Blog / Po tatuazhet, clidhje kane me pasionin?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Te besh nje tatuazh eshte dicka e lehte, nuk eshte ndonje veper e admirueshme per shkak te kesaj lehtesie dhe eshte thjesht nje aksesor, si nje veth apo byrzylyk dore, apo si nje rimel qerpikesh sic mund ta perdori dikush; ti shkon aty, paguan, dhe e ben - njesoj si me nje bluze qe merr ne butik. Sot tatuazhet jane kaq te zakonshme dhe normale sa jane bere si norme qe edhe duhet ti kesh, edhe kerkojne vemendje. Megjithate, rritja e perdorimit te tyre i ben tatuazhet te duken si nje mode e thjeshte, si puna e lenteve, e thonjve te gjate, e takave te holla apo e qimeve trupore te depiluara.

Tatuazhet erdhen ne kulturen e perendimit pas ekspozimit ne kulturat polineziane. Marinaret e imituan kete kulture gjate zbulimeve dhe kolonizimeve te hershme. Asokohe, kjo sjellje ishte nje lloj tradite e thjeshte por e nderuar, e vecante per nje epoke te caktuar dhe per nje kulture gati specifike.

Por sot, mania bashkekohore e te pasurit nje tatuazh e ka humbe komplet kuptimin real te tyre. Sot njerezit qe kane tatuazhe tentojne te shpjegojne nepermjet tyre eksperienca signifikante gjate ndodhive te jeteve te tyre. Por keto ndodhi jetesore sado te dhimbshme apo te shijshme te jene, nuk perbejne nje arsye logjike per ti pase te vizatuara me boje dhe gjilpere ne trup, por njerezit qe i mbajne tatuazhet faktikisht kane qellime dhe arsye te tjera persa u perket vendimit per ti pase. Keta njerez, arsyet e verteta nuk preferojne ti kene publikisht te shfaqura dhe ndonjehere as vete nuk e kuptojne qartesisht arsyen psikologjike mbi vendimin e llojit dhe mbajtjen e atij tatuazhi, por e justifikojne me dicka te moshes, apo te familjes, tatuazhe te tipit "family" apo "sisters forever". E kush do e besnte realisht kete?

Personalisht, mendoj se tatuazhet jane shqetesuese dhe ofenduese ndaj atyre cka une apo dikush tjeter beson. Sepse moralisht, tatuazhet jane nje shemti e bukurise dhe perfeksionit qe trupi mbart prej natyres vet dhe biologjikisht, tatuazhet, jane nje demtim ndaj trupit. Sepse menjehere pasi tatuazhi merret ne trup, trupi ka dhimbje, enjtje, inflamacion, dhe shume reaksione te tjera te natyrshme - njesoj sic ndodh edhe me cdo lloj demtimi tjeter si gervishtjet qe marrin femijet e fshtit duke vrapuar mbremjeve ne malet me gure e ferra.

Por njerezit nuk e trajtojne kete demtim per tatuazhet si nje demtim qe ka nevoje te sherohet. Ne te kundert, keta njerez duan te ndryshojne funksionalitetin e natyrshem te trupit qe perpiqet te deboje lengjet e huaja nga lekura e tij. Pastaj kur tatuazhi "sherohet", njerezit vazhdojne jeten e tyre sikur te mos kete ndodhe asgje por trupi nuk pushon kurre se luftuari ndaj ketij demtimi. Sistemi imun i trupit vazhdon ta luftoje bojen si te jete bakterie ose virus. Makrofaget sulmojne vazhdimisht bojen, por nuk kane shume efekt ndaj saj pasi boja e tatuazhit ne vetvete nuk eshte baktere. Ky eshte nje mashtrim ndaj magrofageve te cilet pastaj, ne vend qe te perfundojne misionin e tyre ndaj ketij bakteri, ato perfundojne duke formuar nje lloj barriere si tip muri, per te mbajtur bojen larg nga "infektimi" i pjeses tjeter te trupit.

Kjo ngjarje eshte njesoj sikurse del nje pucer ne trup. Pucra mbushet me qelb per te izoluar dhe debuar nje bllokim te gjendrave te semura (zakonisht dhjamore), dhe nje reagim komplet i ngjashem edhe me tatuazhet realizohet edhe nen lekure poshte ketij tatuazhi, por kjo gje nuk shihet me sy te jashtem. Dallimi i vetem mes ketyre dy ngjarjeve eshte se tatuazhi eshte aty pergjithmone, dhe sistemi imunitar nuk ka nje menyre efikase per ta heqe ate nga trupi, ndryshe nga cndodh me pucrat te cilat nuk rezistojne gjate.

Kushdo qe ka tatuazhe vete ose shoqerohet me njerez qe kane tatuazhe, e ka vene re se tatuazhet me kalimin e kohes, zbehen. Kjo ndodh ngaqe makrofaget qe luftojne bojen pa pushim, pas njefare kohe, arrijne te heqin pjese te vogla prej saj.

Por kur makrofaget vdesin, ato largohen nga sistemi lymfatik dhe makrofage te reja dergohen per ti zevendesuar. Ky cikel perseritet pafund gjate gjithe jetes se personit, dhe sa me gjate jeton ai person, aq me shume makrofage te mbushura me boje vdesin, duke rezultuar ne demtimin e tepert te makrofageve qe mund te kontribonin ndryshe ne mbrojtje te tjera ne trup.

Pas kesaj, boja qe mungon ne vendin e tatuazhit perfundon ne nyjet limfatike dhe detyrimisht e gjen rrugen per ne veshka. Prandaj dikush qe ka tatuazhe urinon perjetesisht pjese te bojes te atij tatuazhi, dhe dikush qe ka fat te keq, qe tatuazhin e ka punuar ne magazina tatuazhes qe punojne ne rrugica qe skane asnje aftesi per te siguruar jetesen, ajo boje perfundon edhe ne gjak.

Keshtu qe, si permbledhje, tatuazhet ne realitet, kur dalin jashte artisteve ne TV, nuk jane seksi as nuk tregojne nje punim te mire artistik apo aq me pak nje tribut a fitore ndaj nje ceshtjeje te caktuar. Tatuazhet ne perditshmeri jane vec nje plagosje, nje demtim i qellimshem i trupit qe shfaq vec nje shemtim ne vend te zbukurimit.

Kur ishim ne shkolle ne fillore, ishte moda e vizatimit me stilolaps e ndonjehere edhe e gervishtjes me brisk per tu duke "i eger" dhe "luftarak". Mesuesit shpesh, kur na shihnin se e kemi tepruar paksa me gervishtjet, shqetesoheshin deri ne fazen e bisedimit me prinderit a ndonjehere edhe me psikologun e shkolles. Por sot keta njerez e kane kthyer ne mode vesin dhe fakti qe kjo eshte dicka te cilen keta njerez ia bejne vetes, eshte dhe duhet te trajtohet si problem shqetesues.