Pse deshton dashuria...
Para shumë kohësh

Ne, njerezit, kemi tendence te shkojme pas personave qe gjithmone deshem ti kemi e kurre nuk mundem.
Te gjithe kemi nje person imagjinar ne mendjen tone, ndoshta me vetedije ose jo, nje person me te gjitha cilesite e kualitetet qe na pelqejne. Keto kualitete nuk jane krijuar brenda nje nate, por brenda shume kohe e situatave qe na kane bere te zhvillojme qellimet e pritshmerite tona, duke u shkruar e modifikuar disa here. Gjithmone, bazuar ne eksperiencat tona jetesore, bazuar ne atmosferen qe rritemi, e ne njerezit qe njohim, kete kualitete gjithashtu rriten e marrin forma; e kur biem ne dashuri, ndodh sepse per gjate, e kemi prituar personin me kualitetet e shkruara ne mendjen tone.
Ne i kerkojme pafund keto kualitete neper njerez qe njohim e jo e ku i gjejme ato - atehere biem ne dashuri. Kur biem ne dashuri, fillojme te krahasojme personin qe duam me personin e imagjinates tone qe kemi krijuar gjate kohes. Supozojme se pershtaten, mendojme se e gjetem ate - shpirtin binjak. Ky eshte hapi I pare ne deshtim.
Kur dashuria e pare ndoll, idete tona mbi dashurine, jane te koleksionuara neper komedi romantike me funde perfekte, novela romance me "perfundmimisht te lumtur" e plot histori te tjera qe finalizohen ne altar. Ne realitet, dashuria kerkon pune, kohe, komunikim, e shume ndarje e bashkime. Por ne mendojme se dashuria eshte magjike, dhe se ndodh me "princin e kalter" apo "vajzen e endrrave", duke pase pritshmeri qe ne realitet nuk vijne. Ky eshte nje tjeter hap drejt deshtimit.
Ajo qe nuk e kuptojme, eshte se cdo shpirt eshte I ndryshem. Askush nuk eshte perfekt. Por nuk na intereson! Nderkohe qe dashuria vazhdon, shume e me shume mesazhe na dalin para syve qe na bejne te mendojme se po kuptohemi mire, por thelle-thelle, ne mendje gjithmone po bejme krahasime. Pastaj, kur e kuptojme krejt stilin e menyren e personit tjeter, kur e kuptojme se personi tjeter eshte i ndryshem nga ai qe kemi pase ne imagjinate, atehere qajme e deshperohemi ne zemer tek perpiqemi te gjejme ne personin tjeter ato qe i kemi pase ne imagjinate. Ky eshte nje tjeter hap drejt deshtimit.
Ne nuk e kuptojme se dashuria ka te beje me mbeshtetjen, me biseden, me respektin, nuk e kuptojme se dashuria ka te beje ne te kompletuarin e personit tjeter. Eshte kusht qe dy njerez te behen nje njeri - per dashurine te funksionoje; e kjo behet me komunikim. Sepse pastaj, nuk dijme ku te ndalim, nuk dijme ku te veme kufinjte, nuk dijme ca te themi e ca jo, nuk dijme ca personi tjeter ndien rreth asaj qe ne po bejme edhe pse mund kemi qellime te mira, nese mungon komunikimi, nuk dijme asgje. E ky eshte hapi final ne deshtim.
Se kur imagjinata e mposht realitetin, dashuria deshton.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti
Komento dicka