilete daljeje. Nga varferia. Nga kontrolli i familjes. Nga monotonia e nje jete te mbyllur. Eshte shprese per nje apartament ne Itali, per rroba te reja, per nje tjeter horizont.
Pra, ne thelb, dy vete qe nuk kerkojne dashuri.
Dy vete qe kerkojne shpetim.
Dhe keshtu martesa nis si kontrate e heshtur.
Ndonjehere funksionon. Disa mesohen me njeri-tjetrin, krijojne afersi, behen shoke, pastaj dashuria vjen ngadale, si zakon. Si nje ngrohtesi qe rritet pa zhurme ndoshta dhe pa e vene re. Keto jane historite e bukura. Por shume here ndodh e kunderta. Shtepia mbushet me heshtje. Ai punon gjithe diten, ajo rri vetem. Bisedat behen praktike: fatura, femije, dokumenta. Trupat flene prane, por mendjet jane larg. Dhe pastaj fillon ajo ndjenja e cuditshme: je i martuar, por ndihesh prape vetem.
Sepse dike mund ta marresh "per shtepi".
Por nuk mund ta detyrosh zemren ta ndieje si shtepi.
Ne fund, kjo eshte tragjedia e vogel moderne e emigrantit shqiptar: ka para, ka dokumenta, ka shtepi... por shpesh nuk ka intimitet. Nuk ka ate lidhjen e cmendur, te paplanifikuar, qe lind nga zgjedhja e lire, e jo nga presioni. Dhe pyetja qe duhet bere eshte e thjeshte: A po kerkojme bashkeshorte, apo thjesht nje zgjidhje praktike per vetmine?
Keto dy gjera, nuk jane njesoj.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka