Po djemt, cfare duan nga vajzat?

Po djemt, cfare duan nga vajzat?

Djemte duan nje vajze te mire! Dhe kjo duhet pare ne shume drejtime...

Ne duam nje vajze te mire qe na suporton dhe respekton per veshtiresite qe kalojme ne jete. Nuk eshte e lehte te jesh djale e te jesh burre. E degjojme shpesh fjalen "sa mire qe ti je djale". Por prapeseprape njerezit nuk i japin rendesi te pastreheve, babadhareve qe u merren femijet, burrave qe dhunohen ne menyre te heshtur, apo atyre qe punojne naten e diten pune te demshme... Ne injorojme burrat qe, fale shoqerise patriarkale ne te cilen jetojme, vendosin te vet-vriten ne vend qe te jetojne ne torture.

Ne duam nje vajze qe na mbeshtet e kupton sakrificen tone per te mbajte zotimet tona; ne te miren e vetes tone e te partnereve tona, te femijeve tone, te familjes e komunitetit e te te gjithe botes ne teresi - ne varesi te kapaciteteve tona.

Ne duam nje vajze qe te dije kur te inkurajoje veprimet tona. Ne kemi nevoje per dike qe na mbeshtet me gjithe zemer dhe e di kur jemi ne gjendje te kalojme barrierat qe kemi imagjinuar per veten tone. Ne kemi nevoje per dike qe ka besim ne ne dhe qe e dijme se ajo di te beje dicka qe ne nuk dijme.

Ne duam nje vajze qe ja vlen kohen dhe vemendjen tojne; ne kemi nevoje per dike qe na e mbush zemren e qe cdo veprim eshte reflektim i dashurise tone. Ne kemi nevoje per dike qe e duam qe te jete prane nesh per gjithe jeten, per dike qe na ndihmon e frymezon te bejme ate cka edhe asaj ja shton interesin ndaj nesh.

Ne duam nje vajze te ciiles mund ti besojme. Ne kemi nevoje per nje vajze qe ec bashke me hapat tone e qe na do ne per ata qe jemi, qe te flasim lirshem e hapur e ndershmerisht; qe te jemi kush ndihemi e te qendrojme ne paqe, pa frike e shqetesime.

Ne duam nje vajze qe na dedikohet sic i dedikohemi ne asaj. Ndonese egziston gjithmone mundesia qe njerezit te ndryshojne a te vazhdojne rrugeve te ndare, ne kemi nevoje per konfidencen qe vajza jone eshte e ndershme dhe e vertete. Ne kemi nevoje te dijme se personi qe shohim eshte personi qe eshte, qe ska motive te fshehura as qellime sekrete ne sjelljet e saja.

Ne duam nje vajze qe e do seksin po aq sa ne. Ne kemi nevoje te dijme se ajo ka nevoje, shijon, gezon, momentet intime aq shume sa edhe ne. Ne duam te dijme qe jemi te pelqyeshem, duam te dijme qe jemi te dashuruar, te deshiruar, e qe vertete ajo beson se i meritojme perqafimet e saj.

Ne duam nje vajze qe e di vendin e saj ne lidhje, si e barabarte; me vlera dhe rendesi sa te ndryshme aq edhe te njejta. Ne kemi nevoje per dike qe respekton diferencat tona dhe e di qe forca e njerit forcon dobesine e tjetrit. Ne kemi nevoje per nje vajze qe e kupton se bashkimi, eshte ma i force se te dy te vetvete.

E nese lista duket e gjate, e gjitha mund te permblidhet ne nje fjali te vetme: ne kemi nevoje per dike qe ka nevoje per ne, dhe eshte e sinqerte.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.