Kur ndihesh fajtor per nje faj qe nuk ke bere
Para shumë kohësh

Ka nje lloj heshtjeje qe nuk eshte paqe. Eshte nje heshtje qe mbushet me sy te kthyer menjane, me mesazhe te shkurtra dhe me nje "miremengjes" qe nuk e ka me embelsine e zakonshme. Eshte ajo heshtje qe e ndjen kur ajo eshte xheloze, edhe pse ti s'ke bere asgje per ta shkaktuar.
Ndoshta dikush komentoi ne nje foto. Ndoshta nje vajze kaloi dhe hodhi nje veshtrim. Ndoshta ti permende nje emer qe nuk eshte i saj. Ndoshta ishte nje enderr e saj qe e prishi mengjesin. Dhe papritur, je ti ai qe ndihesh ne faj. Jo per dicka qe ke bere, por per dicka qe ajo ndjeu. Dhe kjo eshte ndjesia me e cuditshme: te jesh i pafajshem, por te ndjesh barren e fajit mbi supe, sepse dikush qe e do – po lendohet.
Nuk eshte faji yt qe ajo ka frike ta humbase ate qe ka. Por nuk eshte as faji i saj qe dashuria e vertete ndonjehere e tremb. Ajo xhelozi nuk vjen sepse ajo nuk te beson. Vjen sepse ti i je bere vendbanim i shpirtit te saj, dhe mendimi se mund te mos mjaftoje – e trazon.
Dhe ti, qe e do, nuk mund te rish menjane me duar ne xhepa dhe te thuash: "Une s'kam bere gje." Sepse nuk te mjafton te jesh i pafajshem. Ti duhet te jesh paqja e saj.
Prandaj afroju. Kapi duart, puthi ballin, dhe thuaji:
"Une jam ketu. S'ke pse me ndjen larg, as ne mendje, as ne zemer. Ti je gruaja qe dua te zgjohem cdo dite prane saj. E nese ndonjehere ndihesh e pasigurt, mos u mbyll. Me thuaj gjithcka. Mos e lufto vetem hijen e nje frike qe nuk ekziston."
Sepse kjo eshte dashuria e vertete. Jo vetem te festosh ditet e qeshura, por te jesh aty edhe kur ajo ndihet e lenduar nga mendime qe vete nuk i do.
Nuk eshte gjithmone e lehte. Por eshte e vertete. Dhe gjithcka qe eshte e vertete – kerkon durim, perulesi dhe guxim.
Te ndihesh fajtor per xhelozine e saj mund te duket e padrejte. Por ne dashuri, nuk matet kush ka te drejte. Matet kush qendron prane, edhe kur s'eshte faji i tij.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka