Iluzioni i vemendjes si vlere dhe dinjitet

Iluzioni i vemendjes si vlere dhe dinjitet

Jetojme ne nje kohe ku vlera e nje personi nuk matet me me karakterin, me sakrificen apo me qendrueshmerine, por me numrin e syve qe e shohin dhe duarve qe e duartrokasin. Nje fotografi, disa poza te menduara mire, disa filtra te zgjedhur me kujdes, dhe menjehere krijohet nje realitet paralel ku nje vajze e zakonshme fillon te besoje se eshte dicka me shume, jo per ate qe eshte, por per menyren si perceptohet.

Rrjetet sociale kane ndertuar nje iluzion te rrezikshem: se vemendja eshte sinonim i vleres. Nje vajze qe merr qindra "like" dhe komplimente cdo dite fillon, gradualisht, te ndertoje nje identitet mbi kete reagim te jashtem. Ajo nuk e pyet me veten: "Cfare vlere sjell une si njeri?" por: "Sa njerez me duan mua?", dhe keto jane dy pyetje krejtesisht te ndryshme.

Problemi nuk qendron tek bukuria, as tek deshira per tu vleresuar. Problemi fillon kur kjo vemendje e lehte krijon nje ndjenje te rreme superioriteti, nje bindje se thjesht ekzistenca eshte e mjaftueshme per te merituar me te miren. Ketu lind nje kontradikte e madhe: pritshmerite rriten, ndersa kontributi personal bie. Dhe pikerisht ketu shfaqet nje nga skenat me paradoksale te kohes sone.

Nje vajze qe eshte mesuar te marre vemendje pa perpjekje, perballet nje dite me nje djale te mire: i qete, punetor, i qendrueshem, pa drame, pa lojera. Ai nuk e ndez me emocione te forta, nuk e mban ne ajer, nuk e ben te dyshoje per vleren e saj. Ai eshte i thjeshte ne menyren me te veshtire per tu kuptuar sot: i sinqerte.

Por pikerisht ky sinqeritet, vajzen e penalizon. Sepse nje mendje e ushqyer me stimul te vazhdueshem, me mesazhe, komplimente, flirtime te pafundme, nuk e perjeton qetesine si siguri, por si mungese emocioni. Nuk e lexon stabilitetin si force, por si merzi. Dhe keshtu, ajo e refuzon djalin e mire, jo sepse ai nuk ka vlere, por sepse nuk i perputhet me varesine qe ajo ka krijuar ndaj kaosit emocional.

Ajo zgjedh ate qe e ben te ndihet "gjalle" ne moment, arrogantin, te paqendrueshmin, ate qe e trajton si opsion, sepse ai i rikrijon ritmin qe ajo njeh: ulje-ngritje, pasiguri, tension. Nje cikel qe duket si pasion, por ne fakt eshte thjesht mungese paqeje dhe rremuje. Dhe koha kalon. I njejti djale i mire, qe dikur u duk "i merzitshem", nderton jeten e tij. Ai krijon stabilitet, rritet, forcohet, behet pikerisht ai qe shume e kerkojne me vone. Ndersa ajo, pas disa eksperiencash qe nuk cojne askund, fillon te ndieje nje boshllek qe nuk mbushet me me "like".

Ne nje moment, perspektiva ndryshon. Ajo fillon te kerkoje pikerisht ate qe dikur refuzoi: qetesi, besnikeri, siguri. Por tani, per here te pare, perballet me nje pyetje te veshtire: a kam ndertuar une vleren time per te merituar ate qe kerkoj? Sepse jeta nuk funksionon si nje menu ku zgjedh ne cdo moment ate qe te pelqen me shume. Ka kohe, ka pasoja, ka zhvillim, ose mungese te tij. Dhe ketu qendron tragjedia e heshtur e shume marredhenieve moderne: nuk eshte se nuk ekzistojne njerez te mire. Eshte se ata shpesh refuzohen ne momentin kur duhet te zgjidhen, dhe kerkohen vetem pasi jane bere te paarritshem.

Nese vlera jote ndertohet mbi vemendjen e te tjereve, atehere ajo eshte po aq e sigurte sa edhe ajo vemendje: kalimtare, e paqendrueshme, e varur nga momenti. Por nese vlera jote ndertohet mbi karakterin tend, mbi ate qe je kur askush nuk po te sheh, atehere nuk ke nevoje te bindesh askend per vleren tende. Ajo behet e dukshme vete, ne zgjedhjet qe ben dhe ne jeten qe nderton.

Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.