Pradoksi i aktiviteteve seksuale ne te shkuaren

Pradoksi i aktiviteteve seksuale ne te shkuaren

Shpesh meshkujt perballen me nje konfuzion emocional qe nuk e presin dhe kur u vjen, nuk dijne ta trajtojne; nje partnere mund te tregoje se ne marredheniet e meparshme ka provuar eksperienca te konsiderueshme seksualisht ekstreme, per shembull seks anal, ndersa disa forma te tjera intimiteti te cilat edhe duken me bazike, si seksi oral i marre prej partnerit - i perjeton per here te pare vetem ne nje marredhenie te re. Ne pamje te pare kjo duket paradoksale. Si eshte e mundur qe dikush te kete bere gjera qe duken me intensive fizikisht, por te kete rezervuar pervoja te tjera per shume me vone?

Behu gati per nje analize qe ose do te beje te kuptosh dicka, ose do te te fuse ne mendime te thella.

Per ta kuptuar kete lloj paradoksi se si funksionon femra dhe intimiteti i saj per te, duhet te largohemi nga ideja se historia seksuale funksionon si nje liste progresi apo si nje shkalle nivelesh. Seksualiteti njerezor ( vecanarisht te femrat ) nuk zhvillohet sipas logjikes se eksperimenteve fizike, por sipas sigurise emocionale dhe vetedijes personale.

Ne shume marredhenie te hershme, sidomos ato qe zgjasin vite, shume gra mesojne te pershtaten me pritshmerite e partnerit. Ato mund te pranojne akte qe perceptohen si aventura apo si prova dashurie, jo domosdoshmerisht sepse jane ne qender te kenaqesise se tyre personale, por sepse marredhenia funksionon mbi dhenien, kompromisin, dhe/ose mbi deshiren per te ruajtur lidhjen. Ne kete kontekst, nje akt si seksi anal mund te shihet si dicka qe behet per ciftin ose per partnerin, pa kerkuar domosdoshmerisht nje ekspozim emocional te thelle.

Nderkohe, pervoja te tjera, si marrja e seksit oral, kane nje natyre psikologjikisht shume me intime. Ato vendosin trupin dhe kenaqesine e gruas ne qender te vemendjes. Kjo kerkon dicka qe shpesh mungon ne marredheniet e hershme a sidomos nese eshte marredhenia e pare: ndjenja se ajo meriton edhe te marre, jo vetem te jape. Per shume gra, kjo nuk eshte thjesht nje ceshtje preference seksuale, por nje proces i gjate clirimi nga turpi, pasigurite trupore ose idete kulturore qe i kane mesuar te mos e vendosin veten ne fokus. Familja, kolegji, shoqeria, ekspozimi ndaj internetit, jane shume faktore qe e ndikojne kete.

Prandaj ndodh qe nje grua te kete pasur eksperienca te ndryshme ne te kaluaren, por vetem ne nje marredhenie te caktuar edhe pas nje kohe te caktuar, fillon realisht te eksploroje kenaqesine e saj. Ajo qe nga jashte duket si kontradikte, nga brenda eshte evoluim personal. Nuk eshte se ajo ruajti dicka me te vecante per nje partner imagjinar ne te ardhmen, apo se kishte standarde te ndryshme per partnere te ndryshem; shpesh eshte thjesht fakti qe me pare nuk ndihej mjaftueshem e sigurt per ta perjetuar veten plotesisht.

Seksualiteti femeror zakonisht, nuk eshte kronologji eksperimentesh, por histori besimi. Nje marredhenie e re mund te krijoje hapesire emocionale ku nje person per here te pare ndjen lejen per te qene vulnerabel, per te kerkuar kenaqesi dhe per te mos performuar per dike tjeter. Ne kete kuptim, disa pervoja nuk lidhen me sa shume eshte bere ne te kaluaren, por me momentin kur dikush fillon te ndihet i pare, i pranuar dhe i sigurt.

Kur nje grua thote se disa gjera i perjeton vetem tani, shpesh nuk po flet per teknike seksuale. Ajo po flet per nje ndryshim te brendshem: kalimin nga mbijetesa emocionale ne pranimin e vetes. Dhe paradoksi zhduket sapo kuptojme se intimiteti me i thelle nuk vjen nga ajo qe njerezit kane bere me pare, por nga menyra si ndihen ne kete moment, me personin qe kane perballe.

Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.