Kur na braktisin pa arsye

nga blogu...

Kur na braktisin dhe sna japin nje arsye, eshte rezultati i ndjenjeva te braktisesve, i atyre qe sdijne te duan, i atyre qe se kane gjete akoma veten. Nuk ka te beje me ne!

Nganjehere nuk mund tu japim kuptim veprave te njerezve te tjere, sado qe duam. Pasi na thehet zemra ndoshta disa here, mesojme te mos i shohim ata qe na braktisin si humbje, por si fitore.

Eshte fitore kur dikush te braktis nga asgjeja sepse ti ske nevoje per nje njeri te tille ne jeten tende. Ai njeri do te te lendoje gjithmone dhe sdo te te vleresoje kurre. E di se dhemb tani e ndoshta do dhembi per gjate, por do mesohesh, do mesosh se dhimbja eshte si valet e detit, qe here shkojne here vijne, e kur qendron ne breg vec ndeshesh me to me shume.

Keshtu qe merre lehte, kuptoje se nuk je ti ai qe humbi, por ai qe braktisi. Nuk humbet ai qe lendohet, por ata qe lendojne, humbasin, duke humbe dike qe i do. Dhe zemra, meriton te jete e liruar nga ata qe e okuptojne pa qellime te drejta. Zemra meriton te kete hapesire per njerez qe e duan. Dhe mbi te gjitha, zemra meriton te doje vetveten.

Po nese gjithcka duket (dukej) mire?

Epo, jo gjithcka ishte mire. Nese gjithcka ishte mire, asgje sdo merrte fund, Por ndoshta,
1 - braktisesi nuk e jep dot nje arsye sepse nuk e artikulon dot pse lidhja spo funksionon. Ndoshta ti ske bere asnje gabim dhe braktisesi nuk e kupton dot cpo ndodh por dicka sigurisht qe nuk ndihet mire per te. Dhe ky person nuk deshiron te qendroje me aty ku zemra nuk ja thote.
2 - braktisesi ka nje problem qe nga filimi, problem qe ka shpresuar se do rregullohet dhe ka ardhe nje kohe ku asgje me nuk rregullohet dhe braktisesi, per te mos lenduar me shume te braktisurin, preferon te heshti.

Braktisja eshte e dhimbshme per momentin, por ne nje kohe te gjate, qendrimi ne nje lidhje ku nuk deshiron dhe nuk sheh te ardhme - lendon me shume se braktisja.