Kurthi i njohjes se te shkuares
Para një muaji

Ne marredheniet njerezore, sidomos ne lidhjet romantike, shpesh lind pyetja e veshtire: a duhet te dime te kaluaren e partnerit? Ne dukje, transparenca duket virtyt, por brenda saj fshihet nje kurth i rrezikshem qe mund te shkaterroje besimin, intimitetin dhe stabilitetin e lidhjes. "E shkuara" eshte si nje hije qe ndjek njeriun, por kur e fton ne tryezen e dashurise, ajo shnderrohet ne nje fantazme qe prish paqen.
Shume njerez i fshehin eksperiencat e dikurshme jo vetem nga turpi, por sepse e kuptojne se cdo rrefim i detajuar behet nje arme ne duart e partnerit te tanishem. Nje histori e erret, nje lidhje e shthurur, ose nje gabim i rinise, mund te perdoret ne momentet e zemerimit per te plagosur. Shumekush e ndjen se tregimi i gjithckaje nuk eshte ndertim i besimit, por shkaterrim i tij, sepse partneri fillon te krahasoje, te dyshoje dhe te krijoje skena ne imagjinate qe ne fakt nuk ekzistojne me.
Megjithate, nje minimum i se shkuares duhet te njihet. Jo per te gjykuar, por per te kuptuar. Transparenca selektive i jep lidhjes bazen e ndershmerise: nese njeri prej partnereve ka plage te hapura, borxhe emocionale, ose nje histori qe mund te ndikoje drejtperdrejt ne te tashmen (si femije te lindur nga marredhenie te meparshme, semundje seksualisht te transmetueshme, lidhje te rrezikshme, rregulla qe thyhen ose nuk thyhen), fshehja eshte tradhti ne heshtje. Njohja e disa pjeseve te se shkuares i jep tjetrit mundesine te zgjedhe me vetedije nese do te ece perpara apo jo.
Por problemi fillon kur e shkuara behet lende ushqyese per fantazite e liga. Partneri nuk sheh me ate qe ka perballe, por nje album fotografish te vjetra, nje film ku protagonisti eshte gjithmone me i bukur, me i shfrenuar, me i guximshem sesa ai vete. Krahasimi eshte helm qe shnderron dashurine ne pasiguri. E ardhmja nuk ndertohet dot mbi te shkuaren e zmadhuar me dyshime. Cdo detaj i panevojshem e prish qetesine: si nje numer partneresh, nje episod turpi, nje histori qe s'ka me asgje te perbashket me realitetin.
Dhe kur i dashuri ose e dashura meson se tjetri ka pasur shume pervoja, apo pervoje qe vete sdo ti perjetoje dot, zemra shpesh e lexon kete si mungese vlere per veten. Pyetja e brendshme eshte: "A jam une i mjaftueshem?" Kjo pasiguri eshte krejt njerezore. Njeriu ka nevoje te ndjehet unik, te besoje se eshte zgjedhja me e mire. Por sa me shume hijet e se shkuares te behen te dukshme, aq me shume ndjenja e "vecantesise" zbehet. Per kete arsye, edhe kur partneret e dine te shkuaren, ata shpesh nuk e duan kujtesen e saj.
Nje njeri me nje histori te gjate marredheniesh te shpejta, te rastesishme, apo te shthurura, shpesh perceptohet si i pabesueshem. Jo domosdoshmerisht sepse eshte i tille, por sepse modeli i sjelljes se tij sugjeron mungese stabiliteti dhe paaftesie per te dalluar te miren. Dashuria kerkon rrenje, jo vetem dege qe shperndahen ne cdo ane. Nese partneri ka qene gjithmone kalimtar ne jete te tjera, si mund te besohet se kete here eshte ndalese e perhershme? Ky perceptim eshte i forte dhe shpesh shkaterrues.
Per te shmange kete kurth, nuk duhet as fshehje totale, as ekspozim i plote. Shume gjera duhet te mbeten te varrosura, sepse e tashmja nuk ka pse te ngaterrohet me varret e se shkuares. Por disa te verteta themelore duhen thene, jo per te treguar numra e skena, por per te ndertuar besim mbi sinqeritet. Dashuria ka nevoje per te tashmen, per njeriun qe eshte sot, jo per arkivin e kujtimeve, e sidomos jo per produktin qe ka gdhende dikush tjeter.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka