Blog / Kur ajo papritur nuk te dashuron me

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Kjo gje ta shpif. E kam provuar vete. Dhe nuk ka asnje menyre as mundesi te mos te ta shpifi. Do te ta shpifi gjithmone, e fort.

Por koha do e beje te kaloje. Koha sheron cdo plage. Sa me shpejt te ndalosh se menduari rreth saj, aq me shpejt do harrohet. Fshiji fotografite, fshiji tekstet, fshiji emailet, dhe ndalo se ndjekuri ne rrjete sociale. Do duhen muaj, ndoshta vite, por pavaresia eshte e sigurte.

Fokusohu ne jeten tende e jeto gjera te lumtura e me te bukurat qe mund te gjesh. Pas pak kohe do shohesh se ndarja ka qene dicka e mire e edhe nese ajo kthehet prape, ti sdo e doje ate prane teje.

Gjeja me e mire eshte ta mbash koken lart. Ji i sjellshem prape, ji i respektshem, dhe madje falenderoje ate per lidhjen tuaj; thuaji se vertete je kenaqe me kohen sebashku dhe dil nga fusha e lojes me krenari.

Jeta, jo gjithmone ben sens. Ti mendon se e njeh dike e shpesh rezulton se disa njerez nuk i njohim kurre as gjithe jeten. Ti thjesht ke qene ajo cka i duhen asaj ne ate periudhe. E tani ajo u sherua dhe u rrit e tani ka nevoje per dicka ndryshe, qe shpesh as nuk e di se per cka. Por thjesht ka nevoje te provoje dicka.

Jepja mundesine! Lejoje te provoje cte doje. Bota eshte e malle shume. Ka shume femra atje qe kerkojne per nje te dashur te mire. Ka shume femra atje qe do luftonin per ty e do te ishin me vleresuese po ta kishin mundesine. Perputhshmeria ne qellime eshte sekreti i jetegjatesise se nje lidhjeje, jo atraksioni. Nganjehere atraksioni ngaterrohet me dashurine. Ata qe dashurojne, nuk largohen. Ajo as nuk e di cka kerkon, por ti e di; gjoksi para, shpatullat mbrapa, dhe dil per dere!

Mos iu lut. Mos qaj. Mos u perpiq tia ndryshosh mendjen. Dhe sidomos mos u nervozo. Jepi asaj nje jete pa ty, sic e ka kerkuar. Thjesht zhduku. Mos bej asgje me mendimin qe ajo ta shohi. Mos u perpiq ta besh xheloze. Vec zhduku. Nese ka ndonje gjase qe ta marre malli e te doje te kthehet, do e beje vec nese ti largohesh komplet. Beje, dhe tregoi asaj si eshte jeta pa ty.

Mos e lejo depresionin te te ndaloje. Ji aktiv, merru me veten, me punen, me palestren. Beje per veten. Mos e bej me qellimin qe ajo te te doje prape. Ec perpara e gezoju gjerave te mira qe ke. Ajo eshte vecse nje vajze. Pas te ciles u dashurove. Ti e dashurove e ajo te theu zemren. Zemrat thyhen perdite. Jeta vazhdon. Ka miliona cifte e partnere neper bote. Shko gjej nje tjeter, e mundohu te mesosh nga ndonje gabim qe mund te kesh bere.