Kur na kapin duke tradhetuar

Kur na kapin duke tradhetuar

Po tani? Njerezit ne marredhenie te shqetesuara demtohen ne keto modele lidhjesh negative, demtohen duke u ndikuar negativisht. Keto lidhje, shpesh, i influencojne vendimet qe partneret marrin per te kerkuar mbeshtethje emocionale jashte lidhjes, dhe kjo behet nepermjet tradhetise. Por vete tradhetine, nuk e shkaktojne keto lidhje per te cilat po flasim - ne fakt tradhetine e shkakton vete partneri qe tradheton, ai qe ka ne dore te beje zgjidhje dhe nuk e ben.

Tradhetia, eshte nje zgjidhje, nje vendim, nje paramendim! Tradhetia nuk eshte dicka qe thjesht ndodh dhe pranimi i ketij fakti eshte hapi i pare qofte ne parandalimin e saj, qofte ne rikuperimin prej saj. Me fjale te tjera, ai qe tradheton, duhet ta marri komplet autoresine dhe pergjegjesine e atij vendimi dhe te mos fajesoje partnerin per veprimet e veta.

Kur na kapin duke tradhetuar, ndjenjat dhe ndjesite jane te pafundme; ndiejme faj me keqardhje dhe ndiejme pendese per lidhjen aktuale qe eshte hedhe pas kraheve qofte edhe per nje moment a veprim, ndiejme turp ne vendimet e ndermara atehere e turp ne justifikimin e tyre dhe frike ne vendimet e reja qe mund te ndikohen nga nje gabim i meparshem, jo vec ne ne por edhe ne perneret tane, ndiejme dobesi ne mbrojtje nga nervozizmi dhe refuzimi i partnereve tane, ndiejme humbje besimi ne vetvete nga gabimet e meparshe, ndiejme pasiguri ne ca duhet te behet sot e ne te ardhmen, dhe perfundimisht, ndiejme lehtesi nga genjeshtrat dhe mashtrimet.

Partneri jot po e degjon per here te pare tradhetine tende dhe ska dyshim te jete i shokuar apo i traumatizuar. Dhe tani eshte pergjegjesia jote te minimizosh, sa te mundesh, demtimet.

Thuaje te gjithe te verteten e tradhetise tende, menjehere. Mos u perpiq te mbrosh partnerin tend te lenduar, duke ndare me te vetem nje pjese te historise. Tregoji kush, kur, ku, tregoji gjithcka dhe pergjigju cdo pyetje qe partneri jot mund te kete, pergjigju me te vertete. Ki parasysh se nese tregon disa gjera qe te vijne ne mendje apo te duken te pranueshme sot, e neser, do shfaqesh duke e rrefyer apo edhe padashje nje pjese tjeter te historise, ti do rrezikosh ta traumatizosh serish partnerin duke ja bere rikuperimin shume te veshtire.

Ji vigjilente dhe parapriti dyshimet e reja. Kur partneret e tradhetuar duhet te pergjojne, te germojne ne historine tende apo te terheqin perdhune informacione nga ti dhe tradhetia jote, atehere ai vetem do e gerryeje besimin. Rrefehu, por shmang detajet ne lidhje me aktivitetin seksual sepse ato vetem do krijojne me shume pengesa dhe me shume kujtime te dhimbshme per te kapercyer. Nese shoku me te cilin ke tradhetuar te kontakton serish, perpiqu te vesh ne dijeni partnerin tend edhe pse kontakti mund te jete i rastesishem dhe mund te kete zgjate vetem pak sekonda.

Beje partnerin tend nje pergjegjesi dhe prioritet ne cdo menyre qe mundesh. Bej biseda te hapura mbi ceshtjen e tradhetise me qellim te te kuptuarit te ndjesise dhe impaktit emocional qe tradhetia jote ka pase mbi partnerin tend te lenduar; trego mirekuptim dhe empati per te. Kerko dhe lejoje partnerin te te tregoje si ndihet e si e ka afektuar gjithcka qe ka ndodhe. Behu ngushellim per te, mos e ler vetem te merret me zhgenjimin qe ka pesuar prej teje por kalo ne kahun e tij, e kaloje tradhetine perballe jush - qe ta sfidoni bashke e ta mposhtni.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.