Kur radha jote vjen vone

Kur radha jote vjen vone

Ka nje moment ne disa lidhje kur e kupton se nuk je duke hyre ne jeten e dikujt si nje fillim i paster, por si nje vazhdim i nje historie qe ka nisur shume perpara teje dhe ti duhet te pershtatesh aty. Dhe edhe pse askush nuk ta thote me ze, ti fillon ta ndjesh kete gje ne menyren me te qete dhe me te rende njekohesisht. Ti je aty, por je vone. Dhe ti duhet te pershtatesh me atmosferen qe eshte krijuar tashme.

Kjo "vonese" nuk ka te beje me kohen reale, por me ndjesine qe disa gjera tashme kane ndodhur pa qene ti aty. Dashuria nuk po nis nga zero per te dy, dhe kjo krijon nje pabarazi te heshtur qe nuk shpjegohet lehte. Njeri partner vjen me pervoja qe e kane formuar, me histori qe e kane konsumuar emocionalisht ne menyra qe tjetri nuk i ka jetuar ende. Dhe ne keto raste lind nje ndjenje e cuditshme, ku dashuria nuk ndihet me si dicka e paster dhe e re, por si dicka qe ka shtresa mbi vete. Cdo afersi, cdo intimitet, cdo moment qe per njerin person eshte i vecante dhe i ri, per tjetrin mund te mos kete me te njejtin "shkelqim fillestar".

Kur shkelqimi fillestar mungon, aty fillon nje lloj dhimbjeje e heshtur. Dhe kjo dhimbje nuk vjen gjithmone nga ajo qe thuhet, por nga ajo qe nuk thuhet. Krahasimet ndodhin ne mendje, jo ne fjale. Njeri fillon te pyese ne heshtje nese eshte po aq i rendesishem sa ata qe erdhen me pare, nese momentet qe po ndan tani jane vertet te vecanta apo thjesht nje perseritje me e qete e dickaje qe ka qene me intensive dikur.

Ne kete pike, dashuria fillon te humbase nje pjese te pafajesise se saj. Jo sepse nuk eshte e vertete, por sepse nuk eshte me e re per te dy ne te njejten menyre. Dhe kur ndjesite nuk perputhen ne intensitetin e tyre fillestar, lind nje boshllek qe eshte i veshtire per tu shpjeguar, i veshtire per tu kuptuar, dhe edhe me i veshtire per tu pranuar.

Megjithate, problemi nuk eshte e kaluara ne vetvete. Problemi eshte pesha qe i jepet asaj ne te tashmen. Kur e shkuara fillon te krahasohet me te tashmen, ajo kthehet ne nje standard te padukshem qe e ben cdo gje te duket ose me e vogel, ose me e vonuar. Prandaj, ndoshta qetesia nuk vjen nga krahasimi, por nga pranimi se askush nuk vjen i paprekur nga e kaluara. Dhe nese kerkohet nje lloj ekuilibri qe e ben lidhjen me te lehte per tu jetuar, atehere ai nuk eshte nje krahasim me te tashmen, por nje barazi ne vete te shkuaren: qe ajo qe ka perjetuar njeri, ne nje menyre apo tjeter te jete perjetuar edhe nga tjetri, ne menyre qe asnjeri te mos e ndjeje veten si me i vonshem ne historine e dashurise. Dhe sa e lehte eshte gjetja e nje partneri te tille per ate qe e kerkon, kjo varet ne fatin e atij qe e kerkon...

Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.