Blog / Lidhje / Po nese spo e harroj ishin

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Ka disa hipoteza qe jane krijuar me shume neper filma, sidomos ne filmat indian, qe njeriu e gjen e vdes me nje dashuri ne mendje, dashurine e pare. Eshte e vertete, qe heren e pare e kupton ca eshte dashuria sepse keshtu funksionon me cdo here te pare ne fakt - edhe me plazhin, apo me skite, apo me fluturimet ajrore; sigurisht qe ka nje here te pare qe eshte ndryshe nga ditet e meparshme. Por a do jete e vetmja?

Shume gjera ndodhin me ne per here te pare dhe ne biem ne dashuri ndoshta perhere e me shume me ate person qe kemi rene te paren here. Jane heret e para qe vajza gatuan per djalin apo hera e pare qe djali vesh nje bluze te kuqe per vajzen, eshte hera e pare qe nje vajze e perqafon djalin kur eshte ne trishtim apo qe djali e perqafon vajzen kur ajo po qan. Apo hera e pare qe dikush te prek buzen, te thith qafen apo te zbulon trupin. Dhe ky dikush qe ka heret e para, eshte i njejti peson ne gjithcka.

Une e di se gjithcka u tha me lart eshte e vertete, po, ai person duket se eshte gjysma e krejt jetes tende e te jesh ne dashuri me ate person eshte gjithcka qe mund kishe enderruar ne jete, por jo domosdo duhet te jesh gjithe jeten me ate person nese ndodh, le te themi, nje tradheti, apo nese nuk te trajton sic duhet apo sic ti pret apo meriton. Sigurisht, nuk duhet te ikesh nga problemet apo ti injorosh ato por as ta sforcosh veten te rrish me ate person per hir te "heres se pare", "dashurise se pare", apo, "humbjes virgjerise". Po pse pra, eshte kaq e veshtire ta harrosh ishin? Apo lidhjen qe ke pase?

Sic e thashe edhe me lart, ka shume gjera qe kane ndodhe per here te pare dhe qe ti je ndier ne qiell te shtate nga ato evente; ndoshta momenti i pare intim, shetitja e pare ne park, ushetimi i pare ne nje vend historik, ndoshta te mesuarit e makines se bashku, ti qe i meson atij si te shtrish floket apo ai qe te meson te rregullosh kompjuterin - pra jane gjera te thjeshta qe ti i ke perjetuar ne maksimum. Ti ndiheshe kaq mire sa here qe perqafoheshit dhe me cdo gje te vogel qe benit bashke. Por ca ndodh kur ndaheni? Te mungojne gjerat qe keni bere bashke dhe padashje, ti mendon se te mungon ishi.

Njerezit qe kane arrite te ikin nga nje dashuri, e kuptojne shume mire; sa here qe te kujtohet dicka e mire me ishin, te jep nje shije te mire. Sigurisht, edhe pas ndarjes, ty te kujtohen momentet e bukura tuat qe ndodh ti kesh kaluar me ishin tend dhe kjo eshte normale - kujtimet aty mbesin. Por nuk eshte ishi, qe ka mbete ne kujtime - jane momentet e bukura qe nese kane ndodhe vetem me nje person behen me te veshtira te ikin e mbesin aty neper mendje, thjesht duke u bere me te forta. Dhe kur perpiqesh te kesh momente te bukura me dike tjeter, ty prape te kujtohen momentet e para qe te kane dhene impaktin me te forte dhe te krijohet ndjesia se eshte e pamundur ta harrosh ishin.

Por sigursht qe ishi harrohet! Harrohet, duke i shkepute kujtimet tua nga personi dhe duke ia autorizuar cdo kujtim e memorie vetes tende. Jeta eshte e tille, njerezit vijne e shkojne, na japin kujtime dhe mesime, por ato duhet ti mbajte vetem aq sa ti perdorim per mire te nesermen. Sepse dashuria eshte e mrekullueshme, por vec kur ke personin e duhur.