Konflikti femeror moshe-bodycount
Të Henen e shkuar
Ka nje moment ne diskutimet moderne per marredheniet kur burri vendoset perballe nje dileme te rreme: me mire nje 35-vjecare me bodycount 2, apo nje 20-vjecare me bodycount 35? Pyetja duket sikur kerkon analize morale, psikologjike dhe biologjike, por ne te vertete fsheh nje perfundim me kompleks: dilema eshte e kote sepse te dy modelet prodhohen nga e njejta kulture emocionale, dhe kjo kulture ka shkaterruar aftesine per te dashuruar vertete.
Nga njera ane, vajza 20-vjecare me bodycount 35, nuk eshte thjesht nje individ me shume eksperience seksuale; ajo eshte produkt i nje bote qe e ka ndare seksin nga lidhja emocionale. Kur intimiteti perseritet me shume partnere ne nje periudhe te shkurter, truri meson nje mekanizem te rrezikshem: lidhja nuk eshte me investim dhe ndjenje, por stimul. Cdo marredhenie behet episod, cdo burre behet nje faze, cdo ndarje nje restart emocional. Dashuria, qe kerkon kohe, sakrifice dhe monotoni te bukur, humbet perballe nevojes per emocion te ri. Nje person i mesuar te kerkoje vazhdimisht ndjesine fillestare nuk arrin me te qendroje kur marredhenia hyn ne fazen reale te dashurise, atje ku pasioni zevendesohet nga pergjegjesia.
Por nuk eshte nje mendim i zgjuar as te mendosh se alternativa eshte gruaja 35-vjecare thjesht se bodycount i saj eshte 2. Ne siperfaqe ko duket si kunderpesha ideale: me pak eksperience, me shume stabilitet, me shume seriozitet. Megjithate edhe ajo eshte formuar nga e njejta epoke - e njejta mendesi. Ne shume raste, numri i ulet nuk vjen nga aftesia dhe inteligjenca ne te dashuruar, por nga pamundesia per tu lidhur ne dicka te kerkuar. Vitet kalojne jo sepse ajo ruan dashurine dhe veten per personin e duhur, por sepse standardet jane kthyer ne mekanizem mbrojtes, marredheniet trajtohen si rrezik, dhe afersia emocionale shmanget qellimisht, pervec ndonje lidhje kazuale qe me pas trajtohet si gabim i rende. Ajo nuk ka dashuruar shume, jo sepse di te dashuroje thelle, por sepse nuk ka lejuar askend te hyje realisht ne jeten e saj - ndoshta nga papjekuria emocionale, ose nga ndonje gabim i hershem.
Te dyja figurat, ndonese duken te kunderta, ndajne te njejtin problem themelor: vetja eshte bere qendra absolute. Njera ka mesuar te marre kenaqesi pa lidhje, tjetra ka mesuar te ruaje kontroll pa dorezim. Por dashuria kerkon pikerisht te kunderten e te dyjave; kerkon humbjen e kontrollit dhe daljen nga egoja. Dashuria eshte akt sakrifice, jo vete-realizim personal. Kur nje kulture i meson njerezit te vendosin gjithmone lumturine individuale mbi lidhjen, aftesia per dashuri fillon te humbet.
Kultura moderne i ka edukuar grate - dhe jo vetem ato por meqe per to po flasim, qe marredhenia duhet te jete gjithmone ne sherbim te ndjenjave personale. Ne momentin qe emocionet bien, lidhja konsiderohet e deshtuar. Ne momentin qe shfaqen veshtiresi, partneri shihet si i zevendesueshem. Dashuria, qe historikisht ishte nje vendim per te qendruar, sot eshte kthyer ne pervoje per tu ndjere mire. Dhe nje ndjenje qe ekziston vetem kur eshte e lehte nuk eshte me dashuri, por konsum emocional.
Keshtu, 20-vjecarja nuk dashuron sepse eshte mesuar te mos lidhet; 35-vjecarja nuk dashuron sepse eshte mesuar te mos dorezohet [me]. Njera largohet shpejt, tjetra nuk afrohet kurre plotesisht. Njera jeton ne kerkim te emocionit tjeter, tjetra ne pritje te kushtit perfekt qe nuk vjen kurre. Ne te dy rastet, burri perballet me te njejtin realitet: ai nuk hyn ne nje marredhenie ku ndertohet dashuri, por ne nje sistem ku secili mbron veten.
Prandaj edhe mund te konkludojme se asnjera nuk te dashuron dot, dhe kjo nuk eshte thjesht provokim misogjin, por diagnoze kulturore. Problemi nuk eshte mosha, as numri i partnereve, por kombinim i te dyjave ne nje shoqeri qe ka prodhuar individe te trajnuar per zgjedhje te pafundme dhe jo per perkushtim perfundimtar. Dashuria kerkon ekskluzivitet emocional, durim dhe besnikeri ndaj nje historie te perbashket. Nje mendesi e ndertuar mbi opsione te pafundme e ben kete pothuajse te pamundur.
Ne fund, burri qe kerkon dashuri nuk po zgjedh mes dy grave; ai po perballet me nje epoke qe ka humbur kuptimin e dashurise. Dhe tragjedia me e madhe nuk eshte qe ai nuk gjen dot gruan e duhur, por qe shume njerez sot, pavaresisht moshes apo historise, nuk jane me te afte te dashurojne realisht, sepse nuk jane mesuar kurre te qendrojne kur dashuria pushon se qeni ndjenje dhe behet vendim. Ata zgjedhin njeren nga dy rruget e vetme dhe te gabuara qe shoqeria u meson.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal