Blog / Po kur partneri zgjedh te shoqerohet me ishin?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Atehere lidhjes i ka ardhe fundi!

Edhe nese ata nuk po flene bashke dhe asgje nuk po ndodh, ndoshta vec kafe ose nje shetitje bregut lumit, nese ajo deshiron qe lidhja me ty te vazhdoje perpara - atehere asaj i duhet nje shkeputje e paster nga e kaluara. Dhe nuk po flas per reflektim, apo korigjim, apo permiresim, sic e kam bere ne artikujt e meparshem. Ketu, e kam fjalen per shkeputje totale te lidhjes dhe koneksionit me nje ish. Nese ajo ka pase nje lidhje emocionale intense apo te forte fizike me ate person, duke mbajte prape lidhje dhe kontakt nen siglen e "ne mund te jemi shoke", atehere duket se ajo nuk deshiron ti mbylli dyert e se shkuares.

Dhe pyetja qe une bej, eshte, pse ajo nuk deshiron?

Po nese asaj thjesht i pelqen shoqeria...? Po nese ajo eshte e vetmuar, ska ke therret dhe ska kujt i shprehet tjeter pervec atij, dhe teje, sigurisht? Dhe nese ajo e di se shoqeria me nje ish e merzit te dashurin e saj aktual, pse vazhdon ta mbaje ate shoqeri? Pse mendja e saj nuk fokusohet ne marredhenien e re qe duhet te coje perpara, por vazhdon te lundroje ne gjallerine e te shkuares saj?

Ndoshta ajo thjesht nuk deshiron te ndihet e kontrolluar! Por cdo sekonde qe ajo kalon me te, duke e dite besdine qe i jep te dashurit te saj, do te thote se ajo e vendos shoqerine me ishin para shoqerise me te dashurin e saj te ti, aktual, afatgjate. Nese ai ska asnje domethenie per te, sic aje me siguri edhe pohon, atehere ajo duhet te kete forcen, kurajon dhe deshiren, te largohet prej asaj lidhje e ti kushtohet lidhjes saj te re. Cdo dite qe ajo ndan te pakten nje sekonde me te vjetren, eshte si thote "kjo eshte cka dua". Prandaj lidhjes i ka ardhe fundi.

Morali eshte se, ne nuk duhet ta nenvleresojme fuqine e pasionit. Eshte si nje kemp zjarri qe digjet fort deri ne prush. Kur nuk ka shume flake, duhet ti fryjme e ta mbajme ndezur, nese na intereson te ngrohemi. Dhe mjafton vec nje gjykim i keq a madje vec nje ndjesi ftohtesie, per ta cuar flaken e zjarrit ne shuajtje. E nese vertete e duam personin me te cilin jemi, pse ta rrezikojme gjithcka?