Blog / Kur ti nuk vlen as sa per nje shpjegim

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Ti shtrihesh e ndrydhesh ne cep te krevatit, me celularin te shtrenguar ne dore, duke prite nje tekst prej saj. E kjo nuk eshte dita e pare ne kete gjendje. Ti ke qene ashtu per dite me ralle, per jave, ndoshta ka disa muaj qe pret qe ajo te kthehet te thote dicka. Pret qe ajo te japi nje shpjegim, a te pakten e te paktave, te ta thote ne sy qe ka marre fund. Por jo, asgje! Asnje shenje, asnje levizje, aq me pak nje shpjegim. Dhe ti pret e pret, derisa duhet ti hamendesosh vete pergjigjet.

Si te ben gjithcka te ndihesh? Si ndihesh, te mos kesh vlere per dike qe per ty vlen sa bota? Si ndihesh te mos vlesh as sa nje shpjegim pse ndodhi gjithcka qe ndodhi? Sigurisht, ti e ke pranuar se historia ka marre fund, dhe se bashke sdo kete me kurre asgje funksionale. Por pse smund te mbaronte disi me kendshem? Pse sta jap ajo nje pergjigje qe edhe ti te kesh mundesine tende te ecesh perpara? Pse u la gjithcka vare me kokenn poshte?

Per ty, nuk do kete kurre nje shpjegim a nje arsye pse ajo beri cka beri. Gjithcka ti di, eshte se ti nuk vlen as sa per nje shpjegim. Ti perpiqesh qe te rregullosh dicka e ajo as qe provon. As nuk ja ndien per ndjenjat tua, pse duhet te habitesh nese nuk jep nje shpjegim?

Ajo vec doli nga jeta jote, duke te lene si budalla, te perhumbur, duke te lene jashte kontrollit mbi emocionet e tua. E kur ajo ben kete levizje, ketu fillon edhe vetvleresimi jot te bjeri. Ketu fillon te dyshosh gjithcka qe ke menduar se di, ketu fillon te dyshosh rreth gjithkujt qe njeh e beson, ketu fillon te dyshosh mbi veten tende.

Ketu fillon, me ne fund, e meson se nuk ke vlere a sa per te dite te verteten. Po, e verteta dhemb - thote nje fjale. Po, ajo mund kete vendose te jete me nje tjeter djale. Po, ajo mund te te kete tradhetuar madje. Po, mund ti kete humbe edhe ndjenjat per ty. Por ste tha asgje. Madje as nje shpjegim te vogel, as nje genjeshter te vogel, as dicka te tipit "ste dua me". Jo jo, dhe pjesa me e keqe eshte, si ti sja vlen as nje pergjigje. As nje pergjigje ne forme shpjegimi, qofte edhe genjeshter. Si te ben kjo te ndihesh; si te ben te ndihesh te mos vlesh as sa per nje shpjegim?

Eshte e tmerrshme. Eshte ndjesi shkaterruese, te duket vetja i neveritshem aq shume sa nuk vlejte as sa per nje shpjegim as per nje arsye pse u holle tutje. U perpoqe me force te jesh aty, te rregullosh dicka, te permiresosh dicka tjeter, por gjithcka qe e kote se skishe arsye ta beje. Por ti u perpoqe prape pavaresisht dhimbjes, sepse kjo eshte cka ben kur nuk ke vlere as sa per nje shpjegim...