Makthi i tij, ishi i saj i pare

Makthi i tij, ishi i saj i pare

Ka dicka te cuditshme ne zemren e nje djali kur dashurohet me nje vajze qe ka pasur dike perpara tij. Jo thjesht xhelozi. Jo thjesht pasiguri. Eshte dicka me primitive, me e thelle, me kafsherore. Eshte frika se ai nuk eshte i pari qe ka hyre ne boten e saj. Sepse per nje mashkull, "i pari" nuk eshte vetem rend kronologjik, por eshte territor, eshte flamur i ngulur, eshte ideja se ai ishte ai qe zbuloi toke te pashkelur. Dhe kur zbulon se dikush tjeter ka shklee atje me pare, dicka brenda tij tkurret.

Ti mund te sillesh i qete, mund te thuash "ska rendesi, e kaluara eshte e kaluar". Por naten, kur mbetesh vetem me mendimet e tua, makthi fillon. Ti e imagjinon, e imagjinon shume. E imagjinon te dashuren tende duke qeshur me dike tjeter. Duke u prekur. Duke u puthur. Duke u dorezuar. E imagjinon ate version te saj qe ti nuk do e njohesh kurre: me te re, me naive, me e pambrojtur, dhe dikush tjeter ka qene aty per ta pare i pari.

Dhe kjo te cmend. Dhe ske faj. Sepse ti nuk xhelozon vetem trupin e saj. Ti xhelozon kujtimet. Kujtimet jane gjurma qe nuk fshihen. Ishi i pare le gjithmone nje shenje. Jo sepse ishte me i miri. gje qe zakonisht nuk eshte. Por sepse ishte i pari qe hapi deren. I pari qe vuri kemben aty ku ti po do te vesh flamurin sot. Dashuria e pare, puthja e pare, zhveshja e pare, hera e pare qe ajo u drodh nga frika dhe emocionet, keto nuk perseriten kurre me te njejten pasterti. Ato ndodhin vetem nje here ne jete. Dhe ti e di kete. E ti sje ai.

Ti mund ti japesh asaj gjera me te bukura, me te pjekura, me te thella. Por nuk mund ti japesh te paren. Dhe kjo te ben te ndihesh sikur po garon me nje fantazme. Me nje djale qe ndoshta seshte as me ne jeten e saj. Me nje emer qe ajo mezi e permend. Me nje histori qe ka mbaruar. Por prape, ai ekziston. Si hije. Si njolle ne mendje. Si nje kapitull qe nuk mund te fshihet nga libri.

Ketu lind cmenduria e vogel mashkullore: krahasimi. A ishte me i bukur se ti? A e donte ajo me shume se ty? A e preku ndryshe? A e kujton akoma? Jane pyetje qe ti nuk guxon ti besh me ze te larte, por qe i rrotullohen ne tru si mizat rreth nje plage. Sepse ti do te jesh unik. I pazevendesueshem. I paharrueshem.

Sepse ka edhe nje te vertete te ftohte, te hidhur, qe askush nuk e thote me ze te larte. Po sikur i pari te mos kete qene thjesht "rastesi"? Po sikur te kete qene zgjedhja e saj? Po sikur ajo te kete dashur vertet ate djale, jo nga padija, por nga deshira? Po sikur ti jete dorezuar me bindje, jo me hutim? Po sikur ta kete zgjedhur ate kur kishte gjithcka per te zgjedhur? E po sikur ti, tashme te jesh kompromisi?

Ketu lind makthi i vertete. Sepse mendja jote nuk ndalet te pyetja "a isha i pari?". Por te pyetja shume me e rrezikshme: "A isha une zgjedhja, apo mbetja?"

Ti e ndjen kur ajo flet per te kaluaren me nje heshtje te cuditshme. Jo dhimbje. Jo mllef. Por boshesi. Boshesia e gjerave qe kane qene te rendesishme e kane ndodhe pa ty; puthja e pare, prekja e pare, seksi i pare, familja e pare. Ti e ndjen kur ajo nuk digjet me si dikur, por jep veten me maturi. Jo me marrezi, jo me rrezik si ne te 20-tat e saj. Por me llogari. Dhe kjo te vret me shume se cdo xhelozi.

Sepse pasioni i pare eshte i eger. Dashuria e pare eshte e pafiltruar. Pastaj gjithcka eshte me arsye. Ti kupton se ndoshta ajo ka dashur dike me fort se sa do te doje ndonjehere ty. Jo sepse ti je me i keq, por sepse ajo nuk eshte me e njejta. Ajo ka humbur cmendurine! Dhe ti nuk e ke marre versionin e saj me te rrezikshem, me te gjalle, me te sinqerte. Ti ke marre versionin qe ka mbetur pasi zjarri eshte djegur. Versionin qe nuk djeg me.

Prandaj ishi i pare nuk eshte thjesht kujtim. Eshte standard. Eshte prova se ajo ka qene ne gjendje te dashuroje ndryshe. Dhe ti jeton me friken se ajo nuk po dashurohet per ate qe ti je, por per ate qe i duhet. Ti jeton duke menduar se nuk je zgjedhje, por zgjidhje. Dhe kjo eshte arsyeja pse, per ty, ishi i pare i saj nuk eshte thjesht nje emer nga e shkuara. Eshte pasqyra ku ti sheh dyshimin me te keq per veten: se ndoshta nuk ishe ti ai qe ajo donte me shume, por ishe ai qe i duheshe ne fund.

Dhe nese naten, ne oret e vona mendon: ndoshta ai nuk ishte aq i mire, ndoshta ai kishte gabime qe une do i korigjoj... Atehere ti nuk po lufton me fantazmen e princit te pare, por po lufton me nje armik real. Sepse kur i pari ka qene i bukur, romantik, i paster, ti lufton me hijen e nje ideali. Por kur i pari ka qene i pabese? Kjo eshte lufta e jetes tende. Ti nuk lufton me me nostalgjine. Ti lufton me pasojat!

Dhe keto jane shume me te renda se kujtimet e bukura. Sepse pasojat nuk lene kujtime e nostalgji. Ato lene deme! I pari nuk eshte me "ai qe e dashuroi". Por eshte ai qe e theu. Ai qe i vodhi gjithcka, dhe ta "dorezoi" bosh. Dhe ti pa e kuptuar, nuk behesh thjesht xheloz - behesh kujdestar. Nuk behesh rival, por pastrues rrenojash.

Ketu fillon lodhja. Sepse ti nuk po hyn ne nje histori te re. Po hyn ne nje histori qe ka marre zjarr me pare. Dhe kete ti e ndjen ne menyra te vogla: ajo nuk beson lehte, ajo kontrollon telefonin, ajo pyet "ku je?" me shpesh se cduhet, ajo nuk dorezohet plotesisht, ajo nuk bie me koke si dikur.

Jo sepse nuk te do. Por sepse ka mesuar te kete frike. Sepse e ka humbur pafajesine, ndjeshmerine, emocionin, naivitetin. Dhe kjo eshte ironia me e hidhur; i pari e mori versionin e saj me te paster, kurse ti merr versionin e saj me te mbrojtur. I pari mori besimin falas, ti duhet ta fitosh besimin e saj me prova. I pari pa naivitetin, ti perballesh me dyshimin. I pari e pati gjithcka falas, e ti duhet ta meritosh a te paguash. Keshtu qe xhelozia ndryshon forme, nuk eshte me "a ishte ai me i mire se une?", por "a po paguaj une per gabimet e tij?"

Dhe kjo ndjenje te cmend! Sepse eshte padrejtesi e paster. Ti nuk e tradhtove. Ti nuk e theve. Ti nuk e bere te qaje. Por je ti ai qe duhet te deshmosh pafajesine tende cdo dite. Je ti ai qe duhet te durosh murin qe ai tjetri ndertoi.

Dhe ndonjehere te lind nje mendim i erret, pothuajse i turpshem: "Do te doja te isha une i pari, edhe nese do te deshtoja, vetem qe ajo te mos vinte tek une kaq e frikesuar." Sepse ti kupton dicka shume te rende, dicka qe ajo nuk e kupton kurre: ai nuk i vodhi vetem te kaluaren, por i vodhi edhe te ardhmen. I vodhi aftesine per te dashur pa frike - ate aftesi qe ta meson dashuria e vertete.

Dhe ne vend qe te jesh xheloz per te, ti fillon ta urresh. Jo si rival, por si dike qe la plage ne trupin e dikujt qe ti tani duhet ta perqafosh me kujdes. Dhe cuditerisht, keto plage, jane me te renda se xhelozia. Sepse me xhelozine lufton hijet, por me plaget, lufton realitetin.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.