Nuk eshte thjeshte xhelozi per te shkuaren
Para një muaji
Nje nga debatet me te shpeshta ne marredheniet moderne eshte kjo: pse djemte shqetesohen per te shkuaren e vajzave? Pergjigjja e shpejte qe jepet zakonisht eshte: pasiguri, xhelozi, ego mashkullore, ose deshire per kontroll. Por kjo pergjigje eshte siperfaqesore dhe e padrejte. Sepse realiteti eshte me kompleks dhe, per shume djem, me i dhimbshem.
Problemi nuk eshte fakti qe ai nuk ka qene i pari. Nje burre i vertete, qe nuk eshte thjesht nje djale, e kupton qe njerezit kane histori, eksperienca, dhe gabime. Ajo qe i shqeteson ata nuk eshte numri, por cilesia dhe kuptimi i atyre lidhjeve te shkuara.
Shpesh, e shkuara jone nuk flet per eksperience, por per vetedemtim. Dhe ka nje ndryshim te madh mes nje vajze qe ka pasur marredhenie te ndergjegjshme, te zgjedhura, dhe nje vajze qe gjate nje periudhe, universitare psh, eshte dhene pa kriter, pa kufij, pa respekt per veten. Jo sepse kishte qellime te verteta, por sepse kerkonte vemendje, kerkonte pranim, kerkonte ndonje forme vlere qe nuk e ndiente brenda vetes, apo thjeshte, po njihej.
Nje vajze qe toleron djem qe e shfrytezojne, qe pranon marredhenie ku nuk respektohet, ku perdoret emocionalisht ose seksualisht, ajo nuk jeton liri seksuale, sic edhe ironikisht quhet. Ajo tregon mungese vetevleresimi. Dhe kjo eshte ajo qe tremb cdo burre. Jo fakti qe ka qene me te tjere. Por fakti qe ka qene*me njerez qe nuk e meritonin fare.
Frika ndaj kesaj vajze nuk eshte: A do me tradhtoje? Frika reale eshte: A e di ajo sa vlen, apo eshte barra ime tia mesoj? Nje burre qe mendon per te ardhmen nuk pyet veten sa partnere ka pasur ajo, por pyet, a di ajo te vendose kufij? A zgjedh ajo apo thjesht pranon? A hyn ajo ne marredhenie nga deshira apo nga frika e vetmise? A e respekton ajo trupin dhe emocionet e saj?
Sepse nje person qe ne te shkuaren eshte dhene aty ku nuk ka pasur respekt, ka shume gjasa ta kete te veshtire te ndertoje nje lidhje te shendetshme me vone, kjo jo sepse eshte "i prishur" si njeri, por sepse nuk ka mesuar ende ta doje veten si duhet.
Kjo lloj analize - po e quaj, nuk eshte gjykim moral, por alarm emocional. Eshte e rendesishme ta them qarte dhe ta pranojme se shqetesimi per te shkuaren e nje vajze, nuk eshte thirrje per ta turperuar ate vajze apo per ti vene etiketa. Eshte nje vezhgim i sinqerte mbi dinamikat njerezore. Ashtu sic nje vajze ka te drejte te shqetesohet nese nje djale ka qene manipulues, dhunues, braktises, apo ka qene bosh perbrenda, ashtu edhe nje djale ka te drejte te ndalet dhe te mendoje kur sheh nje histori plot shfrytezim dhe mungese veterespekti.
Te kesh frike nga kjo, nuk eshte pasiguri. Eshte instinkt per vetembrojtje emocionale. E shkuara ka gjithmone rendesi kur nuk eshte reflektuar. Ajo cfare ke kuptuar nga ajo qe ke bere, ka gjithmone rendesi. Nje vajze qe e njeh te shkuaren e saj, e ka analizuar, e ka kapercyer dhe sot ka kufij te qarte, eshte nje partnere shume me e forte se dikush qe e quan cdo gje eksperience, pa asnje reflektim.
Te kerkosh qartesi, vetedije, dhe dinjitet emocional, nuk eshte shume per te kerkuar.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka