Moda e "body count"
Dje, 09:05
Ne diskursin modern, nje term qe dikur ishte periferik dhe pothuajse i panjohur, sot eshte bere pjese e zakonshme e bisedave mes te rinjve sidomos ne internet: "body count". Ne thelb, ai i referohet numrit te partnereve seksuale qe nje person ka pasur. Por pertej perkufizimit te thjeshte, ky koncept eshte shnderruar ne nje fenomen kulturor, nje lloj valute sociale qe mat vleren, pervojen apo madje edhe identitetin e individit, vecanerisht tek vajzat.
Nese shohim prapa vetem nje dekade apo dy, nje gje e tille do te ishte konsideruar intime, private, madje edhe tabu. Sot, perkundrazi, ajo shpesh trajtohet si dicka per tu ekspozuar, per tu diskutuar hapur, apo edhe per tu krenuar. Pyetja qe lind ne kete rremuje eshte: pse?
Nje nga arsyet kryesore eshte transformimi rrenjesor i moralit shoqeror. Kultura bashkekohore ka perqafuar nje relativizem te theksuar, ku nocionet tradicionale te turpit, nderit apo vetekontrollit jane dobesuar ndjeshem. Ne kete kontekst, liria personale eshte ngritur ne piedestal absolut, shpesh pa dalluar midis lirise si pergjegjesi dhe lirise si impuls. Vajzat rriten ne nje ambient ku cdo kufizim shihet si shtypje, dhe cdo vetepermbajtje interpretohet si mungese guximi.
Nje rol te madh luan edhe ndikimi i rrjeteve sociale. Platforma qe promovojne imazhin, sensualitetin dhe vemendjen e menjehershme krijojne nje cikel ku vlera e individit matet nga reagimi i te tjereve. Ne kete logjike, trupi behet mjet, dhe intimiteti trajtohet si nje forme kapitali. Kur validimi vjen nga jashte, standardet e brendshme zbehen. Dhe kur gjithcka eshte e ekspozuar, edhe kufijte zhduken.
Nje tjeter faktor eshte ndryshimi i marredhenieve midis gjinive. Dikur, ekzistonte nje pritshmeri me e qarte per rolet dhe sjelljet, ndersa sot gjithcka eshte bere e paqarte dhe fluide. Ne perpjekje per te imituar nje model te gabuar te barazise, shume vajza adoptojne modele sjelljeje qe me pare ishin karakteristike per meshkujt e shthurur. Dhe kjo nuk eshte emancipim, pavaresisht si trajtohet; eshte nje zvogelim personal, jo nje ngritje lart.
Kjo mode ushqehet gjithashtu nga industria e argetimit. Muzika, filmat, serialet, te gjitha shpesh glorifikojne nje stil jetese te cliruar nga cdo norme morale. Figura femerore paraqitet si e fuqishme kur eshte e pakufizuar seksualisht, ndersa cdo alternative tjeter shihet si e vjeteruar apo e dobet. Ne kete narrative, permbajtja inteligjenca pergatitje profesionalizmi, asnje nuk ka vend; vetem konsumimi.
Megjithate, pas kesaj fasade te lirise dhe vete-shprehjes, qendron nje realitet me i erret akoma: rritja e "body count" nuk sjell domosdoshmerisht lumturi, stabilitet apo permbushje. Perkundrazi, ajo lidhet me boshllek emocional, veshtiresi ne krijimin e lidhjeve te qendrueshme dhe nje ndjenje te vazhdueshme pakenaqesie. Sepse natyra njerezore nuk ndryshon aq lehte sa pretendon kultura; ajo kerkon lidhje, kuptim dhe thellesi - jo vetem pervoje fizike.
Ne fund te fundit, fenomeni i "body count" nuk eshte thjesht nje ceshtje zgjedhjeje individuale; eshte pasqyre e nje kulture qe ka humbur sensin e mases dhe te kufirit dhe kjo nuk ndodh vetem ne vendin tone, perkundrazi. Ndodh kudo dhe kur cdo gje behet e lejueshme, asgje nuk mbetet me vlere te vertete.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal