I pari i saj nuk eshte nje emer, eshte nje forme.

I pari i saj nuk eshte nje emer, eshte nje forme.

Une nuk e besoj me fjaline "e shkuara nuk ka rendesi". E kam provuar ta besoj, e kam perseritur me ze te larte si nje burre modern qe nuk do te duket i pasigurt, qe nuk do te duket primitiv, dhe qe nuk do te duket i pushtuar nga fantazmat. Por sa here qe mendoj mbi idene e te parit, nuk mund te jem indiferent. Jo se mendoj qe femra duhet te gjykohet apo te penalizohet, por sepse e ndiej dhe e kuptoj qe per nje grua, i pari nuk eshte thjesht kronologji; eshte forme.

Dashuria e pare e nje burri eshte e zjarrte. Ndizet, djeg, shperthen, merr gjithcka me vete. Ai hidhet me koke, idealizon, premton perjetesi, betohet per gjera qe as nuk i kupton plotesisht. Por kur mbaron, ai rrezohet, ndoshta qan, ndoshta vetmohet e mbyllet per pak kohe, por pastaj vazhdon jeten. Ai e varros ate dashuri si nje version te papjekur te vetes. E sheh si budallallek rinor, e sheh si mesim, dhe me kalimin e viteve, ajo behet nje histori qe rrefehet me buzeqeshje ironike. "Isha i ri," thote. "Sja kisha idene." Ai nuk mbetet aty. Ai evoluon duke e lene pas.

Por tek gruaja, gjerat nuk jane kaq te shkeputura. Dashuria e saj e pare nuk zhduket. Ajo nuk eshte thjesht kujtim. Ajo dashuri, eshte reference. Eshte momenti kur ajo per here te pare e lidh trupin me ndjenjen, deshiren me besimin, friken me dorezimin. Eshte hera e pare qe ajo hapet plotesisht dhe e lejon veten te shihet, te preket, te zbulohet. Dhe kjo pervoje nuk arkivohet si nje kapitull i mbyllur. Kjo pervoje behet filter.

Nese ai e ka dashur vertete, ajo do ta mbaje ate si standard te heshtur. Jo sepse do ta krahasoje cdo burre me emer e me mbiemer, por sepse trupi i saj tashme e di si duket ndjesia e sigurise, e butesise, e tensionit dhe e pasionit. Dhe cdo here qe perjeton dicka te ngjashme, diku thelle brenda saj ndizet nje drite qe i thote: "Kjo me kujton ate", edhe nese ajo nuk e artikulon kurre kete fjali.

Por edhe nese ai e ka lenduar, nese ai ka qene i ashper, i pavemendshem, egoist, atehere ai serish mbetet. Por kete here mbetet si nje mur, si nje vije e kuqe, si nje kujtese e asaj qe nuk duhet te ndodhe me. Ajo nuk e kerkon me ate model, por e ka brenda si paralajmerim. Ai e ka formuar reagimin e saj, ai ka krijuar refleksin e saj, dhe ai i ka mesuar ca te kete frike.

Pra ose per mire, ose per keq, ai eshte aty. Dhe kjo e trazon cdo burre. Sepse ti, si burre, kur dashuron per here te dyte, te trete, te katert, nuk e ndien veten te mberthyer nga e para. E ke dashur, e ke vuajtur, por ajo dashuri eshte bere pjese e se shkuares tende, jo pjese e struktures tende. Ti mund te krijosh dicka krejtesisht te re pa ndier se po rishkruan mbi nje model te vjeter. Mund te dashurosh ndryshe, me thelle, me pjekur, pa pasur nevoje te krahasosh.

Tek gruaja, krahasimi nuk eshte zgjedhje. Krahasimi tek ajo eshte mekanizem, eshte menyra si truri ruan pervojen e pare intensive. Sepse e para eshte gjithmone e mbingarkuar me emocion: frike, eksitim, turp, deshire, pasiguri, idealizim. Dhe kombinimi i ketyre e gdhend kujtimin me thelle se cdo pervoje tjeter qe vjen me pas.

Dhe ky kujtim mbetet i gdhendur, per faktin se ajo histori e ai person, ka qene themel. Sepse kur ti e puth, nuk je duke hyre ne nje toke te paprekur. Kur e prek, ajo nuk po perjeton dicka krejtesisht te re. Ajo tashme e di si ndihet nje mashkull mbi te. Ajo tashme e di si tingellon nje ze qe i peshperit ne vesh. Dhe diku ne thellesi, trupi i saj ka nje arkiv. Nje standard. Nje kujtese. Ndoshta nuk eshte nostalgji, ndoshta nuk eshte as mall. Por eshte vule. Eshte shenje, si nje tatuazh qe nuk fshihet kurre dhe duket se edhe trupit ti jep forme. Sepse dashuria e kaluar per nje burre, per nje mashkull, shpesh eshte thjesht faze. Por per nje grua, shpesh eshte forme.

Kjo nuk do te thote se ajo nuk mund te dashuroje me fort me vone. Nuk do te thote as se ajo eshte e bllokuar emocionalisht. Por do te thote se ajo nuk fillon nga zero. Ajo fillon nga pervoja, dhe pervoja e pare eshte me e thella. E dyta me e vogel, e keshtu me ralle.

Dhe kjo gje do te te sfidoje gjithmone. Sepse instinkti yt do te donte te ishe ti ai qe e ka mesuar per here te pare si te dorezohet, si te dridhet, si te dashuroje. Do te doje te ishe ti pika e nisjes, jo nje kapitull i radhes. Por realiteti eshte tjeter. Ajo ka nje histori. Dhe ajo histori ka nje figure qe, edhe nese eshte zhdukur nga jeta e saj, nuk eshte zhdukur nga struktura e saj emocionale.

Dhe beteja jote e vertete nuk eshte ta mohosh kete, por ta tejkalosh. Sepse ne fund, pyetja nese ajo eshte mberthyer te i pari, eshte retorike. Por pyetja nese ti je mjaftueshem i forte, mjaftueshem i thelle, mjaftueshem i pranishem, sa te behesh ti - pika e re e references, kjo pyetje qendron.
Dhe pergjegjesia jote nuk eshte te luftosh me fantazmen e tij, por te krijosh nje realitet aq te forte, sa cdo krahasim te behet i parendesishem.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.