Pse ciftet nuk bejne seks ne makine?

Pse ciftet nuk bejne seks ne makine?

Nje makine eshte vendi me i zakonshem dhe lehtesisht i aksesueshem per te bere seks. Pothuajse cdokush e ka nje makine ne dispozicion e edhe nese jo, qeraja e nje makine te thjeshte eshte akoma me e lire se qeraja e nje dhome hoteli te thjeshte. Por nderkohe ka shume njerez, cifte, femra me se shumti por edhe meshkuj, qe e refuzojne me bindje te berit seks ne nje makine dhe ndoshta kjo praktike ka argumente njesoj te logjikshme dhe te vlefshme, sic ka edhe berja - sepse ne fund te fundit nje makine eshte thjesht nje tjeter vend. Ose jo... Une jam personalisht kunershtues i kesaj praktike dhe per te mbeshtete mendimet e mia, edhe ne kete shkrim, kam bere nje tjeter liste se pse disa cifte (partnere) e refuzojne seksin ne nje vend si makina. Sepse nje makine, sado e vogel te jete, nese nuk ka asgje brenda si rroba apo canta apo ndenjese femijesh - eshte mjaftueshem e malle per te bere seks. Por ka disa arsye me te forta se kaq pse disa cifte nuk e aplikojne kete aktivitet dhe duke u bazuar ne eksperienca personale, arsyet besoj se jane disa (si me poshte);

Te besh seks ne makine, nuk eshte aspak romantike apo seksi. Dhe kushdo ka kete mendim, askush nuk mund ta bindi ate per te kunderten. Nje puthje e nates se mire apo pak prekje ngacmuese qe te cojne ne skuqje te faqeve nga turpi - eshte gje e bukur, sic eshte e bukur kur keto veprime behen edhe jashte makines, por gjithcka ndodh me shume se kaq ne nje makine, e prish bukurine e te bukures. Gjithcka del pertej nje puthjeje te embel ne buze dhe nje perqafimi te ngrohte pasi i dashuri e percjell te dashuren per ne shtepi, eshte e tepert, dhe keto gjeste prishin cdo film qe mund te fitonte nje Oskar me kete skene.

Te besh seks ne makine, eshte si te besh nje film rinor me studente te notave te uleta ne gjimnaz, qe jane aktore te deshperuar ta bejne ate gje sepse dhe vetem sepse u duhen para. Nuk eshte nje dicka me te cilen ata mund te pasurojne resumene e tyre per ti bere pershtypje ndokujt ne te ardhmen, por eshte dicka qe nese me vone ata do marrin role me te mira ne jete - nuk duan tu kujtohet assesi filmi i gjimnazit.

Te besh seks ne makine, per mendimin tim dhe te disa njerezve te tjere qe nuk preferojne ta bejne, krahasuar me ata qe e bejne me pasion duke menduar se nje makine qe tundet ne nje rrugice ne erresire naten apo ne nje rrenxe mali diten per diell, duket bukur - ky ne fakt eshte nje mohim serioz i realitetit te shemtuar. Nuk ka asgje me te shemtuar se nje makine e braktisur ne nje qoshe, qe tundet nga dy shpirtera te pafajshem brenda saj qe duket sikur kerkojne te arratisen prej atij kafazi imoral.

Te besh seks ne makine, gjithashtu, eshte vulgaritet. Nuk ka klas seksi dhe as nuk duket i tille. Nuk eshte thjesht i limituar dhe i ceket, per eshte aspak dashuror dhe zero romantik dhe madje i piset, aq me teper kur mendon se pervecse dushi nuk gjendet afer per te pastruar djerset e lengjet e piseta te trupit, ne ate makine mund te ulet nje femije apo nje familjar ndoshta drejt e ne spotin ku eshte derdhe nje mase e malle lengu direkt nga organet gjenitale e s'eshte thare akoma (ndjese per imazhet).

Te besh seks ne makine, eshte nje lumturi false, nje pretendim i rreme qe ja ben vetes per te kenaqe me shume partnerin, njesoj sikur vjen ai femija i piset i komshise e ndersa hell pertoke enet e kuzhines duke bere rremuje e zhurme me to teksa i perplas neper mure, ti pretendon se po degjon nje orkester simfonike duke luajte Mozart-in dhe vetem qesh, duke kujtuar se sa kreativ eshte femija e duke pretenduar se "ska anje problem per rremujen" por ky eshte nje vetemohim i punes e i rehatise te shtepise tende!

Te besh seks ne makine, eshte injorance. Seksi duket ne menyren me te shemtuar qe mund te duket dhe ska rendesi kush eshte brenda duke i rene xhezit, te pasur apo te varfer, vipa apo deshtake, kriminele, mesues, gjykates, femije, te rritur, prinderit tane apo prifti a hoxha - nuk ka rendesi - muzika ti shurdhon veshet. Seksi ne makine nuk duket kurre bukur dhe ka nje arsye pse skena ne tilla nuk jane ne libra, kartolina, kenge, postera, dhe askund tjeter pervec pornografise; aty ku nuk egzistojne as e drejta, as e bukura, dhe as logjika.

Te besh seks ne makine, eshte nje memorie torturuese; nje dite sdo e pelqejme me partnerin me te cilin kemi ndare ato momente teper intime dhe memoria e atij personi apo e atij akti do jete gjithmone ne kujtesen tone te makines, te personit, apo te pendeses. Sepse makina ka te tjera detyra per ta prezantuar veten; askush nuk mund ta kenaqi veten mbi rrotat e nje makine sado eficente apo te shtrenjta jane ato sepse eshte e pamundur te harrohet shemtia e nje makine qe tundet ne cep te nje rruge. Asnje makine nuk reklamohet me njerez duke bere seks brenda saj, sepse njerezit duan nje makine qe kryen pune, dhe cado qofshin ato pune, asnje ska lidhje me seksin dhe kenaqesine dashurore seksuale.

Disa cifte krijojne konfidence e durese per ta spostuar seksin diku tjeter, diku tjeter ku te pakten nuk eshte nje makine. Dhe nje person qe ka durese per qejfet e tija e konfidence ne veprimet qe ndermerr, eshte me seksi dhe me i lakmueshem, se nje tjeter person qe tundet ne sedilen pas shoferit.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.